Greqia si Kosova? Varoufakis parashikim të "errët": Do zhytemi më thellë në vrimën e zezë!

Greqia si Kosova? Varoufakis parashikim të "errët": Do zhytemi më thellë në vrimën e zezë!
Ish-ministri i Financave në Greqi, Janis Varoufakis, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura në vend më 20 shtator, duke i quajtur ato "zgjedhje të pikëlluara". 
 
Gjatë një interviste dhënë të përditshmes “Politico”, Varoufakis ka deklaruar se nuk dëshiron të zvogëlojë suksesin e ish-shefit të tij, por ka vënë në dukje se SYRIZA, që nga janari ka humbur 363 mijë vota, derisa një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë dalë fare në zgjedhje: madje edhe ata 1.6 milionë grekë që kanë votuar në referendumin kundër masave shtrënguese, këtë ëikend kanë qëndruar nëpër shtëpitë e tyre.
 
Ndërkaq, i pyetur nga gazetari i “Politico”, se si e sheh Greqinë pas pesë viteve, Varoufakis ka dhënë një përgjigje shumë pesimiste.
 
“Nëse asgjë nuk ndryshon, do të jemi të zhytur edhe më thellë në vrimën e zezë. Nëse vazhdojmë të jemi në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së dakorduara për ndihmë, do të ndodhë Kosovizimi i Greqisë. Me këtë dua të them se gjithnjë e më shumë do të shndërrohemi në protektorat që e ka euron si Kosova, por se eksporti ynë i vetëm do të jenë njerëzit dhe turizmi, me zero investime në veprimtari prodhuese, me banka që do të funksionojnë si thesar, e jo si institucione të kreditimit”, ka shtuar Varoufakis. 

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)