Shkruan Flori Bruqi
Se poezia është vërtetë princeshë e artit dhe Olimp i shpirtit të poetëve e në veçanti të poetëve të rinj, të cilët me poezitë e tyre jehuan gjithandej nga edhe vinin me çiltërsinë e tyre, për të dëshmuar se kjo tokë shqiptare frymon shqip dhe, do të frymoj gjithmonë mu ashtu siç frymojnë damarët e tokës që nga lashtësia e deri më sot, me bardhësinë e shpirtit, si plisi në kokë që simbolizon shpirtin e një kombi, që gjithmonë diti të dhuroj vetëm paqe e lumturi dhe dashuri për njerëzimin duke mos e harruar që ecjen nëpër kohë ta pagëzoj shqip si gjuhët e perëndive, që dimë t’i lexojmë nëpër datat e kohës.
Natyra sa e egër, po aq madhështore, shpalosej para nesh krenare si banorët e kësaj treve heroike.
Gryka e Rrugovës të jepte pamjen e dy maleve gjigandë të thepisur, si dy binjakë të ndarë nga oshëtima gurgulluese e Lumbardhit, i cili ndër shekuj kishte gjetur shtratin e tij për në det.
Në të dy anët, malet ishin të veshur me petkun e gjelbërt të pishave shekullorë përherë të bleruara.
Gryka e Rrugovës të jepte pamjen e dy maleve gjigandë të thepisur, si dy binjakë të ndarë nga oshëtima gurgulluese e Lumbardhit, i cili ndër shekuj kishte gjetur shtratin e tij për në det.
Në të dy anët, malet ishin të veshur me petkun e gjelbërt të pishave shekullorë përherë të bleruara.
Para syve tanë si me magji u çfaq restoranti Bjeshka ,një restorant prej druri i bërë më mjeshtri nga brejat shekullore , ku duhej të zhvillohej aktiviteti.
Pasi mysafirët nga jashtë u akomoduam nëpër vilat alpine prej dërrase të ndërtuar fare pranë restorantit, poetët u ngjitëm në sallën e leksioneve, aty ku do të zhvillohej aktiviteti “Peja poetike”.
Ambienti në restoranin "Bjeshka " ishte sistemuar mirë, që ishte e pëlqyeshme nga pushuesit që frekuentonin këtë pikë turistike.
Të gjithë pjesmarrësit, poetë nga të gjitha trevat shqiptare, zunë vend për rreth saj, për të kuvenduar mes vëllezërish, dhe motrash për të interpretuar poezitë e tyre e për të kënduar.
Hapjen e këtij manifestimi të konkursit tradicional të madh ndërkombëtar “Shlezën Zhubi”(“Peja Poetike -2019 “) e beri poeti Esat Loshaj, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Pejë…, i cili na urojë mirseardhjen dhe rrugëtim të mbarë këtij aktiviteti, e më pas të gjithë pjemarrësit përshëndetën me rradhë në mënyrën më të thjeshtë e të sinqertë si vëllezër të një familje të madhe.
Dinjitoze ishte dhe paraqitja e poetes nga Librazhdi zj. Bardha Alimeta.
Në performancë të mirë u paraqit edhe poeti Esat Loshaj, i cili shtoj:
-Vëllezër, dhe motra ditën e kemi përpara e natën në mes, ndaj fjala e artë e jueja, të kumbojë pa droje, të jetë e magjishme e sinqertë me plot dashuri e mirësi për jetën, familjen atdheun, kombin tone.
Programi u shoqërua dhe me pika të ndryshme artistike me poetë, aktorë.
Këtë vit ‘'Peja Poetike' do të jetë më e pasur për shumë libra dhe poezi te poetëve nga të gjitha trevat shqiptare. Ajo që vlen për tu theksuar me nje THEKS të veçantë, është se këtë vit, bëhet promovimi i dy botimeve me poezi, nga Autori Idriz Gashi. Njëri vellim titullohet "Po të Pres" e tjetri," Se nuk Vdes" si dhe libri me mbresa ,refleksione dhe vështrime letrare I shkrimtarës së njohur nga Tirana,Nexhi Baushi me titull “Bota e pashme dhe ajo e ndjeshme”.
Shoqata e Shkrimtarëve Pejanë, po e bën këte promovim me një fokus të veçantë.
Kjo për arësyen se autori i këtyre dy librave me poezi, vjen nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë 'Papa Klimenti X - Albani', Suedi.
U lexuan mbi dyzetë poezi të gjitha ishin të bukura...
Kryetari i Jurisë,Flori Bruqi, me anëtarët : Rovena Toska Koçi,poete nga Berati dhe Rami Kamberi,poet nga Tetova pasi bënë bilancin e aktivitetit letraro - poetik “Peja Poetike” në mbyllje zt. Bruqi shtoj:
-U mblodhëm të gjithë këtu, ku frymojmë e flasim Shqip. Këtu dëgjuam me kënaqësi frymën e njëri tjetrit, frymën poetike. Kjo frymë poetike erdhi këtu sot, me një nivel të lartë, e të pjekur, nga një rrugë e gjatë, por e bukur. Nuk mund të dalloj njërën nga tjetra, të gjitha bartnin me vete vlerat e tyre. Por më duhet të kurorëzoj aktivitetin "Peja Poetike" me dhënien e tre çmimeve:
Bardha Alimeta
Sadije Aliti
Nebih Bunjaku
Të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të bukur nga ana e Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës u nderuan me çertifikatë “MIRENJOHJE”.
Aktivitet “Peja Poetike” mbylli siparin e saj te Hani i Grykës së Rrugovës, duke pirë ujin e ftohtë të atyre bjeshkëve e duke shtrënguar duart me njëri tjetrin, pse jo duke këmbyer edhe ndonjë dhuratë, me urimin më të bukur e të ngrohtë të dalë nga zemra e bardhë:
TUNGJATJETA,
Deri në takimet e tjera që do të jenë akoma më mbreslënëse.
Flori Bruqi