Gazetarja, Elmedina Ballazhi, që ka dëshmuar në një seancë gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj, thotë se Gjykata Speciale po merret më shumë me postime në Facebook dhe video të gazetarëve, sesa me fakte të tjera.
Ajo tregoi se tash ka pak frikë në ushtrimin e detyrës si gazetare, sipas saj, përshkak të cenimit të lirisë së shprehjes.
“Pse Gjykata Speciale varet prej Facebook-ut? Mund të them edhe kështu se Gjykata Speciale filloi me një raport në Dick Marty, ose ndryshe një diplomë të falsifikuar të Dick Marty dhe vazhdoi me postimet në Facebook, pra nuk i besoj kësaj.” u shpreh në emisionin Ora Shtatë, në Klan Kosova.
Tutje, ajo e quajti proces të dështuar dhe tha se pyetjet që iu bënë ishin më shumë klishe dhe jo të vërteta. Kurse, sipas saj, as familja nuk e ka ditur që ajo është ftuar për dëshmi në Hagë, pasiqë i është kërkuar nga Gjykata të mos e flasë shumë në lidhje me dëshminë e saj.
“Stafi ka qenë shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë, prej arritjes në aeroport deri në akomodimin në hotel, stafi ka qenë shumë i mirë nga trupi gjykues mbrojtës i zotit Haradinaj dhe Gucati. Kemi vazhduar edhe me takim me psikologë, për shkak që të na dinë edhe gjendjen tonë sa jemi emocional.”
Ballazhi foli edhe për deklaratën që bëri gjatë dëshmisë kur tha se nuk i sheh si të akuzuar, Gucatin dhe Haradinajn.
“Duke e pas parasysh që rrjedhja e atyre dosjeve ishte vetëm nga Gjykata Speciale, pse nuk i kanë mbrojtur ata dosjet e tyre, dhe pse po mbahen ata peng dhe jo të akuzuar. Rrjedhja e dosjeve ndodhi nga ata nuk ndodhi nga ne, pse nuk ishin të zotë t’i mbajnë ato dosje, pse erdhën në Kosovë.”
Gazetarja tregoi se pas dëshmisë kishte marrë komente pozitive për mënyrën se si ka dëshmuar dhe i falënderoi të gjithë që e kanë përkrahur.
No comments:
Post a Comment