Agjencioni floripress.blogspot.com
2014/01/20
Testamenti i Aleksandrit të Madh: Unë jam Ilir
Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.
Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.
Në letrën e dërguar shkodranëve, Aleksandri i Madh shkruan:
Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment