Muaji shtator ka nisur me një risi të rëndësishme në fushën e sigurisë së barnave. Më 1 shtator hyri plotësisht në fuqi shërbimi i ngritur nga Agjencia Evropiane e Barnave dedikuar monitorimit të literaturës mjeko-shkencore mbi efektet anësore të dyshimta të disa substancave që tregtohen në BE. Informacionet më të rëndësishme do të analizohen dhe ndërfuten në sistemin e "EudraVigilance", rrjeti ndërkombëtar që mbledh raportet e farmakovigjilencës nga agjencitë rregullatore dhe nga kompanitë prodhuese duke thjeshtësuar kështu rikthimin e informacioneve të përditësuara mbi sigurinë.
Valeriana, hiperik, eukalipt, mente, plantago, echinacea, senna, trumzë, murriz, serenoa, arnica, sojë etj janë disa nga 100 referencat fitoterapike të përfshira në listën që grupon në total 400 substanca aktive (300 me origjinë kimike, 100 me bazë bimore) mbi të cilat do të zbatohet kontrolli i EMA-s. Në portalin e agjencisë (në faqen Monitoring of Medical Literature) është publikuar lista e plotë dhe regjistri i burimeve që do të përdoren për monitorim, mes të cilave arkivat e EMBASE, MEDINE, International Pharmaceutical Abstracts dhe AMED.
Kompanitë farmaceutike tashmë do të kenë një detyrim më shumë për t'i raportuar "EudraVigilance" nëse produktet e tyre janë përgjegjëse për efektet e dyshimta dhe ky shërbim duhet të thjeshtëzojë tashmë aktivitetin e tyre. Duke reduktuar dublikimin e sinjalizimeve nisma e EMA-s propozon në fakt përmirësimin e sigurisë së barnave, cilësinë dhe koherencën e të dhënave të sjella nga EudraVigilance. Një udhëzues, një video dhe materiale të tjera informative janë të disponueshme në websitin e EMA-s për të gjitha subjektet e përfshira në këtë projekt të rëndësishëm që do të modernizojë procedimin e farmakovigjilencës në nivel evropian pa kompromentuar cilësinë.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2015/09/30
Farmakovigjilencë, nis monitorimi i EMA-s mbi literaturën shkencore
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment