Trandafile Molla – Baja
Trandafile Molla – Baja lindi më 5.01.1957, në qytetin e Durrësit, në një familje me traditë dhe kulturë patriotike. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, si dhe kursin letrar 2-vjeçar me aktorët e njohur Milto Profi, “Nderin e Kombit” Gjergj Vlashi, aktorin dhe regjisorin Enver Plaku.
Prej 25 vjetësh jeton në Novara të Italisë. Në vitet 2000-2001 ka mbaruar kursin interkomunal në shëndetësi me diplomën “Assistente domiciliari e dei servizi tutelari”, ndërsa në vitin 2004 është kualifikuar me diplomën evropiane “Operatore Socio Sanitario”.
Ka marrë pjesë në shumë festivale poetike kombëtare dhe është vlerësuar me çmime letrare: në Durrës më 2017, “Muza e Adriatikut”; në Istog më 2017-2018 me mirënjohjen “Dr. Ibrahim Rugova”, në Mat – “Mirënjohje” dhe me çmim të tretë në konkursin e poezisë për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, “Mirënjohje” në festivalin e poezisë “Muza poetike budiane”, Mat – 2018 dhe çmimin e “Karrierës poetike” po në “Muza poetike budiane” – Mat, 2019. Në Tiranë, në konkursin letrar “Dritë për Dritëroin”, 2018, është vlerësuar me çmimin e dytë. Më 17 dhjetor 2018 në Prishtinë, në TL “Esad Mekuli” me çmimin “Bardi III”. Më 5 mars 2020, në “Orën e Lirisë” të LSHK-së në Prishtinë u nderua me çmimin letrar “Adem Demaçi”. Shkrimet e saj janë publikuar edhe në revistën “Metafora”, organ i rëndësishëm i LSHK-së.
Në manifestimin tradicional poetik, “Fjalët e Shpirtit”, organizuar nga LSHASHI në Itali, është vlerësuar me çmimin e tretë. Gjithashtu poezitë e saj i janë botuar edhe në disa antologji letrare: në revistën “Pelegrin”, organ i klubit të shkrimtarëve dhe të artistëve “Drita”; “Në gjurmët naimiane”, Përmet, 2018 dhe 2019; “Na bashkoi poezia”, antologjia “Babai” të Rr. Hysenit, antologjia poetike kombëtare “Jehona shqiptare” në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Tiranë, 2018, me çmimin e tretë; po në antologjinë “Jehona shqiptare”, 2019 për nder të lindjes së babait të krijimit të kombit, Ismail Qemali, është vlerësuar me titullin “Presidente Nderi e Diasporës”; në vitin 2020, po në antologjinë “Jehona Poetike shqiptare” për sensibilizimin e tërmetit të 26 nëntorit i jepet trofe nderi artistik, “Çmimi i Dytë Poetik 2020 Për Italinë”.
Më 26 mars 2019, në Takimin me poeten Trandafile Molla, organizuar nga Biblioteka Publike Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, iu akreditua nga GSFEN-Albania titulli “Ambasadore Paqeje Network Evropiane”.
Është pjesë e antologjisë së Milazim F. Kadriut, “Një krismë pushke për liri”, kushtuar dëshmorit Selim H. Berisha, mars 2019; në Antologjinë Vjeshta Poetike 2019, organizuar nga “Unioni Global i Poetëve Shqiptarë” përgatitur nga poetesha, zonja Blerina Pëllumbi. Në antologjitë “Të tjerët për Lame Kodrën”, Malëshovë, mars 2019 dhe shkurt 2020. Rregullisht ka marrë pjesë në antologjitë e organizuara nga klubi letrar “Zahir Pajaziti”, “Revista shqiptare”, Albania Shqipëri natyrale; në antologjinë “Dritat poetike” të autorit Bedri Neziri, organizuar në nëntor 2019 nga shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot.
Gjithashtu është përfshirë nga autori Sabit Alidema në antologjinë “Mendja, zemra, duart e arta”, kushtuar femrës shqiptare kudo nëpër histori, në antologjinë “Stinë e blertë” të klubit letrar “Pjetër Budi”, Mat, si dhe në revistën letrare “Malli i Shtampës” në mars 2020, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës në Viti dhe kryetari i saj, Sabit Alidema.
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Durrësit, anëtare e klubit letrar “Pjetër Budi”, Mat, anëtare e klubit “Drita”, anëtare e klubit letrar “Princ Muzaka”, anëtare e shoqatës kulturore “Jehona shqiptare”, Tiranë, anëtare e kryesisë së LSHASHI-së në Itali dhe e kryesisë së “Lobit Euro-Atlantik Shqiptar” për mërgatën në botë. Është edhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Gjatë gjithë jetës është marrë me krijimtari letrare, poezi e prozë.
Ka botuar këto vëllime poetike:
“Fjalë zemre” (përkthyer dhe në italisht)
“Kur zemra flet”
“Vazhdoj të jem”
“Atje dua”
“Mall për gjithësinë”
Trandafile Molla ( Baja) është pjesëmarrëse në më shumë se 30 antologji si brenda kufijve të Shqipërisë,Kosovës dhe jashtë tyre.
Vëllimet e fundit me poezi sipas rradhës janë vëllimi i VII, VIII, IX.
Në vitin 2020 është pranuar si anëtare e LSHASHI në Itali dhe në dhjetor 2020, është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK-së).
VARGJET E LIRA
Me trupin e brishtë dhe në sytë dy pika loti,
me librin e mësuesit në gjoks shtërnguar,
bark tharë nga uria,zemra ngrirë nga të ftohti,
"Luli i vocërr" me buzëqeshjen e hidhur kish mbaruar.
Vargjet e lira buçitën me oshëtimë,
tronditën rrēnjēt e malit që s'bëzan,
padrejtësinë goditën me fshikëllimë,
grushtet u mblodhën,të fuqishme u banë.
Vargjet e lira lajmëruan t'parat shkëndijë,
për "Të birtë e shekullit të ri",
kur nana s'kish qumësht t'i jepte fēmijës të pijë,
dhe bota ishte mbushur me urrejtje e ligësi.
Vargjet e lira ishin revoltë, thirrje ndinjimi,
mbi trupin pa shpirt, shpresë dhe pa jetë,
që mëngjeset të zbardhnin me dritë "Zgjimi ",
me bukurinë e natyrës dhe jo atë që vret.
Vargjet e lira u bënë për kohën kushtrim,
çdo ditë luteshin:"Falja bukën sot,
fëmijve të pa fajshëm të zhytur në mjerim,
me dhimbje në shpirt,të lutem o zot ".
Dhe jeta për ty qe një mollë e ndaluar,
mësues dhe poeti ynë i ri Migjen,
në vargjet e lira do të mbetesh i paharruar,
në shekullin e shkuar, të sotëm dhe atë që vjen.
MË SHUMË SE DIELLI NDRIN
E lodhur netëve pa hënë,
për ty rri e mendohem,
si diell shfaqesh ti moj nënë,
si yll pranë teje unë afrohem.
Te ti u linda dhe u rrita,
qymështin tënd kam pirë,
valët e detit me ty sodita,
si bijë e urtë, ti si nënë e mirë.
Loti i nxehtë rrodhi në faqe,
shpirti qan me ngashërim,
mallin zemra hedh në vargje,
dashurinë e zjarrtë për Shqipërinë.
Mallin për fusha dhe male,
për dete, kroje, ujë kulluar
bagëtinë që lozin në livadhe,
për korijet lulegjeth bleruar.
Me sytë e qiellit të shohë unë,
tutje ku janë ëndrrat e mia,
shkëputem nga i thellti gjumë,
për ty rreh zemra nga dashuria.
Një shqiponjë vjen nga larg,
hap krahët, më rrok në gji
si zog i humbur e ndjek në varg,
në mallin e përvëluar më përfshi.
Në hapësirën tënde dua të tretem,
se trupi më digjet si eshkë,
në prehërin e ëmbël le të mbetem,
Shqipëri, emër i bukur, i lashtë!
Kështu vitet më ikin, pa kuptuar
në sytë e mi më shumë se dielli ndrin,
zgjohem për ty duke ëndërruar,
plot shpresa, atdhe, o shpirti im
“Dallëndyshe në fluturim” etj.
No comments:
Post a Comment