Akademik Eshref
Ymeri,PHD
(Kryeservili i Ramës, shpifografi Pirro
Prifti -
kopje e kryeservilit të Putinit, Dmitri Kiselov
Të gjithë servilët janë maskarenj
Aristotel
Profesor Pirro Priftit,
pas shpifografisë që kishte sajuar në adresën time, të cilën, më 21 shtator
2022, e kishte botuar në portalet “Zemra
Shqiptare”
dhe “Forumi Shqiptar”, unë, në
antishpifografinë time, ia dhashë përgjigjen, duke ia hedhur poshtë gjithçka me
fakte konkrete, në analizën me titull “Mjeshtri i shpifografisë, Profesori
Pirro Prifti”, të botuar në disa portale, midis tyre edhe në Portalin “Zemra
Shqiptare” më 05 shkurt 2023.
Në rubrikën e komenteve të Portalit në fjalë, Profesori
Pirro Prifti më sulmonte përsëri me shpifje, duke më etiketuar “komunist”. Vetvetiu erdha në
përfundimin se ky Profesor i mjekësisë paska qenë dhe është i paaftë të kurojë
veten nga virusi i shpifografisë. Se s’ka se si të ndodhë ndryshe, përderisa të
gjithë varganin e shpifografisë së tij ia flaka në pirgun e mbeturinave, me
fakte të pakundërshtueshme.
Mjeshtria
e shpifografisë së këtij shpifografi të lindur, të edukuar dhe të regjur mirë e
mirë, i cili është e pamundur të mos e ketë të trashëguar brez pas brezi një
zeje të tillë të pështirë, më ka sjellë në kujtesë dy personalitete,
njëri në fushën e arteve figurative, tjetri në atë të letërsisë artistike..
Së
pari, kujtova
piktorin e njohur italian të periudhës së Rilindjes Sandro Botiçeli (Sandro
Botticelli - 1445-1510),
i cili, në vitin 1495, pati krijuar një pikturë mjaft të bukur, me
diçiturën “Shpifja”
(Colunnia). Fillimisht ajo i qe kushtuar mikut të tij Antonio
Senji (Antonio
Segni). Subjekti
i tablosë e ka zanafillën në traktatin e satirikut të lashtë grek Lukiani
(Lucian - 120-180 e.r.) me titull “Për
shpifjen”. Në atë traktat përshkruhet tabloja e piktorit të lashtë
grek “Apelesi (Apelles - 370-306), mik
i Aleksandrit të Madh (Alexander the Great - 356-323 p.e.r). Subjekti
i saj është i thjeshtë dhe alegorik: mbretit Midas, të ulur në fron, në veshët
e tij, si të gomarit, i pëshpëritin dy figura që pasqyrojnë në mënyrë
alegorike Padijen (Injorancën) dhe Dyshimin. Shpifja -
një vajzë bukuroshe kjo me pamje pafajësie - dhe nxitësja e saj Smira
(Keqdashja, Lakmia), po tërheqin drejt mbretit të akuzuarin.
Pranë Shpifjes ndodhen shokët e saj - Pabesia dhe Mashtrimi që
e përkrahin dhe e lavdërojnë. Diku në largësi artisti pikturon figurat
e Pendimit, të veshur me petkat e zisë të një plakusheje, dhe
të së Vërtetës lakuriq me sytë nga qielli.
Së
dyti, kujtova
ish-kolegun tim të fakultetit, Profesorin plot autoritet të frëngjishtes, poetin,
shkrimtarin dhe përkthyesin mjaft të talentuar Vedat Kokona, i cili ka lënë
gjurmë të thella në kulturën tonë mbarëkombëtare. Mes veprave që u ka lënë si
trashëgim brezave pasardhës, është edhe një poezi tepër tërheqëse për alegorinë
e saj, në të cilën fshikullohet me aq art gënjeshtra, mashtrimi, shpifja. Po e
citoj për kënaqësinë e lexuesve të nderuar.
Në qendër të subjektit të
poezisë janë dy heroina: “E drejta”, që
simbolizon Ndershmërinë, Të vërtetën,
dhe “E Shtrembta”, simboli i Gënjeshtrës, i Mashtrimit dhe i Shpifjes.
E Drejta dhe E Shtrembta
E
Drejta me të Shtrembtën nuk shkojnë kurrsesi:
Këtë
nuk ka njeri në botë që nuk e di.
Por
dihet që një rregullë ka përjashtime,
Se
mirësjellja e do të bëhen edhe lëshime,
Ose,
nga halli, - dreqi ta hajë! -
T’i thuash
derrit dajë!
Të
pleksesh edhe, nga zori,
Me
një horr horri!
Kështu
na e pësoi, or’ tungjatjeta,
Një
ditë edhe e Drejta.
Nuk
e di prej sa kohësh nuk kishte ngrënë
Dhe
syt’ e shuar një re ia kishte zënë,
Dhe
fytyrës, dikur si hënë,
Hija
e vdekjes i kish rënë.
Me
këmbët që i shkonin kuturu,
Udhës
po ecte, kur për krahu e zu
E
Shtrembta topolake, faqekuqe,
E
çelur pranë saj posi burbuqe.
-
Ku shkon kështu, moj motër, si e dehur,
E
zbehtë, flokëpakrehur?
Pupu,
moj, ç’të ka gjetur
Që
pikë gjallërie në sy s’të paska mbetur!
-
Ah, moj e Shtrembët, ke të drejtë,
Se
gjallëri nuk kam me të vërtetë;
Po
si të kem kur zorrët gurgullojnë
Dhe
sytë vagëllimthi më shikojnë?
E
Shtrembta e merr për dore dhe e shpie
Në
një lokal të famshëm për ngrënie e pije.
Lokali
vetëtin plot drita dhe pasqyra;
Kudo
shikon të qeshura fytyra
Dhe
lule ngjyra-ngjyra.
Mbi
mur, me shkronja ari, është shkruar në tapet:
“Klientët
kanë përherë të drejtë”.
E
Drejta, e hutuar, e sheh veten si në përrallë:
Posi
Hirushja mos është bërë vallë?
Vjen
djali dhe e Shtrembta hap mënunë,
Pastaj
së Drejtës i shkel synë.
-
Hepjek, na sill biftek dhe çomlek,
Shampanjë
për yrnek!
Këtu
të gjithë djalin e quajnë
Garson,
por meqë unë s’përdor fjalë të huaj,
Thjesht
Hepjek e quaj.
Hepjeku
vjen me biftek e çomlek
Dhe
me shampanjë për yrnek!
Dhe
hanë e pinë, e i shtien gjithçka gurmazit
Dhe
shkulen gazit...
Në
fund e Shtrembta kërkon llogarinë.
Djali
ia sjell, ia lë mbi tavolinë
Dhe
ikën se e thërret një klient tjetër.
E
Shtrembta e merr atë copë letër
Dhe
përsëri Hepjekun e thërret,
Edhe
i thotë: “Kusurin sillma shpejt!”
-
Kusurin? - thotë djali, - Po ti kur
Më
ke paguar që më kërkon kusur?-
Dhe
ngrihet atë çast mbi tavolinë
Fjalësh
e britmash një shakullinë.
Vjen
shpejt i zoti i lokalit, pyet:
“Si
është puna?”. E Shtrembta shpejt e shpejt
I
thotë “Pres kusurin e llogarisë!”.
Djali
proteston: “S’është e vërtetë!”.
I
zoti i lokalit me zemërim i flet:
-
Klientët kanë përherë të drejtë!
Dhe
djalin e shan rëndë, e dëbon.
Atëherë
djali nis edhe vajton:
-
Ku je, moj e Drejtë, veç ti më shpëton sot!
-
Këtu jam, që mos qofsha, por s’flas dot
Se
gojën e kam plot!
Pra, mjeshtëria e
shpifografisë ka lindur që asokohe kur
njeriu është krijuar mbi Tokë. Shpifja u ngjan ujërave të pista të llagëmeve të
ndotura pas një shiu me fërtoma, përballë malit hijerëndë që ngrihet në largësi.
Por shpifësit duhet të kenë parasysh proverbin e bukur të Shqipes sonë Hyjnore:
“Ç’bën në det, e gjen në kripë”.
Me fjalë të tjera: e keqja që kërkon
t’i bësh tjetrit, do të vijë një ditë e do të të bjerë mbi kokë.
E kam theksuar edhe herë të tjera që Pirro Prifti është sa servil i lindur,
aq edhe shpifograf i lindur. Servilizmi i tij deri në neveri, më kujton njërin
nga servilët më të shquar të kopesë së servilëve të Putinit - Dmitri Kiselovin.
Ai madje është kryeservil i Putinit, ndaj ka rënë me kohë edhe në sy të
opinionit ndërkombëtar.
Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor
2012), gjatë transmetimit të programit televiziv në kanalin shtetëror “Rusia 1”, me temë “Lajmet e
javës”, ai pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta. Në atë koment,
ai deklaroi:
“Për nga përmasat e veprimtarisë,
Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i
krahasueshëm vetëm më Stalinin”.
Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie,
Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë
vetëposhtëruese:
“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik,
çizmet do t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte
Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”.
Faqja e internetit “svoboda.org”. 13
dhjetor 2013).
Pra, Dmitri Kiselovit, këtij kryeservili me stazh të gjatë, i
është bërë gjuha shollë, duke lëpirë çizmet
e Putinit. Pata menduar se edhe Pirro Priftit i është bërë gjuha shollë nga
lëpirja e çizmeve të Janullatosit. Por paskam qenë i gabuar. Sepse Pirro
Priftit gjuha i qenka bërë shollë dyfish. Kjo për arsye se pas ardhjes së Ramës
në krye të qeverisë në vitin 2013, Pirro Priftit i qenka shtuar vëllimi i punës
në zejen servilizmit, domethënë të çizmelëpirjes së kryeshtetarit. Në heshtje, ai
paska filluar të lëpijë çizmet e Ramës që në shtator të vitit 2013, por, një
vit më vonë, ai është prezantuar publikisht si kryeservil dhe si kryelëpirës i
çizmeve të Ramës. Le të flasim me gjuhën e fakteve.
Në nëntor të vitit 2014, Pirro Prifti pati botuar një artikull që
ia kushtonte vizitës së Ramës në Beograd. Artikulli kishte një titull bombastik.
Si një intelektual me
karrierë të gjatë në lëmin e shpifografisë, aq më tepër edhe Profesor, në atë
artikull ai u përcillte lexuesve një gënjeshtër, një mashtrim, një shpifje të
ulët, për çka është me të vërtetë mjeshtër i mbaruar. Deklaratën e tij po e
citoj saktësisht, edhe me mëkatet drejtshkrimore, për çka dëshmon për kulturën
e mangët gjuhësore:
“Takimi i Kryeministrit E.Rama me homologun
serb pas disa shtyrje (gafë
drejtshkrimore) të vizitës zyrtare
sigurisht me ftesë të palës serbe për shkak të një ndeshje (gafë drejtshkrimore) futbolli e cila në fakt nuk duhet të ishte
politizuar, është një hapa (gafë drejtshkrimore) përpara dhe një progress (gafë drejtshkrimore) në ndërtimin e marëdhënieve (gafë
drejtshkrimore) të reja të fqinjësisë
të (gafë drejtshkrimore) mirë me
serbët” (Citohet sipas: Pirro Prifti.
“Edi Rama një hero i kohës sonë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 14 nëntor 2014).
Pra,
sipas mashtruesit Pirro Prifti, ajo vizitë do të kryhej “me ftesë të palës serbe”. Po si qëndronte e vërteta?
Për atë vizitë ishte folur që në fillim të atij viti. Përmes mjeteve
të informimit masiv qe dhënë informacioni në vijim
“Edi
Eama, Kryeministri i ri i Shqipërisë, pritet që të vizitojë Beogradin gjatë
muajit shkurt, në kuadër të një turneu diplomatik nëpër vendet e rajonit, ka
njoftuar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivan Mrkiç përmes mediave
serbe, transmeton agjencia e lajmeve “B52” (Citohet sipas: “Edi Rama do të vizitojë Beogradin”. Faqja
e internetit e gazetës “Tirana Observer”.
19 janar 2014).
Një informacion ky vërtet i çuditshëm.
Në vend që këtë lajm publiku shqiptar ta mësonte nga zyra e informacionit e kryeministrit
Rama, ai e merrte vesh nga mjetet serbe të informimit masiv.
Madje gazeta “Politika” e Beogradit e datës 17 janar 2014, pati zbuluar edhe një
të vërtetë aspak ngushëlluese për publikun shqiptar të mbarë trojeve tona
etnike. Ministri Mrkiç pati deklaruar:
“Beogradi
e mirëpret iniciativën e Ramës të vijë në Serbi”.
Pra, ministri Mrkiç, Pirro Priftit ia
çjerr keq maskën e shpifografisë, por ama ia pasuron edhe më shumë arsenalin e
servilizmit ndaj Ramës. Sepse Rama, ashtu si edhe argati i serbosllavizmit
Enver Hoxha në vitin 1946, nuk priste ftesë nga Beogradi për vizitë, por
kërkonte vetë të shkonte për vizitë.
Nisma e çuditshme e Ramës me siguri që
nuk pati ngjallur kurrfarë interesi në Beograd, për të mos thënë që qe pritur
me shpërfillje, përderisa ministri Mrkiç deklaronte:
“…nuk
dihet data e saktë e vizitës së Ramës në Beograd, sepse Beogradi zyrtar është i
zënë me çështje të tjera të rëndësishme, disa prej tyre negociatat me
Prishtinën dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE” (Citohet po
sipas faqes së mësipërme të internetit të gazetës “Tirana Observer”).
Pas kësaj deklarate të ministrit të
jashtëm serb, Rama, normalisht, në
mbrojtje të dinjitetit të vet, si kryeministër i Shqipërisë, duhej të
deklaronte për anulimin e vizitës në Serbi, meqenëse Beogradi zyrtar nuk e
vlerësuakej të rëndësishme vizitën në fjalë.
Pirro Prifti, si një kryeservil i
argasur i Ramës, nuk mund të reagonte dot kundër asaj vizite si një intelektual
me dinjitet kombëtar. Madje, për t’i vënë vulën kryeservilizmit të vet, Ramën e
vlerësonte “…si një Kryeminister me një potencial politik
të madh, si një udhëheqës ennergjik” (gafë
drejtshkrimore). Për atë vizitë, poshtëruese për Ramën dhe për mbarë kombin
shqiptar, unë pata reaguar me një analizë, me titull: “Rama pse kaq inferior para Beogradit”, të botuar në disa portale
më 20 janar 2014.
Lidhur
me Samitin e BE-së, të zhvilluar në Tiranë më 06 dhjetor 2022, kryeservili
Pirro Prifti shkruan:
“Asnjëherë, Drejtuesit
e vendeve të BE nuk kanë parë një vend të vogël me një qeveritar të pëlqyeshëm
ti (gafë
drejtshkrimore) presë aq ngrohtë dhe
me aq përzemërsi. Asnjëherë Shqipëria nuk është ndjerë kaq shumë si vend
europian sa me 6 dhjetor 2022” (Citohet sipas: Pirro Prifti. “Një
grusht që duhej dhënë që në 8 dhjetor 1990”. Faqja e internetit e gazetës “Sot”.
12 dhjetor 2022).
Shpifografi
në fjalë sulmonte ashpër opozitën për protestën e 06 dhjetorit, kur në Tiranë
po zhvillohej ai samit, atë ditë kur, sipas këtij shpifografi me paha të madhe,
“… shqiptarët duhet të shihnin dhe të
kuptonin sesa e drejtë është rruga për në BE me një drejtues inteligjent dhe të
pranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar si kryeministri dhe qeverisja e tij” (po
aty).
Së
pari, Pirro Prifti është verbuar kaq keq nga kryeservilizmi ndaj Ramës,
saqë s’është në gjendje ta kuptojë se ai samit qe organizuar nga vetë agai i
Surelit Rama, për t’i shërbyer para opinionit publik shqiptar si një “paradë
madhështore e sukseseve” të tij, pikërisht si ato paradat “madhështore” që organizon
çdo vit më 09 maj banda e Kremlinit në Sheshin e Kuq të Moskës, për t’i mbushur
mendjen opinionit ndërkombëtar për “madhështinë e fuqisë ushtarake dhe
ekonomike” të Rusisë.
Së dyti, kryeservili Pirro Prifti, si argat kurrizshtruar i
Ramës, i cili vetë ka shtruar kurrizin para urrejtjes vuçiçiane të Serbisë ndaj
Kosovës, domosdo që nuk mund ta fshehë dot simpatinë prej skllavi ndaj
serborusizmit. Prandaj edhe nuk i bën pështypje absolutisht vetëposhtërimi i
Rusisë fashiste para popullit heroik ukrainas, para lëvizjes mbarëpopullore
ukrainase, para forcave të armatosura të Ukrainës, të cilat, që prej 24
shkurtit të vitit të kaluar dhe deri tani, e kanë shkelur me këmbë “madhështinë
e fuqisë ushtarake” të Rusisë, duke e zhveshur lakuriq para syve të mbarë
botës, si një gërmadhinë gjigante euroaziatike.
Kryeservili
Dmitri Kiselov e ngre Putinin në nivelin e Stalinit, kurse sivëllai i tij në
Shqipëri, kryeservili i lindur Pirrro Prifti, na e ngre Ramën në nivelin e
“heroit të kohës sonë”.
Po
cili është Rama i vërtetë, sipas vlerësimeve të disa intelektualëve të njohur?
Analisti Agim Xhafka
“Nuk u nisa nga forma e kapeles së kuqe, as nga goja që i llap si
sifon alla turka. Me një shikim të çastit, kryeministri ynë ta sjell këtë
ngjashmeri. Por kur dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon, thua prerë,
kjo hale e madhe ka një muaj që shëtit nëpër atdhe. Përballë vendos qindra
karrige dhe iu derdh atyre stërkala të njoma e të thata nga delirimet e tij. Ia
nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë
për të qeshur e më tej rreshton emrat e kundërshtarëve. Duke i quajtur
derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të
na rruani l..., jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do ju izoloj, s’keni
shpëtim... Nëse nuk je shqiptar, më e pakta, e merr për ndonjë aktor që luan
role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si
ari, shfryn si hipopotam. Por nëse e njeh, i fut frazën klishe: na doli prapë
ky trapi! (Citohet sipas: Agim Xhafka: “Rama,
si “nevojtore shëtitëse”. “Faqja e internetit “Syri.net”. 28 qershor 2019).
Avokati Ilir Malindi
“Për
të shpëtuar Shqipërinë, e vetmja rruge është ajo e arrestimit të të sëmurit
psikik Edi Rama. Ky njeri ka simptoma të rrezikshme sadizmi, mashtrimi etj.,
pasojë e sëmundjes mendore të tij, se është shtruar në psikiatri, si në
Shqipëri, ashtu edhe në Paris, me diagnozën “skizofreni agresive”. Nën kujdesin
e prof. dr. Mentor Petrelës, pacienti Edi Rama u shtrua ne spitalin nr. 5 të
psikiatrisë, te kafazi me hekura, dhe më pas te kati i tretë... Ishte korriku i vitit 1984.
Në shtrimin e tij forcërisht kontribuoi edhe komshiu i tij, kompozitori i
famshëm shqiptar Nikolla Zoraqi. Kjo sëmundje është tepër e rrezikshme te
personat që janë diagnostikuar me këtë diagnozë dhe zakonisht këta mbyllen në
kafaze hekuri nepër spitale psikiatrike”. (Citohet sipas:
Av. Ilir Malindi. “Edi Rama një i sëmurë
psiqik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv””. Faqja e
internetit “Albaniapress”. 26 maj
2020).
Profesor Enver Bytyçi
“Ky është shumëfish i rrezikshëm! Ky duhet
larguar si kërcënim dhe rrezik kombëtar! Këtij i duhet një ortek i madh që ta
marrë përpara e t’ia humbë të gjitha gjurmët politike!” (Citohet sipas:
Prof.dr. Enver Bytyçi. “Vjen paralajmërimi: Rama shumëfish i rrezikshëm, si i
mashtroi shqiptarët dy herë për dy ditë dhe e vërteta me Vuçiçin”. Faqja e internetit “Luigjipress”. 24 korrik 2021).
Politikani Spartak Braho
“Rama… në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat,
veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka, e kam thënë që do ikë si
Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e
sharlatanit e njeriut jo normal” (Citohet sipas: “Spartak Braho kritik me Edi
Ramën: Është kokrra e sharlatanit që do përfundojë si Musolini”. Faqja e internetit “News Bomb”. 26 korrik 2022).
Për Ramën kam shkruar disa analiza. Por në një
analizë të gjatë, me titull “O socialistë
të ndershëm shqiptarë!”, të botuar në disa portale më 05 gusht 2020, i pata drejtuar disa pyetje anëtarësisë
së partisë socialiste, nëse e njihnin
kryetarin e tyre Rama se kush është dhe si qe e mundur që ai erdhi në
krye të partisë. Fatkeqësisht, atë parti Rama e ka katandisur në një turmë
bujkrobërish gogolianë.
Po cilat janë arsyet që kryeservili Pirro Prifti e
ngre në qiell figurën e Ramës, sikur ky na qenka “vërtet” një “hero i kohës sonë”, ndërkohë që ai,
sipas vlerësimeve të katër intelektualëve të sipërcituar, përfaqëson turpin e
mbarë kombit shqiptar? Dikur, politikania Vjosa Osmani, pati bërë këtë vlerësim
për ish-presidentin Hashim Thaçi:
“Presidenti është
faqja më e zezë e vendit tonë”.
Ky është titulli i artikullit të saj, të botuar në
faqen e internetit të gazetës “Bota Sot”.
26 maj 2019. I njëjti vlerësim Ramës i shkon shumë për shtat. Madje ai është
faqja më e zezë jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e mbarë kombit shqiptar.
Mendoj se Pirro Prifti ka disa arsye që e bëjnë të
jetë kryeservil i Ramës.
Së pari, servilizmin ai mund ta ketë trashëgimi gjenetike,
ashtu si edhe shpifografinë, siç u përmend më lart. Prandaj para kryeshtetarëve
ai e ka të pamundur të mos tërhiqet zvarrë, të mos u lëpijë çizmet, të mos u
puthë këmbën e dorën. Për çdo njeri, në jetë ka dy alternativa, me të cilat
vihet në provë karakteri i njeriut, siç
thotë Faik Konica:
O me zhabat në moçale,
O me zhgabat lart në male!
Nënkuptohet që kryeservili Pirro Prifti ka zgjedhur
alternativën e zvarritjes me zhabat në moçale.
Së dyti, servilizmi i Pirro Priftit mund ta ketë burimin edhe
tek interesat e tij për përfitime financiare. Për sevilë të këtij kallëpi,
Petro Luarasi shkruan:
Salla tjetër më
matanë
Mban veshgjatë e
pelivanë,
Për ofiqe hanë dhe
bar,
Për para mbajnë dhe samar.
Së treti, kryeservili Pirro Prifti, me
hosananë që i bën kryetradhtarit Rama, duke e reklamuar si “hero të kohës sonë”, si “kryeministër
me potencial të madh politik”, domosdo që shpreh entuziazmin e vet për
politikën e egër që po ndjek Rama për shpopullimin katastrofik të vendit tonë,
politikë, të cilën ka gati 10 vjet që po e vë në jetë nëpërmjet diktaturës së
varfërisë Në këtë mënyrë, Rama, si kalorës i heleniznit që prej dhjetorit të
vitit 2015, po zbaton strategjinë 300-vjeçare serbogreke, të hartuar në vitin 1844
për shpopullimin e trojeve tona etnike. Pra, kryeservili Pirro Prifti s’është
gjë tjetër, veçse një tradhtar pranë kryetradhtarit Rama.
Çuditërisht, për servilizmin dhe shpifografinë e
tij, Profesorit Pirro Prifti nuk i vjen turp absolutisht nga vetvetja.
Sigurisht, se nuk ia ka fare idenë përmbajtjes filozofike të fjalës së urtë
“Turpi para vetvetes
është kordhë që të pret”.
Për pasojë, atij nuk i vjen turp as nga familja e
vet - bashkëshortja dhe fëmijët, nuk i vjen turp nga kolegët e fushës së mjekësisë,
nuk i vjen turp nga miqtë, shokët dhe të njohurit. Kjo për arsye se mjeshtëria
e servilizmit dhe e shpifografisë e ka zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti
personal dhe, siç themi ne në Labëri, lëkura
i është bërë shollë.
Mirë do të ishte që artikujt që boton për
servilizmin dhe shpifografinë e vet, para se t’i përcjellë për botim në portale
të ndryshme, t’ia jap për t’i lexuar paraprakisht ndonjë specialisti të gjuhës
shqipe, për të shangur ato gafat trashanike drejtshkrimore, të cilat ia
zbulojnë lakuriq injorancën gjuhësore.
Kaliforni, 27 shkurt 2023
No comments:
Post a Comment