2015-09-18

Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni : Mos bini pre e diskriminimit të policisë kufitare serbe!

Prof Dr Mehdi Hyseni

             Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni



*** Nëse jeni zotërues të ligjshëm të pasaportës valide (personale, familiare ose kolektive) të SHBA-së, asnjë polic serb nuk ka të drejtë, që të mos e pranojë atë si dokument të ligjshëm udhëtimi për hyrje-dalje të territorit të Serbisë.



Me rastin e kalimit të kufirit të Serbisë, asnjë shtetas i Amerikës, nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga policia kufitare e Serbisë, sepse ligjërisht jeni të mbrojtur me pasaportën amerikane, nuk iu nevojitet kurrfarë dokumenti tjetër udhëtimi për të dëshmuar identitetin tuaj.





Në rast refuzimi të pasaportës amerikane, thirrni urgjentisht shërbimin më të afërt diplomatik ose konsullor të Ambasadës së Amerikës!



Nëse policia kufitare e Serbisë nuk pranon pasaportat e Amerikës, zotërues të cilave janë shqiptarët-shtetasit e saj, me origjinë nga Kosova, të cilët dëshirojnë të kalojnë kufirin për të hyrë në territorin e Serbisë (qoft me qëndrim të përkohshëm, qoftë për kalim transit për ndonjë vend të tretë), atëherë shtetasit amerikanë e kanë për detyrë që menjëherë ta njoftojnë ambasadën ose shërbimin më të afërt konsullor të SHBA-së qoftë në Prishtinë, në Shkup, në Beograd, në Sofje apo në Zagreb, në mënyrë, që perosoneli me kompetencë për këto çështje, të marrë masa urgjente ligjore për të zgjidhur problemin e krijuar nga mosdija, ose nga keqpërdorimi i detyrë së policëve të shërbimit kufitar të Serbisë.



Çdo turist me pasaportë amerikane (pa vizë) ka të drejtën për të hyrë në territorin e Serbisë, sepse edhe sipas ligjit përkatës të SHBA-së : “U.S. citizens with tourist, official, or diplomatic passports do not need a visa to enter and stay in Serbia for up to 90 days.” days. “((http://travel.state.gov/content/passports/english/country/serbia.html).



Po ashtu,, edhe sipas Ligjit përkatës të Serbisë “Zakon o strancima” i dates 23 tetor 2008, i publikuar në “Sl. Glasnik Republike Srbije”, pasaporta amerikane pranohet si dokument udhëtimi. Kështu , thuhet “në nenet 1 dhe 3, Pika 7) foreign travel document is a personal, family, collective, diplomatic or official passport”.



Prandaj, ligjërisht çdo gjë është e qartë si dielli, se pasaporta amerikane si dokument udhëtimi, është e pranueshme nga shteti i Serbisë, i cili ka marrëdhënie diplomatike ndërshtetërore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Kjo çështje nuk është e diskutueshme, në asnjë aspekt ligjor qoftë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, qoftë në atë të së drejtës së brendshme të Republikës së Serbisë.



Prandaj, të gjithë shqiptarët- shtetasë amerikanë me prejardhje të Kosovës,, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Bosnjës, të Kroacisë dhe të Shqipërisë, që janë të pajisur me pasaporta valide, të lëshuara nga qeveria e SHBA-së, kanë të drejtën e patjetërsueshme ligjore, që pa asnjë pengesë ligjore, të hyjnë dhe të dalin nga Serbia. Këtë të drejtë, në asnjë mënyrë, nuk mund t’ua kontesojë, as t’ua mohojë policia kufitare e Republikës së Serbisë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...