Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/27

Bosnja dhe Serbia kërcënojnë me kundërmasa ndaj Kosovës





Serbia dhe Bosnja paralajmërojnë Prishtinën zyrtare se nëse nuk heq tarifat për mallrat nga këto dy vende deri më 1 korrik, kur mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris, do të shqyrtojnë vendosjen e kundërmasave.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, si dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ranë dakord gjatë takimit në Sarajevë se dy vende duhet të bashkërendojnë dhe koordinojnë aktivitetet që synojnë rritjen e presionit për të shfuqizuar taksën.


Kushti për këtë është heqja e pakushtëzuar e taksave të Prishtinës zyrtare, thuhet në deklaratë.

Nëse kjo nuk ndodh, siç vlerësohet, BE-ja do të minojë kredibilitetin e vet dhe vendet e këtij rajoni do të humbasin një mundësi tjetër për rimëkëmbjen ekonomike dhe normalizimin e mundësive politike.

Lajiq përkujton se që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur janë vendosur masat, e deri më 21 maj, Serbia ka dërguar në Kosovë 189,5 milionë euro më pak mallra në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 80 për qind.

Një gjë e tillë, praktikisht, sipas Lajiq, do të thotë se dëmet janë më të mëdha se një milion euro në ditë.

Ndërsa, ministri Sharoviq tha se në gjashtë muajt e fundit Bosnja ka shënuar rënie të dërgimit të mallrave në Kosovë prej 97 për qind, ose 27 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas tij, në katër muajt e parë të këtij viti janë plasuar mallra në vlerë prej gjithsej 500.000 euro.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...