Agjencioni floripress.blogspot.com
2015/09/30
Nga "Jama" konfirmimi i radhës se vaksina Mmr nuk luan asnjë rol në autizëm
Një studim retrospektiv i cili ka analizuar historitë klinike të 96.000 fëmijëve, ka arritur në përfundimin se administrimi i vaksinës trivalente fruth-shyta-rubeola (Mmr) nuk lidhet me asnjë element risku për autizëm, as në ato familje të cilat kanë precedentë me fëmijë të prekur nga kjo sëmundje."Pavarësisht se pjesa më e madhe e kërkimeve të zhvilluara në 15 vitet e fundit nuk kanë gjetur lidhje mes vaksinës Mmr dhe shqetësimeve të spektrit autik, disa kërkime të zhvilluara mbi prindër që kanë fëmijë të prekur me këtë sëmundje, sugjeronin se vaksinimi fruth-shyta-rubeolë mund të ishte një bashkë-shkaktar i autizmit te fëmijët pasardhës", thuhet në studimin e drejtuar nga Anjali Jain nga "Lewin group Falls church" në Virxhinia. Për këtë arsye, kërkuesit e kanë përqendruar vëmendjen e tyre në një grup të gjerë fëmijësh të cilët kishin të paktën një vëlla më të madh.
Mes 95.727 fëmijëve të përfshirë në studim dhe të vaksinuar me Mmr, 1.929 prej tyre (2.01%) kishin një vëlla më të madh, i cili ishte i prekur nga shqetësime të spektrit autik. Një shqetësim i spektrit autik gjatë periudhës së vëzhgimit është diagnostikuar në mbi 994 persona (1.04%) të grupit dhe analiza e të dhënave ka lejuar të arrihet në përfundimin se vaksina Mmr nuk lidhet me asnjë rritje të riskut, as te fëmijët me familje që kanë pasur fëmijë të prekur më parë nga autizmi. "Disa prindër të fëmijëve me shqetësime të spektrit autik mund të kenë zgjedhur që të vonojnë vaksinimin te fëmijët e tyre, deri sa kanë qenë të qartë se nuk kishte risqe të tjera të lidhura me vaksinën.
"Më shumë se dhjetë studime kanë treguar se në moshën kur shfaqen shqetësimet e spektrit autik ato nuk ndryshojnë mes fëmijëve të vaksinuar ose jo. Tani vërtetohet se as rreziku i përkeqësimit të shqetësimeve të spektrit autik te familjet me fëmijë të prekur nga autizmi, nuk ndryshon mes fëmijëve të vaksinuar ose jo", përfundon autorja.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment