Ora shënon 08:00 ,date 1 qershor 2019.Dhe ne këto qaste dua të them shumeë fjalë për Ty. Ato fjalë që sot po i ndjejë dalin nga zemra.Ata fjalë janë flori dhe dalin nga thellësia e shpirtit tim. 47 vjetë me ty! Jetës time i ke dhënë një kuptim të çiltër si loti. Ditët mi ke kthyer e mi ke bërë të veçanta!
Mengjesët kur e filloja punën lexoja mesazhet tua ku me urojshe një ditë të bukur me mesazhe zërore që me lumturonte në ato momente…
Çdo gjë ishte ndryshe me Ty :ashtu siç ishte në rini dhe tash në pjekuri të rilindur…
Jo me ajo rutina e përditëshme dhe e merzitshme nganjëherë. Unë tash dhe atëherë te kisha ty.
Flisnim shumë dhe bisedat tona dot nuk e gjejshin fundin…Dhe përseri tash dhe atëherë nuk ngopeshim …
Na zinin orët e para të mengjesit apo dhe gdhinim shpesh të zgjuar …Ishim dhe jemi të rëndësishëm për njeri tjetrin …Të tillë jemi edhe sot!
Ti me bëre të besojë në dashuri. Në dashurinë platonike ashtu si në telenovela, lexoja në libra apo dëgjoja nga dikush tjetër. Por asnjëherë nuk besoja.
Ti ishe ajo që me bere jo vetëm ta besojë por edhe ta përjetojë atë. Ta jetojë atë me ty dhe në ty!
Të dashurosh do të thotë të jetosh. E kjo dashuri , që është vetëm e jona ka vazhduar dhe po behet më e madhe sepse ajo qe ndjejmë ne është shumë e fortë.
E Dashura e ime ,Ti sot e ke ditëlindjen. Është dita e 23725 …një ditë e veçantë për ty dhe unë do të doja kaq shumë të jem i pranishëm edhe 23725 ditë tjera kështu siç jemi edhe sot…
Unë dua dhe urojë që dita e sotme, e 23725 të jetë me e veçantë se çdo ditë tjetër e kësaj date.
Dua dhe urojë që të festojmë bashke të lumtur me familjën tone të shëndoshë dhe të lumtur !...
Dashuri. Sot të urojë çdo gjë dhe asgjë. Gjithëçka që të bënë të lumtur dhe asgjë që te falë trishtim...
Të urojë që çdo ditë e jotja të jetë me e bukur se ajo që e le sot pas. Çdo vit të jetë me i veçantë dhe i mbushur vetëm më gjera të bukura , që ty të bejnë të lumtur.
Dashuri. Sot do të doja shume të të shikoja se si buzeqeshë në këtë ditë me djem,mbesa dhe nip ...
Do të doja të ishim pjesë e kësaj lumturie më ty. Ta ndanim bashkë. Do të doja të të shikoja se sa e lumtur do jeshë… dhe fytyrën tende të buzeqeshur.
Do të doja të te jepnin përqafime dhe puthje pafund mbesat dhe nipi yt. Sepse ti edhe e meriton.
Dashuri. Sot urimet për ty janë të pafund. Çdo ditë e ardhshme le të jetë me e mire se e sotmja…
Po,po le të jenë të gjitha sipas dëshirave tona. Jeta e jote është e mbushur me burbuqe dhe vjollca …e ujitur me shiun e lumturisë i ngrohur nga dashuria.
Dhe pjesë e sajë jemi ne –na të dy si dhe familja e jonë e madhe Bruqi.
Dashuri. Sot të dëshirojë edhe një gje. Që ta shohësh vetëvetën ashtu siç të shoh unë. Vetëm atëherë do ta kuptosh se sa e vecantë je ti për mua.
Urime ditëlindjen!
Torta që kam për ty janë rreshtat e këtyre pak fjaleëve të ndjera për ty.
Dashuri. Dashuria që kam për ty është e madhe sa Bjeshka. E bukur. Kaq...e veçantë. Të dua shumë …
Pavarësisht se ku ndodhemi dhe si ndodhemi ti do të jeshë gjithëmonë ne zemrën time.
Të dua dashuri! Të dua!
Flori Bruqi
01.06.2019.