2014-01-20

Shqiptarët në Turqi

Mr.sci.Flori Bruqi(Kandidat PHD)

Harta e Sanxhakut të Nishit
Harta e Sanxhakut të Nishit
Si pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.

Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare anë të ardhur nga teritoret e Sanxhakut të Nishit, Vilajetit të Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.

Shifrat e numrit të shtetasve turk me prejardhje shqiptare janë të ndryshme nga 500 000 deri në 5 mil. Si do që të jetë një pjesë e tyre, sipas një aktivisti që kujdeset për mardhënjet me vendlindjen d.m.th Kosovën vetëm në Bursa dhe rrethinë gjenden diku 200 000 shtetas turk të racës shqiptare.



Sanxhaku i Nishit njësi administrative-teritoriale e Perandoris Osmane me qëndër në Nish, në krahinën shqiptare Toplica e plaçkitur nga Pashalluku i Beogradit.

Sanxhaku i Nishit së bashku për dallim nga Vilajeti i Kosovës i cili sipas mendimit të historianëve Evropian sebët e kanë "çliruar" nga sundimi turk dhe pas një gjenerate atyre i është marrë plaçka nga shqiptarët dhe NATO . Me fjalë të tjera edhe nga shkencëtarët e Evropës edhe pse me një vonesë prej një gjenerate të njerzëve kanë filluar të dallohet "plaçka" nga "pasuria e patundëshme" e cila siç po shihet për serbët gjendet diku në rrethinën e Moskës.

Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878

Në luftën ruso-osmane, Sërbia dhe Mali i Zi menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare. Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë Osmane nga këto troje, Serbia para syve të fuqive të mëdha dhe me bekimin e tyre kryente spastrimin etnik. Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindra e mijëra shqiptar u detyruan t'i braktisnin vatrat e tyre duke u vëndosur si muhaxher (refugjat) në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe me gjerë. Në ketë kohë para tytave të soldateskes serbo-malazeze u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptar. Kështu u spastruan etnikisht 640 vendbanime shqiptare të rrethit të Nishit, të Prokupjes, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me këto akte anticivilizuese dhe antishqiptare Serbia dhe Mali i Zi ngushtuan edhe më hapsirën kombtare shqiptare duke krijuar kështu parakushte për rrezikim të metejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. (Burimi: Historia e Popullit Shqiptar - hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë)

Dëshmi

"...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur." John Ross

"... në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit." Josip H. Kostiq; Mësues - dëshmitar i kohës.

Muhaxhirët
Kolonat e Shpërnguljeve te shqiptarve nga trojet e veta - dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1833-1878. Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881

Shembull është vendbanimi Klaiqi ishte fshat në komunën e Lebanës të Jabllanicës (sot Serbia jugore), dikur i banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb.Fshati kufizohet me fshatrat e dikurshme shqiptare si Gërguroci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Nga ky vendbanim e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj në Karadak, mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit ,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje e fshatit Ranatoc i cili ndodhet në Malet e Karadakut komuna e Preshevës.

Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881


Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqi kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra. Se çka kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete, por vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante:"Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit." Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999. Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.

Baladë Kosovare

Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.

Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,

Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.

Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.


Sanxhaku i Manastirit 

Gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte pjesë administrative. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti Manastiri.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 978 559 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 457,994 banorëve mysliman (të racës/kombësisë shqiptar dhe turke), 264,008 krishterë ortodoks të racës shqiptare dhe vllahe, 198,335 bullgarë, 55,108 grekë, 2,760 romë dhe 354 të krishterë katolik dhe protestantë të racës shqiptare.

Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873 i njohur si Vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej në territoret e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.

Historia
Vilajeti i Kosovës është themeluar në vitin 1877; valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha, i cili udhëheqte vilajetin e Kosovës. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet. Vilajeti i Kosovës kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi.


Demografia

Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët, vllehtë, si të krishterë. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.

Struktura e popullsisë dhe kufirit të vilajetit si duket me kalimin e kohës e sidomos pas luftrave ballkanike ka pësuar ndryshime të mëdha. Kështu më 1921 ë hapsirën e ish vilajetit popullsia përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë. Ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.

Administrimi






Vilajet i Kosovës 1877

Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:



Ish-Dardania dhe S. ri i Shkupit i njohur më vonë si V. i Prizrenit ose V. i Kosovës
Administratorët zyrtarë
periudhaamdiministratorilindi - vdiq më:
Vilajeti i Prizrenit
Qershor 1869 - Janarar 1871Ismail Rahmi Pasha Tepedelenlizade1806 - 1875
Janarar 1871 - Nëntor 1871Safvet Pasha Tatar1895
Nëntor 1871 - Gusht 1872Galib Pasha Sari
Gusht 1872 - Prill 1873Abdurrahman Nureddin Pasha1836 - 1912
Prill 1873 - Maj 1873Mehmed Akif Pasha Arnavud Kalkandelenli1822 - 1893
Maj 1873 - Prill 1874Hüseyin Hüsnü Pasha1877
1874 - 1877....
Vilajeti i Kosovës
Shkur 1877 - Qershor 1878Halil Rifat Pasha1827 - 1901
Qershor 1878 - Dhjetor 1879Mehmed Nazif Pasha Manastirli1832 - 1889
Dhjetor 1879 - Gusht 1880Hüseyin Fikri Pasha1888
Gusht 1880 - Qershor 1881Osman Nuri Pasha Potirikli
Qershor 1881 - Korrik 1883Ahmed Hifzi Pasha1832 - 1900
Korrik 1883 - Tetor 1885Abdi Pasha
Tetor 1885 - Tetor 1889Mehmed Faik Pasha Selanikli1838 - 1908
Tetor 1889 - Dhjetor 1890Ahmed Eyyub Pasha1833 - 1894
Dhjetor 1890 - Qershor 1891Abdülkadir Kemali Pasha1892
Qershor 1891 - Korrik 1892Mehmed Shakir Pasha1898
Korrik 1892 - Dhjetor 1893Edhem Pasha
Dhjetor 1893 - Prill 1900Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (I-ra)1847 - 1903
Prill 1900 - Janar 1903Mehmed Reshad Bey
Janar 1903 - Prill 1903Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (II-ta)1847 - 1903
Prill 1903 - Prill 1905Shakir Pasha
Prill 1905 - Gusht 1908Mahmud Shevket Pasha1856 - 1913
Gusht 1908 - May 1909Mehmed Hadi Pasha Bagdadli1861 - 1932
May 1909 - Gusht 1909Hüseyin Hüsnü Pasha1856 - 1926
Gusht 1909 - Nëntor 1910Ali Mazhar Bey
Nëntor 1910 - Nëntor 1911Halil Bey
Nëntor 1911 - Gusht 1912Mazhar Bey
Gusht 1912Ali Galib Pasha Müstedami1863 - 1918

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...