Po, mos moj Albulena. A s'e sheh veten qysh po dukesh primitive, agresive, vulgare, banale, e çoroditur, si e arratisur nga azili i çmendisë.
Një damë, një zonjë, një luftëtare dhe një revolucionare nuk gjuan me vezë, si amviset e dëshëruara kur u "digjen" pallaqinkat.
Një luftëtare e vërtetë secilën fjalë, secilin argument e ka një armë të fuqishme, që rrëzon për toke.
Sepse, gjuha thyen eshtra. Jo vezët. Vezët nuk thyejnë eshtra, përveç nëse pulat ia dalin t'ia fusin nga një vezë nën sqetulla Kryeministrit.
Edhe, diçka. Ti bashkë me Donikën (e cila të ngrehte për krahu si zhele) prej sotit e keni rehabilituar Kryeministrin, ia keni marrë mëkatet, ia keni "pastruar" dhe ia keni bërë një maskë të dobishme lëkurës së tij, sepse s'ka maskë më e mirë për lëkurën e fytyrës sesa të bardhtë dhe të kuqtë e vezës.
Çka po doni? Ta turpëroni Kryeministrin!
Veza nuk shërben për të turpëruar njerëzit.
Nuk turpërohet "viktima", por gjithmonë turpërohet agresori.
Nuk gjuhet njeriu me vezë ja "kajsh nanën".
Definitivisht, pula është më e vjetër se "voja"!