2015-09-29

Diabeti, shumë barna dhe pak pjesëmarrje në trajtim: ½ e pacientëve braktisin kurat

Numri i diabetikëve është një rrugë në ngjitje në të gjithë botën. Tema është diskutuar gjatë kongresit "Americani Diabetes Association" i cili u përmbyll më 9 qershor në Boston. Duke iu referuar të dhënave të diskutuara në kongres, 1.3 në 2 milionë pacientë në trajtim me hipoglicemizues oralë braktisin trajtimet. Po ashtu nga 800 mijë pacientë që kanë nevojë për insulinë, rreth 200 mijë nuk e marrin atë. Një pjesëmarrje e mangët në trajtim çon në një rrezik më të madh për komplikime, nga retinopatia te insufiçenca renale me një rritje të kostove për Shërbimet Kombëtare Shëndetësore. Për të reduktuar problemin pacientë dhe mjekë kërkojnë pak trajtime, të thjeshta për t'u përdorur dhe që të jenë efikase.
"Trajtimet për diabetin - shpjegon Francesco Giorgino, profesor në endokrinologji dhe sëmundje të metabolizmit në Universitetin e Barit dhe i pranishëm në kongres, - janë shpesh komplekse. Kërkojnë në fazë ta avancuar tre barna ditore, pas të cilave kalohet në insulinë me injeksion. Ky përshkim përbën një barrierë të madhe psikologjike dhe praktike për pacientët. Siç rezulton, shumë pacientë harrojnë dhe pastaj braktisin kurimin. Situata që sjellin kosto shëndetësore dhe ekonomike shumë më të lartë se sa vetë terapia.
Vlerësohet se në botë se 1 në 9 dollarë shpenzime shëndetësore shkojnë për diabetin, sëmndje e cila në 2014-ën ka sjellë një kosto komplesive botërore prej 612 miliardë dollarësh. "Ajo që i mban larg diabetikët nga trajtimi është se duhet të mendojnë çdo ditë për barnat dhe frikën e efekteve anësore me të cilat mund të përballen", pohon Nicoletta Musacchio, përgjegjëse e njësisë operative të Diabetologjisë në Istitutin Klinik të Milanos. "Si insulina edhe disa hipoglicemizues oralë mund të çojnë në kriza hipo-glicemike dhe mbi të gjitha mund të përcaktojnë një rritje të peshës, ekzaktësisht e kundërta e asaj që iu kërkohet të sëmurëve për të mbajtur nën kontroll diabetin", përfundon studiuesja.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...