2015-09-18

Sfidat dhe problematikat e rinisë shqiptare

Sfidat dhe problematikat e rinisë shqiptare


Nga Dik Daci

Ndonëse ndodhemi në vitin e 25-të të tranzicionit postkomunist që prej viteve ’90 brezi i të rinjve shqiptarë vazhdon akoma dhe sot tranzicionin e stërzgjatur jo vetëm politik dhe ekonomik, por edhe social. Modelet, normat dhe steriotipet e ndryshme sociale që ishin trashëguar nga periudha e para ’90 tashmë iu janë nënshtruar ndryshimeve të kohës ku spikat elokuenca dhe dëshira implementuese e tyre. Po kush janë sfidat dhe problematikat e rinisë shqiptare sot?!

Falë makro e mikro mjediseve si dhe emigrimit e migrimit të tyre shumë gjëra kanë përmirësuar jetesën, por kanë nxitur nga ana tjetër dhe shumë problematika të kësaj rinie. Tranzicioni ka prekur pothuajse të gjitha fushat duke i ekspozuar që nga besimi, familja, shkollimi, punësimi dhe perspektiva europiane. Të rinjtë shqiptarë janë ata që besojnë pavarësisht se praktikimi i besimit të tyre është i ulët duke I bërë ata të hapur e mikpritës. Si gjithë të rinjtë në botë dhe rinia shqiptare është në kërkim të vetvetes, vlerave edukuese dhe socializmit të saj. Megjithëse në nivele të ulëta çka lë për të dëshiruar, vullnetarizmi, humaniteti dhe ndjenja e altruizmit nuk i mungon kësaj rinie. Nga studimi i dytë “Rinia shqiptare 2015” të mbështetur nga fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung” doli në pah se vetëm një në pesë të rinj është aktiv dhe i punësuar. Qendra rinore, tashmë një odë vlerash diskutoi ndër të tjera dhe për vlerat më të çmuara të tyre si dinjiteti vetjak, besnikëria dhe korrektësia si korrelatorë në sukseset e tyre të mëvonshme. Pavarësisht se rinia shqiptare priret drejt shoqërisë së hapur, kur vjen fjala tek familja ajo mbetet bërthama e këtij tranzicioni 25 vjeçar. Familja shqiptare vazhdon të mbetet ende një medalje me dy anë dhe rinia jonë larg asaj perëndimore. Sfidat më të mëdha të tyre sot janë arsimimi dhe punësimi. Sa i përket arsimit, ai mbetet shtylla kurrizore e interpretimit te interesave rinore. Pavarësisht se shqetësim i madh për ta mbetet ende cilësia. Është shtuar vetëdija për rëndësinë e arsimimit profesional si një rrugë drejt garantimit të një pune dhe si përgjigje e kërkesave të tregut. Elementë të korrupsionit si blerja e votës, provimeve me njohje i kanë ulur pritshmëritë dhe kanë zbeh disi kredibilitetin e diplomës. Kjo gjë shpjegohet me tendencën në rritje të shumë të rinjve që parapëlqejnë që studimet universitare dhe pasuniversitare t’i kryejnë jashtë. Por, ajo që mbetet kryefjalë e të rinjve është punësimi. Dhe sidomos atyre që kanë mbaruar studimet ose janë në vitin e fundit të tyre. 26 përqind shprehen pesimist për sa i përket punësimit të tyre dhe vetëm 30 përqind e atyre që janë punësuar kanë një vend pune që përputhet me profilin e studimeve apo profesionin. Tregu i punës megjithëse përpiqet të ofrojë mundësi punësimi janë pagat e ulëta ata që nuk i motivojnë të rinjtë në kërkim të një pune. Administrata mbetet preferencë e parë krahasuar me sipërmarrjen e biznesit privat çka ul mundësitë e të rinjve për sukses. Të gjitha këto fenomene të sipërpërmendura kanë krijuar apatinë e një gjumi letargjik dhe frymën e një mjedisi migjenian “Matanë gardhit asgjë e re”. Shoqëria shqiptare po shkon drejt një krize vlerash…

Alternativat kryesore që të rinjtë kanë për kalimin e kohës së lirë janë televizioni, muzika dhe frekuentimi i kafeneve e bareve me miqtë. Nga studimet është vënë re një ulje e numrit të të rinjve në Shqipëri që lexojnë në kohën e lirë. Të rinjtë e sotëm frekuentojnë pak kinemanë si pasojë e ekzistencës vetëm në disa qytete kryesore, por dhe si pasojë e zëvendësimit të saj nga shikimi i filmave në internet. Mesatarisht 3.2 orë në ditë te rinjtë navigojnë internetin, kryesisht rrjetet sociale dhe 3.2 orë duke ndjekur tv. Kryerja e marrëdhënieve seksuale që në moshë të mitur dhe martesat që kanë dalë jashtë trendit të të rinjve mund të çojnë shoqërinë shqiptare drejt një polakeje të parakohshme. Niveli i ulët i të rinjve tek institucionet publike detyroi mysafirin e qendrës rinore ambasadorin gjerman në Tiranë t’i mëshojë më shumë politikës. Në fjalimin diskutues rreth problematikave dhe sfidave të rinisë, ai i bëri apel rinisë të fusë hundët në politikë duke u bërë kështu pjesë dhe protagoniste e shumë vendimmarrjeve. Mbi 95 % e shqiptarëve janë përkrahës të anëtarësimit në Bashkimin Eeuropian dhe e shohin atë si zgjidhjen përfundimtare të problematikave.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...