Para fjalimit, disa anëtarë të “Dveri” në hyrje të Parlamentit pritën presidentin me thirrjet “Tradhti-tradhti”.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se “debati në Kosovën duhet të fillojë me përgjigjen në pyetjen e rëndësishme: Në çfarë besojmë, në një gënjeshtër apo në të vërtetën – sepse, pa këtë, ne nuk do të dimë se për çfarë jemi të aftë dhe çfarë mundemi, ku janë kufijtë e vendit tonë dhe ëndrrave tona, ashtu si edhe realiteti ynë… Është koha për të zgjedhur në mënyrë të hapur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur. Puna ime si president është t’u tregoj njerëzve të vërtetën, sado e pakëndshme qoftë ajo”, tha ai.
“Pa këtë ne nuk do të dinë se ku është Kosova, e ku Metohia, kush udhëheq me to, ku jemi ne serbët në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiq.
Vuçiç poashtu ka deklaruar se Serbia nuk mund të mbështetët në drejtësinë ndërkombëtare kur dihet se në vitin 1999 është bombarduar, siç ka thënë ai, në mënyrë të paligjshme, për shkak të Kosovës.
“Pa këtë përgjigje nuk ka marrëveshje, as përgjigje nëse serbët, të cilët për shkak të Kosovës padrejtësisht janë bombarduar, mund të llogarisin në të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha presidenti serb.
Presidenti Vuçiq, duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, tha se ekzistojnë dy skenarë: “ose situata të jetë normale ose do të ketë konflikt të ngrirë”.
“Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.
Në seancën e parlamenit po marrin pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.
Anëtarët e shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa pjesa e opozitës që normalisht bojkoton punën e parlamentit nuk ishte e pranishme as në këtë seancë.