Donika Bakiu
Fëmijët e rrugës identifikohen kryesisht si “fëmijë që punojnë”, aktivitetet kryesore në rrugë janë lypja dhe larja e xhamave tëveturave, shitja në semaforë ose lypja, në bare/kafene apo nëpika të caktuara në anë të rrugës. “Fëmijët e Rrugës” është një term i përdorur nga Henry Mayhew në vitin 1851. Para se këta fëmijë thjeshtë përmendeshin si të pastrehë të braktisur. Shumica e fëmijëve të rrugës konsiderohen viktima të “dhunës ekonomike”. Fakt është se numri i këtyre fëmijëve po rritet duke u bërë një problem. Pra, shumë fëmijë që lypin, mashtrojnë, vjedhin, po disa lypin për ushqim , disa fëmijë jetojnë në rrugë ,disa punojnë në rrugë . Në fakt, në të gjithë Botën ka një numër të madh fëmijësh që mbijetojnë në rrugë në disa vende ata , janë më të njohur si të pastrehë .Duke ecur nëpër rrugët , qendrën e qytetit ku jetojmë shohim njerëz që kërkojnë lëmoshë nga ne ;të mbështjellur me një batanije , në sytë e tyre dhe fytyrat e tyre nuk sheh gëzim, këmbë zbathur verë e dimër. Nga çantat ose xhepat tonë gjithmonë ju japim monedha edhe pse ata nuk i mban gjallë .Shumë njerëz janë kundër dhënies së parave për lypësit rrugës . Ne shohim shumë fëmijë duke lypur në rrugë në gjendje të vështirë dhe të pambrojtur. Ndihemi të trishtuar, ndonjëherë neglizhojmë duke menduar përtej qëllimit tonë.Është vërtetë shumë e trishtuar. Është shumë e vështirë të vazhdosh rrugën, kurse ata kërkojnë lëmoshë prej nesh.
Të qenit i pastrehë është diçka shumë e keqe , ata njerëz kanë nevojë për ushqim, mbështetje, strehim . Njerëzit nëpër shumë vende nuk duan t’i japin drejtpërdrejtë të pastrehëve paratë, sepse nuk e dinë se ku po shkojnë paratë e tyre. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit e pastrehë të largohen nga droga dhe alkooli dhe atyre që duhet t’u ndihmojmë për ushqim e strehim . Ekzistojnë kategori të ndryshme të fëmijëve të rrugës. Ka nga ata që punojnë në rrugë si mënyra e vetme për të fituar para, ata që gjejnë strehë në rrugë gjatë ditës, por kthehen në një në familje gjatë natës dhe ata që jetojnë përgjithmonë në rrugë pa një streh mbi kokë. Të gjithë janë në rrezik nga abuzimi, shfrytëzimi e nga dhuna, por më në gjendje të keqe janë ata të cilët aktualisht flejnë dhe jetojnë në rrugë, duke u fshehur nën ura, në ulluqe, në stacione hekurudhore etj. Fëmijët e rrugës kanë një jetë shumë të vështirë edhe pse në sytë e tyre rrezaton fëmijëri, ato nuk mund ta fshehin lodhjen e rraskapitjen. Fytyra e tyre e rreshkur nga dielli merr trajtat e pjekurisë. Në duart e tyre të vogla të ashpërsuara ata mbanë një kuti kartoni plot pako cigaresh e lecka të lagura.Ndonëse është vapë përvëluese në ditët e verës apo acar në ditët e dimrit, ata përpiqen t’ua bëjnë joshës mallin e tyre kalimtarëve nëpër rrugët e qytetit. Shumica e fëmijëve që lypin janë nga komunitetet rom , më pas shqiptarë e maqedon.
Edhepse shumica e fëmijëve e ndiejnë diskriminim nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe kanë ndjenja negative si trishtimi dhe palumturia, të gjithë thonë se ata punojnë pasi familja e tyre është në varfëritë skajshme. Problemet ekonomike janë më të dukshme përfëmijët. Sipas fëmijëve, “varfëria në shtëpi” është vështirësia qëthonë më shpesh, prindër të papunë dhe mungesa e një shtëpie. Të qenit i pastrehë , pa një kulm mbi kokë nënkupton mospasjene një vendi për të jetuar, jetesën në një banesë të papërshtatshme ose në vende të cilat nuk janë të përshtatshme (të tilla si shtëpitë improvizuara : shtëpi prej kashte ose diçka të ngjashme ) . Të jetosh në rrugë nuk është e lehtë, veçanërisht për gratë dhe fëmijët problemet me të cilat ballafaqohen këta njerëz çdo ditë janë diçka që nuk mund ta imagjinojmë. Jeta në rrugë është e tmerrshme , sfiduese dhe e rrezikshme.Asnjëri prej nesh nuk është në atë situatë. Por ne përsëri, duke ecur nëpër qytetin tonë, duke parë se si dikush të zgjat dorën është vërtetë diçka shumë e keqe prandaj të gjithë duhet të jemi më të ndjeshëm.