Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/28

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka thënë se jo të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë, por ka thënë se pret që të arrestohen edhe ata


Rezultate imazhesh për syle hoxha

“Për fat të keq jo të gjithë janë arrestuar, por ne e vlerësojmë si sukses, duke pasur parasysh numrin e madh të dyshuarve dhe pjesën ku është dashur të veprojnë Polica sot. Por presim, nuk heqim dorë edhe për personat që sot Policia nuk i ka hasur”, ka thënë Hoxha.

“Operacioni i Policisë ka përfunduar, përndryshe hetimet vazhdojnë. Hetuesit e këtij rasti vazhdojnë me grumbullimin e provave. Hetimet janë në vlugun më të madh. Tash e kemi më të lehtë, sepse jemi në një fazë më përfundimtare, më afër realitetit”, tha ai.


                    Rezultate imazhesh për Miradije Kelmendi ipk

Ndërkaq Miradije Kelmendi, kryeshefe e Inspektoratit Policor(IPK) , ka thënë se veprimi i sotëm nuk është i drejtuar vetëm ndaj një komuniteti etnik.“Bastisjet janë kryer në disa lokacione dhe jo vetëm në katër komuna të Kosovës. Kemi të arrestuar njëmbëdhjetë zyrtarë policore të nacionalitetit serbë, katër boshnjakë dhe katër shqiptarë”, ka theksuar ajo.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...