Agim Bacelli
Bisede me mikun e rinise e rihapur pas 40 vitesh
- Interviste me poetin Kostaq Duka-
Ishin vitet '60 -‘70 kur shkoja si i ftuar ne takimet e Deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Korce dhe, kur hyja ne sallen e mbledhjeve ne Pallat te Kultures, zija nje qoshe ne fund e nuk levizja. Pallati i Kultures me drejtor Petraq Zoton zjente nga aktivitetet e shumta letrare dhe gjeja me e bukur ishte se ky pallat aktivizonte shume letraret e rinj te qytetit dhe fshatit. Aty do te me jepej rasti ta shikoja per here te pare nje 'djalke' qe do me ngelej ne mendje per tere kohen. Ai qendronte pothuaj gjithmone me nje djale tjeter me te gjate se vetja e me floke kacurrela. Do mesoja se ata dy djem do te ishin Kostaq Duka e Vangjush Saro. Ne ate kohe Kostaqi ishte nje djale i ri e i imet, afersisht sa mosha ime, binte shume ne sy per harene dhe gezimin qe mbarte. Kostaqi binte shume ne sy edhe per nje gje tjeter, per nga menyra e kujdeseshme e krehjes dhe ndarjes se flokeve te tij te zinj e me pak honde. Vijza e drejte ne anen e majte te flokeve te tij, ishte perhere e paster dhe tmerresisht e drejte! Kostaqi nuk pati lejuar kurre qe t’i ngaterrohej qofte dhe nje fije floku midis ndarjes se flokeve pasi cdo fije floku qe "urdheruar" te qendronte e krehur lart ose poshte, ne vendin e saj! Menyra e tij e te qeshurit, rregulli i menyres se veshjes, krehjes dhe pastertise se tij tregonin se qe nje djale i edukuar, nga nje familje e mire qytetare.
Kaloi kohe e gjate dhe nje dite, se bashku me Resmi Corbaxhiun, solla ne mendje te gjithe shkrimtaret dhe letraret e Korces se viteve ’60 -’70 dhe midis tyre edhe Kostaq Duken. Resmiu me tha se Kostaqi eshte ketu ne Amerike. Ju luta te me lidhte me Kocon menjehere.
Keshtu u rilidha me Kostaq Duken dhe qe nga ajo dite bashke kemi folur dhe shkembyer mendime gati per dite. Kostaqi banon me gruan dhe djalin e tyre qe prej 8 vjetesh ne Chicago. Atje nuk ka rreshtur se shkruari poezi dhe te tjera shkrime. Eshte themeluesi i web-site "www.albpoem.com" ku ka perfshire shume poete emigrante dhe jo emigrante nga tere bota shqiptare. Kostaqi nuk eshte me ai 'djalke' merakli pas 'leshkave' pasi shume prej tyre i kane ikur 'pa leje' per te mos ju kthyere me. Per te mesuar me shume per Kostaq Duken e sotem le t'ja leme fjalen vete atij ne kete intervite qe une e pergatita apostafat per "KorcaNews" te Ergert Cenollit.
Pyetje: Nuk e paske harruar zanatin e vjeter….…
Pergjigje: Nuk me ka harruar ai.
-Koco, dini gje ku behen gjithe ata miq qe kemi njohur ne degen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Korce?
Eh, Agim, ju keni 40 vjet larguar nga Korca une mbi tete vjet qe gjithashtu nuk jane pak.Po ja me shkrimtarin Vangjush Ziko qe shumicen e kohes ka qene ne Kanada prane femijve kam shkembyer telefonata dhe emaile.Pervec disa botimeve me poezi ai ka sjelle per te gjithe ne perkthime me shume vlere nga gjuha ruse, nga Esenini,Pushkini dhe me sa di se fundi dhe nje antologji voluminoze me poezi te zgjedhur.Po keshtu kam mbajtur kontakte te gjalla me Skender Rusin qe padyshim eshte nje nga liriket me te mire te brezit tone , me Thani Naqon qe banon ne Florida e qe nuk shterr se krijuari.Pas nje romani qe e lexova me shume kenaqesi per kolorin e ngohte te jetes ne Devoll ne kete periudhe tranzitore lexova edhe nje liber te tij me poezi dhe tani ai ka na shtyp nje liber tjeter.Here pas here marr dhe me merr ne telefon poetja Julia Gjika nga Bostoni qe gjithashtu porsa ka botuar nje liber voluminoz dhe shume jetesor me poezi.Gjate krijimit te AlbPoem ne faqet e internetit kontaktova dhe u shmalla me shume nga miqte e mij poete, Irena Vreton,
Fatmir Cecin, Hysen Kobellarin,Arjan Kallcon etj.Por nepermjet poezive, per dergimin e te cilave ndermjetesoi botuesi i “Korca news” Ergert Cenolli, une u shmalla dhe me lirikun e embel qe s'rreshti se kenduri per dashurine "pa dorashka" Klito Fundo, me Vladimir Torovecin gjithnje ne kerkim te formave te reja shprehese ne poezi,me Rakela Yzeirin qe banon ne Selanik, me fjaleurtin Ylber Merdanin etj.Nje befasi per mua ishte cikli me poezi derguar nga Aleko Ballauri per krijimtarine e te cilit fillimisht me kishte folur tregimtari e publicisti qe s’di te beje lavde pa vend, miku yne i perbashket Ilir Buzali.E verteta eshte se kurre nuk e mendoja se ai burre i heshtur, i sjellshem, i menduar, veshur me sqime, te cilin e njihja thjesht si mik i i artistit te shquar Vangjush Furxhiu, vec mathematikes pasion te heshtur,ta pashpallur ka pasur poezine.Lirikat e tij jane pikture e gjalle.
Por edhe me Kristaq Turtullin,prozatorin prodhimtar dhe poetin e ngrohte qe banon ne Kanada komunikoj here ,here.Tregimtari Vehbi Furxhiu vec letersise vazhdon te drejtoje gazeten “Korca” ku mesazhet nga jeta e emigranteve jane te pranishme.
Po te tjeret....Eh, duhet te na mbledhe ne ndonje promovim libri Skenderi , ne biblioteke
qe te shmallemi me te gjithe.Por i paharruri, prozatori fjalearte e frazeqendisur Sotir Andoni nuk do te na vije, u nda nga jeta ketu ne Amerike, e po keshtu s’do te na vije dhe "zhurmemadhi" zemerarte shkrimtari i talentuar Guri Micinoti.Zor e ka dhe Petraq Samsuri, i renduar nga mosha.Me kujtohet nje mbremje.Tek shetisnim ne bulevard me thote ai, e di qe me vjen turp nga keto" xhiro"Perse i thashe.Po ja une tani jam 85 vjec dhe ec i krekosur, kur shume nga shoket e mij s’jane me.Sa per Petraq Zoton, tregimtarin me ze sidomos ne gjinine e letersise per femije di se eshte sa ne Tirane dhe ne Korce.Por shume e shume te tjere jane ne Greqi, si Skender Demolli, fabulisti e komediani, poeti Petraq Kita, Engjell Shallvari ,Edmond Zace etj.
A vazhdoni te shkruani poezi si dikur apo keni gjetur nje pasion tjeter?
A vazhdoj te shkruaj? Ne vitet 50-te te moshes s’ka vend per "tradhetira".Poezia do te mbetet ne teresi bashkeudhetarja ime e jetes.Nxitur nga kjo dashuri per poezine krijova web-in albpoem.com si nje album modest poetik me krijimtari poetike te poeteve te sotem korcare ku si te ftuar jane edhe poete te tjere shqiptare kudo ku ata jetojne e banojne.Me kete rast u bej thirrje edhe poeteve te tjere korcare te te gjithe brezave te bashkohen ne kete sofer.Ajo ka vend per te gjithe.Me beso Agim. Kur lexoj poezite e miqve te mij me duket sikur jam aty ne ndonje kthine te vogel si « kafeneja » e mikut tim Fatmir Ceci ku neper rafte kishte me shume libra me poezi se sa pije te ndryshme.Por nuk harroj dhe ato takime te ngrohta per Korcen, poezine e artin tek klubi i Petrika Konomit ku nje grup intelektualesh e artistesh rrihnin mendime si ta nxirrnin Korcen nga plogeshtia.Ja nga keto diskutime mori udhe nje veprimtari aq e bukur qe organizohet cdo vit ne Korce "Netet e poezise korcare" per te cilen ka qene e dukeshme puna me pasion e poetit Skender Rusi dhe rregjisorit Dhimiter Orgocka. Por vec albpoem. une e vleresoj te dobishem angazhimin se toku me poeten Kozeta Zylo dhe me ju Agim per botimin e permbledhjes poetike "Zemra prinderore" me poezi kushtuar prinderve, ku moren pjese 50 autore. Gjithashtu isha redaktor per librin « Qyteza dhe njerezit e saj » botuar nen kujdesin e shoqates Qytezare Perparimi te Chicagos.Kohet e fundit po jap nje ndihmese dhe per botimin e revistes "Rreth nesh" , botim i realizuar nga Aleanca Shqiptare-Amerikane e Chicagos.Keto dite del nga shtypi libri im me poezi « Trendafili qe celte ne janar » redaktor i te cilit eshte Skender Rusi.
Kush eshte zanafilla e poetit Kostaq Duka
Ai djali, i shkurter, i imet qe pelqente t’i ndante floket me "onde" pra gjysem kacurrela me nje vije sa me te drejte vinte rregullisht ne takimet e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Korce ne ato vitet 60-70 te , ku ju e njohet se pari sepse mendjen e kishte te roberuar nga arti,nga poezia,drama si dhe interpretimi skenik.Ai vinte nga nje gjimnaz nga me te njohurit ne Korce por dhe ne te gjithe Shqiperine si nje fidanishte ne vite nga ku kishin dale krijues e artiste te medhenj.E pra gjimnazi "Raqi Qirinxhi" vazhdues i Liceut Frances te Korces ka pasur nxenes qe sot Shqiperia i nderon si krijues te shquar.Ky djale,pra une jo me djale por burre me floke te rralluar,por perseri te ndare me vije e cila nuk para bie ne sy nuk e ndjen veten ne ate peshe si krijues sa ta rendite veten perkrah me te shquarve por kjo sdo te thote se nuk ndjen krenari qe i perket nje gjimnazi te tille.Po le te kthehemi ne ato vite kur te gjithe e shpallnim veten te famshem dhe me kohen perpara nesh guxonim te mendonim majat e Hygoit,Eseninit,Uitmanit,Ricosit,Lorkes,etj,etj.Kisha filluar te shkruaja poezi shume heret qe ne tetevjecare.Kur ato u bene nje tufe e madhe i hodha ne nje fletore me vija sipas kerkeses se mesuesit te letersise se gjimnazit Raqi Qirinxhi poetit,dramaturgut e perkthyesit te shquar nga gjuha ruse Vangjush Ziko.(Ne ato vite gjimnazi perfshinte edhe tetevjecaren).Pasi ai i lexoi me tha fjale inkurajuese sa mua bixhulit, te vogel me bene te tille, sa malet e Moraves ne lindje, m’u duken si kodra te vogla qe mund t’i ngjitja me nje fryme.E kam nje kujtim qe s’mund ta harroj kurre dhe qe flet per perkujdesin e Vangjush Zikos jo vetem si krijues por edhe si mesues i shquar,skrupuloz.Ne vitin 1976,(atehere isha 24 vjec) kur ne Korce u be diskutimi i librit me vjersha e poema mbaj mend dy episode.Shkrimtari Moisi Zaloshja duke mbajtur ne duar librin me 24 poezi e dy poema tha per te ma bere qefin por edhe per te mos me rritur mendjen se ky liber i ngjante nje therrime buke te vene ne nje sofer te shtruar bukur.Kurse Vangjush Ziko me befasoi, ai para te pranishmeve shkrimtare e artiste korcare me riktheu fletoren me vjersha qe e kisha pergatitur kur isha me pak se 14 vjec, pra dhjete vjet me pare nga momenti kur beme promovimin e librit te pare.
Me qe dolem tek botimi i pare, mund te na thoni si ndodhi?
Kjo pyetje i dashur Agim eshte jo shume e kuptimte se ka te tille poete si miku im Dhimitraq Papando, mjek ne profesion me banim ne Nju Jork qe ishte dy vjet poshte meje ne gjimnaz por njehere se beri veten se cdo mbremje merrej e merrej me poezine.Tani ai ka botuar nje liber me poezi lirike te shkruara gati 30 vjet me pare por qe tingellojne shume bukur edhe sot.Sidoqofte une po i pergjigjem pyetjes sepse botimi per here te pare eshte ngjarje e madhe.Isha 16 vjec,nxenes ne vitin e pare te gjimnazit kur botova nje poezi kushtuar Shqiperise.Bukuria eshte qe kjo ngjarje me lidhi me tre miq sot vertet krijues te shquar Bashkim Hoxha,romancier,dramaturg,gazetar,botues,Petraq Risto poet dhe botues me emer,Ilia Dede skenarit.Te tre ishin nga Durresi.Uruam me letra njeri tjetrin per suksese e per t’u bere te famshem ne ditet me pas.Nuk njiheshim per fytyre. Rasti e solli aty nga matura te shkonim ne nje konkurs kombetar per artin qe organizohej nga Radio Tirana.Une e perfaqesoja Korcen per letersine,kompozitori Josif Minga per muziken etj.Dolem ne finale me Durresin.Gara ishte e forte.Deri ne ato moment une e kisha bere detyren.Me poezine qe kisha shkruar dhe qe e recitova vete kisha fituar piket maksimale.Por ja nje pyetje rrufe ,e fundit per letersine.Pergjigjen e kapa dhe renda t’i bija gongut.Po ku te falte,kuqoja,Ilia Dede?!! U tregua me i shkathet.Durresi fitoi e ne humbem.Ketu u njoha dhe me treshen e fameshme nga Durresi qe nuk e hiqte nga goja idhullin poetik te Durresit Kovin,poetin e njohur po kaq edhe si shkencetar Moikom Zeqon.Jeta e solli qe me kete treshe te vija ne nje fakultet, ne Shkencat Politike Juridike,une per filozofi dhe ata per gazetari.Jeta si student do te ishte prova e vertete per rrugen e artit.Ne ato vite isha ne rrethin letrar te fakultetit,cka me bente qe te ballafaqohesha me poezite e krijimet e tere bashkestudenteve te nje profili por edhe me ata te letersise.Dhe ne ato vite ne fakultet ishin te degjuar jo vetem tre krijuesit ,shoket e mij nga Durresi por edhe te tjere si poetet Llambro Ruci,Kolec Traboini,Sami Milloshi,Violeta Andoni,Zhaneta Shqepa,shkrimtari Ndue Lazri etj.Ne shtypin letrar dhe ne takimet krijuese tek une linin mbrese dhe krijues te afirmuar te fakulteteve te tjera si Rudolf Marku,Agim Isaku, Roland Gjoza,Shpresa Kapisyzi, Alfred Capaliku etj.Nga Shkodra vinte ne Tirane jehona e krijimeve te bashkemoshatareve, Visar Zhiti, Skender Rusi. Ne ato vite botova jo pak poezi ne gazeta "Studenti". Per kete tufe me poezi u be nje disutim krijues ne kete gazete.I kam te gjalla ne kujtese fjalet inkurajuese te pedagogut te letersise se huaj ne fakultetin e letersise z.Ilia Lengu i cili porsa ishte kthyer nga studimet ne France.Operimin me faktet e detalet e thjeshta nga jeta ai e quajti nje gjetje e prirje origjinale ne poezine time, cka edhe sot une e kam ne vemendje.Por mbrese me kane lene edhe mendimet e verejtjet dashamirese te kritikut e studiuesit te shquar Capajev Gjokutaj,te poetes Shpresa Kapisyzi etj.Nga viti 1973 cova vellimin e pare me poezi.Ishte i gjithi me lirika dashurie.Redaktori i shtepise botuese e pelqeu dhe me tha; More Kostaq per mua libri eshte i mire,por si tja bejme, qe ta kalojme duhen dhe dy tre poezi per atdheun, lirine etj,etj. Ai i ndjente me mire ethet politike te kohes.Librin e terhoqa. Ai s’u botua. U ndaluan shume libra dhe u kritikuan shume poezi.Nuk shpetoi dhe nje poezi e imja lirike botuar ne gazeta "Drita" ku ne nje varg une i marrosuri ne dashuri shkruaja "Rendja,rendja pas teje/si i semuri, pas diellit, ujit, ajrit" Ne gazeta "Hosteni" ne rubriken qe i bente jehone Plenumit famekeq te katert duke u tallur me keto vargje jepej nje skelet njeriu me shikimin drejtuar nga dielli.Nejse u desh te "mblidhej" mendja.
Dicka me shume per veprimtarine letrare ne Korce
Kur botova librin e pare me vjersha sapo isha emeruar ne Korce si redaktor ne gazeta lokale "Perpara" ku vec te tjerash kisha ne ngarkim rubrikat e artit e letersise. I rrembyer pas shkrimeve ne fillim ne gazeta lokale e me pas si korrespodent i gazetes "Zeri i Popullit" sikur u ftoha me poezine, e cikla hidhej ne leter gati rastesisht.Ne krijimtari drama u vu ne qender te vemendjes.Nga vitet 80-te ngjita ne skene se pari me studion per aktore dramen "Provimi i Veshtire" vene ne skene nga rregjisori Petraq Marjani.Me pas mora pjese ne javet e teatrit qe filluan te organizoheshin thuajse cdo vit me dramat "Fqinjet" vene ne skene nga miku im i paharruar Artisti i Merituar Jani Riza dhe "Prova e jetes" vene ne skene nga aktori Pero Gjezi. Me keto drama kam fituar cmimin e dyte.Qe ne rinine time,duke qene recitues i pasionuar i poezise se toku me mikun tim te afert aktorin,skenaristin e producentin e filmit Edmond Budina krijova nje miqesi te vertete me Artistin e Popullit rregjisorin Dhimiter Orgocka.Ne cdo hap te krijimtarise,sidomos te drames ai ka qendruar afer meje.Fale bashkepunimit me kete rregjisor ne tetor te vitit 1990 kur po zjente mendimi per ndryshim ngjita ne skene dramen "Pertej vetes" me trupen e Teatrit "A.Z.Cajupi".Ore te tera diskutonim me Dhimitrin per idete te cilat sigurisht do te ngjallnin dhe reaksion.Drama u dha para pjesemarresve te Konferences Kombetare te Talenteve te reja dhe pati sukses.
Nje pyetje teper personale! Mundem ?
- Sigurisht.
-Cfare te ka pelqyer me shume ne rini, poezia apo cupat e Korces?
Per cupat e Korces “marroseshin” dhe te tjere, nga qytete te tjera jo me ne vendasit korcare.Pse e rastit eshte qe serenata ka lindur ne ato rrugica me gure e nen dritaret e shtepive tipike korcare? Ja eshte i njohur fakti qe shume cupa korcare jane dashuruar e martuar me djem nga Shkodra.
Emigracioni dhe poeti.
Amerika nuk eshte prova e pare e jetes sime ne Emigracion.Nga viti 1993 emigrova fillimisht ne Greqi.Libri "Flas me barin" qe botova ne vitin 1998 eshte si nje ditar poetik, me mbresa qe s’perseriten me nga jeta e emigrantit.Ketu ne Amerike, si shume e shume te tjere krijues nuk kam heshtur duke iu nenshtruar te ashtuquaturit binom: pune,gjume.Dhe do te vazhdoj te shkruaj…..
A shkruani perseri per dashurine si dikur?
Poezite e dashurise miku im nuk njohin moshe.Dhe kjo eshte aksiome. I bashkohem mendimit qe shpreh poetja Albana Lifschin ne nje nga poezite e saj, derguar ne Albpoem, qe kur doja te ndaloja se shkruari per dashurine e pashe qe bota nuk po rrotullohej.
C’mund te thoni per per emigrimin tuaj ne nje moshe te pjekur?
Cdo ndermarrje e madhe ne jete kerkon rinine.Edhe emigracioni eshte ndermarrje e madhe dhe ne moshen mbi 50-te eshte i veshtire.Por...Nuk ankohem.Edhe ne kete moshe vec anes financiare ka edhe shume perfitime te tjera.Kryesorja rrit kendveshtrimin e dukurive te jetes .
Si e vleresoni poezine shqiptare ne Amerike?
Eshte e pashterreshme. Krijohet shume dhe botohet shume sidomos ne faqet i internetit. Ka larmi dhe vlera ballafaquese me poezine me te mire qe krijohet ne Shqiperi. Me kalimin e kohes sigurisht do evidentohen vlerat me te mira.
Nese do te kishit me shume kohe te lire ne krijmtari, cfare mendoni se mund te krijoni ?
Do te merresha padyshim me dramen.
Di qe edhe djali juaj krijon poezi, a ka pasionin tuaj ?
Mbase talentin e ka me te madh.Kur studionte per gazetari botoi disa poezi ne revistat e Kolegjit te cilat u mirepriten.Por pasioni shprehet ne kembengulje e pune te perditeshme.Arti te do zemer e shpirt. Ai ka tani interesa te tjera per jeten.Si shume e shume te rinj biznesi eshte magnet me i madh.Nuk e di me vone.Sidoqofte eshte rruga e tij dhe une e vleresoj dhe e dua se tepermi.
Dicka mbi jeten tuaj private.
E zakonshme si e shume emigranteve te tjere.Punojme shume por edhe perpiqemi te takohemi me njeri tjetrin, te « mbushim » ate boshllek qe krijohet vetvetiu larg mjedisit,fqinjesi,shoqeri e miqesi e afert qe ne Shqiperi eshte me « bollek »Vec interneti na ben qe edhe me miqte e vjeter ne Shqiperi e kudo ne bote te mbetemi fqinje me perjashtim qe s’kemi ku e pime nje kafe a nje birre Korce.