Rrëfimi i priftit italian, që ndërmjetësoi takimin Nano-Berisha në Trieste
Arqipeshkvi Vincenzo Paglia një prej themeluesve të Sant’ Egidios është një njeri joperiferik në politikën shqiptare. Që prej marsit të 1991, kur hyri në Shqipëri i veshur si klerik, i pari pas dhjetëra vitesh ateizmi të imponuar nga regjimi aq sa i tronditi rojet e kufirit që nuk i kontrolluan pasaportën, Paglia ka luajtur rol kyç në disa prej ngjarjeve që kanë qenë determinuese në jetën politike të vendit. Ai është parë si aktor në takimin e parë të z.Fatos Nano- s me z.Sali Berisha, që u ndërmjetësua nga ministri i Jashtëm i Italisë i asaj kohe. I mbuluar me konspiracion, takimi i Triestes besohet se i hapi rrugën rotacionit politik në vend. Po ashtu, Paglia ka qenë ndërmjetësues në atë që njihet si “Marrëveshja e Sant’Egidios” e vitit 1997 mes shumicës dhe pakicës në vend dhe ai ka “mbikëqyrur” dhe pse nuk dihet në çmasë edhe takimin e fundit NanoBerisha të vitit 2003, që solli jo pak stuhi në jetën politike shqiptare, përfshi edhe një president e kryeprokuror konsensual.
Ju jeni bërë pjesë e politikës në Shqipërinë e ‘91‘92. Takimi i Berishës e Nanos në Trieste është shoqëruar me teori konspiracioni….
Unë mbaj mend këtë, e kam kuptuar gjithmonë ndihmën time në Shqipëri si punë për ringjalljen e dy kishave të krishtera, asaj Katolike dhe Ortodokse. Një mënyrë tjetër (për të ndihmuar) është të bindësh palë të ndryshme politike të konservojnë, të thellojnë perspektivat e tyre, por pa përjashtuar palën tjetër, opozitën, nga një ëndërr për një Shqipëri të përbashkët, për një Shqipëri më të fortë.
Çfarë mbani mend se u vendos në atë takim?
Unë mbaj mend për shembull, që në një moment mjaft të vështirë në vitet 90’ kur rreziku ishte për një konflikt për një luftë civile, mblodhëm përfaqësues të të gjitha partive në Romë për një marrëveshje, që në atë rast u quajt “Marrëveshja e Romës”, ku palët e ndryshme politike u zotuan të respektonin të drejtat e opozitës, në të njëjtën kohë duke i lëshuar (opozitës) edhe fuqi kontrolli. Pakti u firmos dhe u përshëndet nga të gjithë. Pati disa probleme në pjesën ku flitej se duhej t’i ofroheshin pozicione kontrolli opozitës, apo që nga zgjedhjet duhej të përfitonin të gjithë, por pakti u firmos.
Keni ruajtur raporte me politikanët shqiptarë?
Vazhdoj të kem gjithmonë lidhje me të gjithë, sepse për mua, raporti me Shqipërinë nuk është një raport interesash, por një raport miqësie. Dhe miqësia nëse është e vërtetë mbetet gjithmonë. Ashtu siç ka ndodhur, ajo bëhet më e fortë në momente të krizave.
Duke iu rikthyer takimit në Trieste…
U bë më shumë në Romë se në Trieste. Pakti i Romës është që filloi në Trieste.
Cilat janë raportet që keni me Nanon dhe Berishën. Tani ata të dy janë tërhequr, Nano më shumë dhe Berisha mbetet ende…
Kam pasur raporte të vazhdueshme me liderët historikë, si me të tjerët. Gjithmonë kam kërkuar të favorizoj takimin, sepse injorimi i njëri-tjetrit dhe mostakimi nuk sjellin asgjë.
Ju si mendoni, Berisha e Nano ishin të zgjedhur, të përcaktuar, apo ishin në momentin e duhur në vendin e duhur?
Historia mirëpritet, nuk është se paracaktohet në ndonjë vend tjetër. Në një vend ku nuk ishte rritur asnjë lloj borgjezie, ishte e qartë që klasa politike mund të vinte vetëm nga ajo që ishte atëherë në fushë (Partia e Punës). Ndihma që mund të jepnim ishte ajo që t’i ndihmonim këta politikanë të hapnin sytë. Të hapnin kontaktet politike dhe të fillonin raporte ndërkombëtare. Ai izolim që kishte “vrarë” Shqipërinë, duhej të shkatërrohej në mënyrë të menjëhershme. Shoqërimi i politikaneve të asaj kohe në takime me politikanë të tjerë ishte i domosdoshëm