2019-05-24

Shkrimtari serb Momçilo Seliq. kërkon guerilë speciale për Kosovën

Rezultate imazhesh për Momçilo Seliq


Është e pamundur të mbahet konflikti i ngrirë në Kosovë, sepse Serbia është rënë në gjunjë, madje ajo është e shtrirë, ka deklaruar  shkrimtari serb Momçilo Seliq.

Sipas tij, marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës është e pamundshme, sepse, ka thënë, Perëndimi, sikur dhe pala tjetër, nuk e respekton asnjë marrëveshje.

Seliq ka theksuar se “se ajo që është marrë me dhunë, duhet ta kthejmë me dhunë, ndërsa derisa të vijë kjo kohë ( e marrjes), duhet zhvilluar një guerilë speciale”.

Shkrimtari serb që kërkon guerilë speciale për Kosovën

Serbia do të durojë sa të mundet derisa të mos e arrijë zgjidhjen në mënyrën si edhe është krijuar problemi , sepse “aktin e dhunës duhet thyer me dhunë“, ka thënë ai.

“Të presim,ashtu siç kemi pritur 500 vjet për at zgjidhur aktin e dhunshëm të osmanlinjve”, ka potencuar Seliq.

Ka shtuar se zgjidhja e kompromisit ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk mund të ketë, pasi ato janë palë të pabarabarta,

Ai është i sigurt se “Prishtina nuk është Prishtinë për Washington e Beogradi nuk është as Beograd”.

Për të ideja e ndarjes është e papranueshme .

Momçillo Seliq, , nuk sheh zgjidhje as me ndonjë marrëveshje të arritur në ndonjë konferencë ndërkombëtare duke theksuar se gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është respektuar asnjë nga këto marrëveshje.


Seliq mendon se ulësja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, sepse, tha, OKB-ja do të bëjë atë që e dëshiron.

Sipas tij, edhe nëse Serbia e pranon këtë ulëse, apetiti i shqiptarëve nuk do të ndalet në kufijtë aktualë.

“Është mirë shikohet harta dhe të shihet se deri ku dëshirojnë ata të shkojnë me Shqipërinë e madhe”, ka thënë Seliq duke shtuar se është kundër mbajtjes së referendumit për Kosovën.

https://www.danas.rs/drustvo/selic-sporazum-beograda-i-pristine-nemoguc-zapad-nedosledan/

https://srbin.info/2018/09/06/momcilo-selic-politikon-imamo-pravo-na-pobunu-narod-je-jos-uvek-naoruzan/?lang=lat

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...