Eshref Ymeri
Para pak kohësh u ndodha në Vlorë, me ftesë të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”. Ishte data 13 qershor 2013. Midis miqve dhe dashamirësve që takova, ishte edhe bashkëkrahinari im i nderuar, zoti Namik Jahaj, i biri i zotit Sali Mustafa Jahaj, i njërës nga figurat më të nderuara të fshatit Mesaplik dhe të mbarë Smokthinës, i ish-Kryetarit të Këshillit të fshatit në fjalë për shumë e shumë vite me radhë. Me zotin Namik kaluam një paradite në njërin nga lokalet e Skelës. Në bisedë e sipër, ai nxori nga çanta një libër me tregime dhe me novela, me titull “Misteret e Shënmjegullës”. Ishte libri i tij, të cilin ma dorëzoi si dhuratë, me këtë kushtim:
“Prof.dr. Eshref Ymerit, vëllait, binjakut shpirtëror në një lumë lundruar!”.
U preka tej mase. Ndjeva një mallëngjim të beftë në shpirt. Se cila qe arsyeja, do ta sqaroj më poshtë.
Kur u ktheva në Tiranë, librin e zotit Namik fillova ta lexoja me kënaqësi. Dhe nuk e lëshova nga dora, derisa e mbarova së lexuari. Më la një vragë të pashlyer në zemër. Më parë s’më kishte qëlluar rasti të lexoja gjësend nga krijimtaria e tij. Më bëri shumë përshtypje fakti që në këtë libër autori ka ndërthurur aq mjeshtërisht mitiken me tokësoren, fantastiken me realen, epizmin me lirizmin.
Pas leximit të këtij libri, fillova të përsias me vetveten: Letërsia dhe jeta. Ato ecin pranë e pranë, ato jetojnë brenda njëra-tjetrës. Sa më e koklavitur është jeta me të papriturat e saj, aq më e domosdoshme bëhet letërsia, aq më shumë shtohet pesha e saj në jetën e njerëzve.
Shkrimtari Namik Jahaj shfaqet mes këtyre fakteve jetësore dhe i përafron ato në një mënyrë origjinale, duke ua kushtuar atyre tërë jetën e vet, duke derdhur tërë talentin e vet, të shpërfaqur me një fantazi krijuese deri në befasi. Në tregimet dhe në novelat e tij, lexuesi zbulon misteret e shpirtrave njerëzorë, ndeshet me fate të tilla, të cilat, si në botën e përrallave, rendin nëpër rrugët e jetës, duke e frymëzuar lexuesin, duke ia ngritur zemrën peshë.
Karakteret e heronjve të shkrimtarit Namik Jahaj, që ngjasojnë me heronj përrallash, bëjnë një jetë plot mistere. Ata vijnë e formohen në gjirin e natyrës së bukur, duke përthithur brenda qenies së vet pasurinë e pamatë të së folmes popullore. Jeta e tyre është plot dramatizëm, të cilën autori herë-herë e përcjell edhe me një humor elegant.
Tek endet në botën e eposit dhe të legjendave, autori vë në përdorim limën e përpunimit artistik të fakteve jetësore, duke i ndërkëmbyer ato mjeshtërisht me lirizmin mahnitës që lexuesin e befason me origjinalitetin e një rrëfimtarie të pakundshoqe.
Figurat e heronjve lirikë autori i krijon mbi bazën e përvojës jetësore, nisur nga ndjenjat që përjeton, nga mbresat plot frymëzim, nga dridhërimat e shpirtit të tij që përherë është në kërkim. Dhe të gjitha këto ai i përcjell me një përthyerje artistike që arrin deri në përsosmëri.
Një element të rëndësishëm të strukturës së librit e përbëjnë rrëfimet, të pasqyruara jo rrallë sipas rregullave të folkloristikës: rrëfimi shoqërohet me vargje poetike, që bien në sy për artistizmin e tyre të përkryer. Kësisoj vargjet poetike, në sfondin e rrëfimtarisë artistike, vijnë e krijojnë një mjedis plot lirizëm të ngrohtë, me një efekt pamor të paimagjinueshëm.
Në këtë libër autori përdor edhe aventurën, si element përbërës të fantazisë krijuese. Aventura në penën e shkrimtarit Namik Jahaj është provë. Është një provë që ka vendin e vet në ecurinë e rrëfimtarisë artistike dhe që u krijon mundësinë heronjve të çajnë drejt shtigjesh të vështira për arritjen e një objektivi të caktuar, çka del fort në spikamë në tregimin me titull “Xhai i madh”.
Në këtë vepër, shkrimtari Namik Jahaj vjen e shpërfaq filozofinë e vet të të kuptuarit të dukurive jetësore, një filozofi kjo që manifestohet në mënyrën e kundrimit të një realiteti të caktuar, si pjesë përbërëse e botës shqiptare. Rrjedhimisht, kjo filozofi përfshin në vetvete perceptimin e lidhjeve të përgjithshme mes krijimtarisë artistike dhe realitetit. Prandaj edhe në tregimet dhe në novelat e tij të librit në fjalë, fabulat burojnë nga një mjedis konkret që i përcillet lexuesit me një pasuri leksikore fort të begatë, e cila bie në sy për ngjyrimin stilistikor, mjaft karakteristik për mjedisin ku ngjarjet marrin udhë.
Titulli i librit “Misteret e Shënmjegullës”, që t’i përgjigjem pyetjes që shtrova më lart, më la ca mbresa të jashtëzakonshme edhe për një arsye tjetër që lidhet me vitet e fëmijërisë sime të largët. Ishte qershori i vitit 1944, koha kur në Smokthinë ndiheshin pasojat e operacionit të trupave gjermane kundër forcave partizane. Asohe unë s’i kisha mbushur ende gjashtë vjeç (kam lindur më 25 dhjetor 1938). Gjithë banorët e fshatit tonë, Mesaplik, braktisën shtëpitë dhe u detyruan të ngjiteshin drejt Malit të Çipinitt dhe Majës së Shënmjegullës që shtrihen në lindje. Edhe familja jonë, e përbërë prej gjashtë vetash (dy prindër dhe katër fëmijë), braktisi shtëpinë në lagjen Parika dhe mori rrugën drejt Çipinit dhe Shënmjegullës. Nata na zuri diku afër vendit që quhet Dederonjë, poshtë këmbëve të Majës së Shënmjegullës, në anën lindore, përkarshi fshatit Bolenë. Kishim marrë me vete ndonjë shtrojë e ndonjë mbulojë të lehtë, një tenxhere, pak miell misri dhe ca ujë. U strehuam në një shpellë. Babai, Hasan Ymeri, ndezi zjarrin, kurse nëna, Hanko Ymeri, na gatoi pak qull për të ngrënë. Bashkë me ne ishte edhe i ndjeri Idajet Canaj, ish-oficer i karrierës deri sa doli në pension. Kishim me vete edhe njërin nga qentë e kopesë, të cilën e braktisëm në pyjet rrëzë Çipinit. Të nesërmen dolëm nga shpella dhe hodhëm sytë poshtë, në drejtim të Parikës. Që sipër kodrave që ngrihen në lindje të lagjes sonë, bënin përpjetë drejt qiellit dy varganë tymi. Dy shtëpive tona gjermanët u kishin vënë zjarrin. Na piku në zemër. Kohë lufte.
Ja, këto mbresa të pashlyeshme m’i solli në kujtesë përmbledhja me tregime dhe me novela “Misteret e Shënmjegullës” e shkrimtarit të talentuar Namik Jahaj, e cila, për mendimin tim, është me të vërtetë një prurje me shumë vlera artistike në universin e letrave shqipe.