2019-05-27

Prof.ass.Dr. Haxhi Kamberi nga Gjakova: Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së


Perdorimi i helmeve luftarake në Koshare

Eksluzive

Të nderuar miq,

Në njëzet vjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa 
pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria serbe kishte perdorur BZ gasë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UCK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.



P.S. Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares.

Dr.Haxhi Kamberi 


Kosova

Ditët më kritike në Betejën e Koshares të vitit 1999, kishin qenë 10, 11 dhe 12 maji i vitit 1999.

Gjatë këtyre ditëve, ushtria serbe me të gjitha njësitë dhe mjetet luftarake, ishte përgatitur t’i kthente pozicionet e humbura.


Por, gjatë këtij kundërsulmi ushtria serbe, në bazë të një raporti ndërkombëtar, kishte përdorur edhe helme kimike.


Rezultate imazhesh për dr.haxhi kamberi
Prof.ass.Dr. Haxhi Kamberi nga Gjakova: Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së

Prof.Ass.Dr. Haxhi Kamberi, i cili në atë kohë shërbeu në Koshare, ka treguar se pas analizave, të cilat ishin kryer në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe ishin verifikuar edhe në Bruksel, ishte vërtetuar se ushtria serbe kishte përdorur dy lloje të helmeve kimike luftarake.

Dr. Haxhi Kamberi  thotë se numri i saktë i ushtarëve të helmuar nuk dihet, por se pasojat, sipas tij, janë afatgjata.

Rezultate imazhesh për dr.haxhi kamberi
Se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike tregon edhe ish-luftëtari i UÇK-së, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Anton Çuni.

Anton Çuni, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk është vonë që kjo çështje të ngrihet pasi, sipas tij, dëshmitë ende ekzistojnë.

Beteja e Koshares, gjatë së cilës ishte thyer kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një ndër betejat më të rëndësishme në luftën e fundit në Kosovë.

F.B




A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...