2019-05-24

Romanet më të mirë të frymëzuar nga luftërat

lufta
Lufta është një e keqe e përbashkët – me këtë shprehje do të binte dakord shumica e njerëzve të përgjegjshëm.

E megjithatë historia ka treguar se luftërat kanë shërbyer për diçka: kanë frymëzuar shkrimtarët për realizimin e disa prej veprave më të mëdha në historinë e letërsisë. Disa shkrimtarë janë fokusuar në betejat dhe pasojat e tyre te pjesëmarrësit në to, disa të tjerë kanë analizuar efektet e luftërave te njerëzit dhe shoqëria.

“Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Erih Maria Remark

I cilësuar si libri anti-luftë, është një nga librat më të lexuar në të gjitha kohërat. I shkruar nga një veteran i Luftës së Parë Botërore, libri tregon me detaje eksperiencat reale gjatë luftës. Me anë të këtij libri, Remark përshkruan një brez të tërë të shkatërruar nga lufta.

“Thertorja pesë” – Kur Vonnegut

Një tekst magjepsës. Autori e nis ngjarjen me bombardimet në Dresden më 1945-n dhe vazhdon me aventurat e çuditshme të personazhit kryesor, Bill Pilgrim, duke treguar absurditetin e luftës.

“Për kë bien kambanat” – Ernest Heminguej

Lufta civile spanjolle tërhoqi një brez të tërë artistësh, shkrimtarësh dhe aktivistësh, të cilët kuptuan se ajo që po ndodhte në Spanjë ishte thjesht një tregues i asaj që pritej të ndodhte në të gjithë botën. Ernest Heminguej ishte një shkrimtar brilant dhe reporter i luftës. Në këtë libër tregohet historia e Robertit, një ushtar amerikan. Një rrëfim i mrekullueshëm mbi sakrificën, heroizmin dhe patriotizmin.

“Bashkë me erën” – Margaret Mitchell

Një libër epik, ashtu si edhe filmi i bazuar në të. Më shumë sesa luftën, libri përshkruan pasojat e saj në familjet amerikane.

“Lufta dhe paqja” – Leo Tolstoi

Një nga librat më të mëdhenj në letërsinë botërore – një libër mbi luftën, konfliktet dhe impaktin e tyre te të gjithë ata që përfshinte.

“Doktor Zhivago” – Boris Pasternak

Ashtu si “Lufta dhe paqja” dhe “Bashkë me erën”, ky libër nuk është thjesht për luftën. Është një rrëfim i mrekullueshëm për një prej periudhat më të turbullta në historinë e Rusisë, nga revolucioni i 1905-s deri në nisjen e Luftës së Dytë Botërore.

“Gjuetari i balonave” – Khaled Hosseini

Nga invazioni sovjetik në Afganistan në 1979-n deri në ngritjen e talebanit. “Gjuetari i balonave” është një analizë moderne e pasojave të luftës te individët dhe e tërë shoqëria. Libri tregon se ndërsa konfliket ndryshojnë me kohën, shkatërrimi fizik dhe emocional nuk ndryshon.

Elona Qose

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...