2015-09-18

10 fakte që nuk i dini për Stalinin

Nga puna si meteorolog tek braktisja e  shkollës, 10 fakte që nuk i dini për Stalinin
Nga puna si meteorolog tek braktisja e shkollës, 10 fakte që nuk i dini për Stalinin

Ka një gjë që ne mund të jemi të sigurtë: Jozef Stalini ishte i tmerrshëm. Ishte njeri i pamëshirshëm, diktator i rreptë që vrau miliona njerëz të tij pa e menduar dy herë, dhe shenja e tij në histori ka qenë e pashlyeshme. Por ka disa gjëra të tjera që nuk i dimë për Stalinin që mund të na surprizojnë. Pavarësisht se Stalini u shënua në histori si një person, përgjegjës për vrasjen e milionave, ai vazhdoi të ishte i nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, por jo vetëm një herë si rivali i tij Hitleri, por dy herë në vitin 1945 dhe 1948. Edhe pse Lenini e ndihmoi Stalinin të ngrihej në pozitën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në vitin 1922, pak kohë më vonë, edhe vetë Lenini u shqetësuar për pushtetin gjithnjë e më në rritje të Stalinit. Kur Lenini u përpoq ta hiqte Stalinin nga pozicioni i tij, Stalini ishte bërë shumë i fuqishëm. Stalini ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 20 milion njerëzve. Ai e tha vetë: “Një vdekje është tragjedi, 1 milion është statistikë”. Gjatë regjimit të tij të terrorit, diktatori ishte përgjegjës për vdekjen e 20 milion qytetarëve dhe 20 milion ushtarëve dhe civilëve që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore. Ai gjithashtu burgosi, torturoi dhe persekutoi shumë njerëz. Më poshtë ndodhen 10 fakte që ne nuk i dimë për ish-diktatorin rus.

1. Emri i Stalinit do të thotë “Njeri i Çeliktë”
Është e vërtetë. Josef Stalin lindi me emrin Josef Vissarionovich Djugashvili më 18 dhjetor 1878, dhe e ndryshoi emrin e tij nga origjinali në moshën 30-vjeçare. Pse Stalin? Sepse do të thotë njeri i çeliktë.
2. Ka debate rreth ditëlindjes së tij
Sipas llogarive zyrtare, Stalin lindi në 18 dhjetor 1979. Megjithatë, kalendari Julian i stilit të vjetër (kalendari rus)e shënon ditëlindjen e tij më 6 dhjetor. Stalini vetë, e ndryshoi ditëlindjen e tij e çoi më 21 dhjetor, si dhe vitin e lindjes në vitin 1881, për të gënjyer zyrtarët caristë.
3. Stalini e la shkollën për shkak…. të teorive të shumta
Stalini është një enigmë. Dhe këtij misteri pas të cilit ai fshihet, qëndron dhe pyetja pse e la Stalini shkollën. Sipas disa raporteve, udhëheqësi i Rusisë nuk mund të paguante shkollimin e tij. Të tjerë thonë se ai u përjashtua për pikëpamjet politike kundër Nicholas II. Dhe të tjerë thonë për shkak se la shumë provime. Ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë.
4. Ushtria e “majmunëve” të Stalini është si një mit
Ka zëra se Stalini kërkonte të krijonte një ushtri gjysmë njerëz, gjysmë majmunë për të rivendosur lavdinë e Rusisë, por “Scientific America” (Amerika Shkencore) nuk e ka provuar asnjëherë që ky citim ka dalë nga goja e Stalinit.
5. Stalini ishte i dashuruar pas filmave
Stalini ishte një njeri filmash. Aq shumë sa që në çdo shtëpi të tij kishte një teatër privat. Ai ishte gjithashtu me pretendime: sipas arkivave të Partisë Komuniste, lideri e konsideronte veten një producent, regjisor, skenarist dhe censurues filmash.
6. Donte shumë John Wayne-in
Pavarësisht dashurisë së tij për filmat vestern, ai ishte i apasionuar edhe pas filmave të John Wayne. Arkivat gjithashtu e tregojnë Stalinin që e fantazonte veten si kauboj. Spencer Tracy dhe Clark Gable ishin të preferuarit e tij. Regjisori i tij i preferuar ishte John Ford. Çfarë nuk i pëlqente atij? Puthja franceze dhe lakuriqësia, kjo ishte arsyeja që ai i ndaloi puthjet në filma për disa kohë.
7. Vera e preferuar e Stalinit ishte gjeorgjiane
Vera e preferuar e Stalinit ishte Khavanchkara, një verë mjedre gjeorgjiane. Kjo verë do të rikthehet në Rusi pas gati 10 vjetësh sepse kjo e fundit e ndaloi verën gjeorgjiane për shkak të cilësisë së dobët.
8. Muzikantja e tij e preferuar ishte pianistja Maria Yudina
Sipas një pasazhi nga “The Ladder of the Beatitudes” nga Jim Forest (Shkallët e Bukurisë), muzikantja e preferuar e Stalinit ishte pianistja Maria Yudina. Ai e pëlqente aq shumë sa që insistonte ta regjistronte atë duke performuar Koncertin Nr.23 në piano të Moxartit, të cilin ai e kishte dëgjuar të performohej drejtëpërdrejt në radio. Por duke qenë se Stalini insistonte, pavarësisht se nuk u regjistruan, Yudina dhe orkestra pranuan të performonin. Ndryshe, edhe mund të ishin vrarë.
9. Ishte një burrë i vogël me ide të mëdha
Stalini ishte i gjatë 163 cm, dhe prandaj fitoi nofkën “shiringa e vogël” nga presidenti Truman. Stalini ishte i vetëdijshëm për mënyrën si dukej. Ai kishte krahun e majtë më të shkurtër se i djathti dhe shenja në fytyrë për shkak të alergjisë.
10. Stalini ishte meteorolog
Pavarësisht se të gjithë e njohin si lider të Bashkimit Sovjetik, Stalini kishte një punë të vërtetë përpara. Njëra dhe e vetmja punë e tij përpara se të pushtonte shumë pjesë të Europës dhe Azisë ishte meteorolog. Ai punonte në Observatorin Meteorologjik të Tbilisit, ku ishte njeriu i ngarkuar për regjistrimin e motit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...