2014-01-27

NJE EMËR I SHKRUAR ME SHKRONJA TË ARTA NË PORTËN E KUJTESËS SIME

image


KOZETA NUSHI-ALIKAJ


Sa je e re, e pamartuar, pa fëmijë, e sheh gjithë jetën që ke bërë dhe bën si në pëllëmbë të dorës. Më pas me lindjen e fëmijëve, kujtesa pak nga pak fsheh shumë emra, shumë kujtime që kanë të bëjnë me të shkuarën. Mirëpo janë disa emra, që edhe po të duash t’i harrosh, nuk i harron dot as edhe për një sekondë të jetës tënde.

 I tillë është edhe emri i Prof. Dr. Eshref Ymerit, që sot në moshën 75 vjeçare jeton në Santa Barbara – Kaliforni, së bashku me bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Havanë, që është me origjinë nga Dibra, nga veriu i Shqipërisë. Ajo është hyjnore, e mirë, e urtë, si vetë thjeshtësia dhe modeste në jetën e përditshme bashkëshortore. Është zotëruese e dy gjuhëve të huaja: gjuhës ruse dhe gjuhës angleze. Ka nxjerrë në jetë shumë breza nxënësish të talentuar, që edhe sot e kësaj dite e kujtojnë nga të katër anët e botës, duke i qenë mirënjohëse për kurajon dhe këshillat e vyera për jetën.


  Në familje kanë një edukatë të lartë qytetare dhe e vetmja gjë që urojnë për dy fëmijët e tyre : Plarent dhe Kesiana, është që të mos abuzojnë me dhuntitë që ju ka dhënë Zoti; dhe në jetë mos të kërkojnë të hyjnë nga porta e madhe dhe e gjerë, po nga porta e ngushtë, ku është shumë e vështirë të futesh. Kanë shumë mundësi njohjesh dhe një biografi të shkëlqyer nga paraardhësit e tyre, po nuk i shfrytëzojnë për faktin e thjeshtë sepse nuk duan të devijojnë fatin e fëmijëve të vet. Janë të bindur se djersa e ballit është ajo që të nxjerr në dritë dhe s’e kanë keq.

 Gjëja që më ka bërë përshtypje ato pak herë që kam shkuar për vizitë në shtëpinë e tyre, ka të bëjë me estetikën e shtëpisë dhe mbretërimin në tryezë të një makine shkrimi. Mbresëlënës është respektimi i traditave më të bukura shqiptare, njëra prej të cilave është mikpritja me zemërbujari për mikun.
Është privilegj dhe nder të vizitosh shtëpinë e një ish pedagogu, si prof. Dr. Eshref Ymeri, që me dritën e mendjes së tij ndriçon tokën edhe kur qielli është pa yje dhe pa hënë.

  Dështimi dhe suksesi i një prindi shihet tek e ardhmja e fëmijëve të tij. Dhe ai si prind është i suksesshëm, sepse ka ditur t’ju japë shembullin e tij personal me dashurinë dhe përkushtimin për punën; po këtë gjë ka bërë edhe për gjith studentët e tij, njëra prej të cilave jam edhe unë, duke ndërtuar marrëdhënie shumë korrekte që janë karakterizuar nga norma morale shumë të shëndetshme. Prandaj me të gjithë është ballëlart, sa herë që i takon dhe kudo që i takon, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 Janë të shumtë ata që kanë shkruar dhe shkruajnë për këtë bir atdhetar, pasardhës të denjë të Fan Nolit dhe të Faik Konicës, i cili vetë me shumë krenari dhe dinjitet pohon se atdhedashuria dhe traditat e shqiptarizmit i janë mëkuar në familjen e tij dhe janë pjesë organike e formimit të tij nacionalist. Me çdo fjalë të çiltër që i buron nga zemra, si për fëmijët, për bashkëshorten, për shumë figura të shquara të kombit shqiptar, si p.sh. At Nikollë Marku, ai zbulon fisnikërinë e shpirtit të tij të qelibartë.

Që në kohë të hershme ka pasur pikësynime të qarta për jetën dhe tani që është në këtë moshë të bukur 75 – vjeçare është më i fortë, më aktiv dhe më i kthjellët se kurrë ndonjëherë.

 Tani, kohët e fundit, në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, kam pasur fatin e mirë të njihem më shumë me kontributin që prof. Dr. Eshref Ymeri i ka dhënë atdheut tonë dhe me gjithë zemër them se njerëz si ai nuk i përkasin vetëm një kombi të vogël si Shqipëria, po i përkasin një bote mbarë dhe ndjehem shumë e lumtur. Lumturinë time e shton fakti që ai, falë djalit të tij  

Plarentit dhe nuses së djalit- Anitës, e cila është qytetare amerikane, ka dy nipa të mrekullueshëm, Drinin, i icili është 9 vjç;  Durimin, i cili është 2 vjeç; ka gjithashtu dhe një mbesë të vogël 4 muajshe, e cila quhet Eniana dhe e mbush shtëpinë me dritë dhe gëzim.

    Nëse do të nisja të shkruaja për gjithë karierën e Prof.Dr. Eshref Ymerit, do të më duheshin dy vjet punë. Nëse do të kërkoja të arrija gjithë ato suksese që ka arritur prof.Dr.Eshref Ymeri, do të më duheshin edhe 2000 vjet të tjera jete, dhe prapë nuk jam e sigurt se edhe me 2000 vjet të tjerë në dispozicion do të arrija të përmbushja gjithë atë volum pune. Dhe mbi të gjitha duke ruajtur harmoninë e bukur në familje.

 Sa e vogël më duket vetja para këtij kolosi, bir besnik i Shqipërisë.

Të them të drejtën druhem t’i dërgoj një opinionin tim të thjeshtë, duke pasur parasysh se shumë njerëz të shquar si Kadri Mani e të tjerë, kanë shkruar shumë artikuj për të nderuarin profesor Dr. Eshref Ymeri. 

Megjithatë, duke menduar se pikërisht ai vet si person, më ka dhënë një reze drite dhe një burim të pashtershëm force, për të vazhduar rrugën si shkrimtare dhe përkthyese,e lë pas drojtjen time dhe marr guximin t’i shkruaj këto pak fjalë:

“ I shtrenjti Prof. Dr. Eshref Ymeri. Jam ndjerë në çdo sekondë të jetës sime, që nga koha në te cilën ju kam njohur, krenare për personalitetin tuaj të padiskutueshëm. M’u dha mundësia të lexoj shumë artikuj të shkruar nga ju. 


Jam shumë e prekur nga guximi juaj për të shprehur të vërtetën ashtu siç është. Janë shumë prekës, shumë të fortë, shumë mbreslënës artikujt tuaj.

Populli shqiptar meriton një kryepeshkop shqiptar dhe dhe një Shqipëri të bashkuar.

Populli shqiptar meriton njerëz të ndershëm, fisnik, punëtor dhe të devotshëm si ju, për ta udhëhequr.
Shumë pozitive figura e At Nikollë Markut.

Shumë i guximshëm qëndrimi i tij për ripavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare.

Eshtrat e ushtarëve grekë, meritojnë kthimin në vendin e tyre për t’u prehur të qetë.
Është mëkat nga Perëndia të bësh matrapazllëqe me të vdekurit.

Politika greke ka qenë, është dhe do të jetë një politikë antishqiptare, nëse politikanët shqiptar dhe ata evropian, që i kanë një borxh shumë të madh Shqipërisë, që prej vitit 1878, vit në të cilin e gjymtuan si kasap të pamëshirshëm, për së gjalli, pa e çarë kokën fare për dhembjen e eshtrave të saj, nuk do të nisin t’ia shkurtojnë pak nga pak oreksin,kësaj politike absurde dhe antihumane, që të kujton kampet e përqëndrimit gjerman, në Mathausen, për ujërat shqiptare, trojet shqiptare dhe për pretendimet e turpshme për jugun e Shqipërisë.

Meraku im nuk është vetëm për Shqipërinë time të mjerë, po për tërë Evropën. Mendoj se grekët duke u mësuar me heshtjen dhe bërjen sehir të Evropës edhe për përvetësimin e pasurive çame, do ta shikojnë të drejtë të pamohueshme edhe ndezjen e zjarrit në Evropë, duke përdorur historinë e vjetër të kalit të Trojës.
Ndjenjat nacionaliste edukohen në familje.

Kjo është më se e vërtetë.

Nëse gjith intelektualët shqiptar do të veprojnë si ju, ditë më të bukura do të vijnë për gjithë shqiptarët,  për gjith Evropën dhe për gjithë botën.

Ju kam kujtuar si një dashamirës të gjuhës shqipe. Tani do tju kujtoj si nder i vërtet i kombit shqiptar. Si nder i një bote mbarë.

Jetë të gjatë për këtë 75 vjetor të lindjes, që përkon me ditën e ringjalljes së jetës, ditën e ringjalljes së Krishtit.

Me shumë respekt dhe mirënjohje të thellë.

Nuk jam vetëm unë që ju kujtoj.

Të gjithë brezat e studentëve që keni nxjerrë, ju kujtojnë me respekt, duke pohuar me krenari se ju keni qenë gjithmonë përkrahës i talenteve.

Këtë gjë nuk mund ta bëj kushdo. Vetëm një njeri me zemër të bardhë dhe të pastër si ju.
Me shumë respekt ish studentja juaj.
---------------------------------------


From:kozeta.nus​hi@libero.i​t (kozeta.nushi@libero.it)

To: floribruqi@live.com

  • I NDERUARI ZOTI FLORI BRUQI!
    QUHEM KOZETA NUSHI.
    KAM MBARUAR STUDIMET E LARTA NE TIRANE- SHQIPERI, NE UNIVERSITETIN E TIRANES. PIKERISHT NE FAKULTETIN E GJUHEVE TE HUAJA, NE DEPARTAMENTIN E GJUHEVE SLLAVE DHE BALLKANIKE. PAS BOTIMIT TE SHUME SHKRIMEVE DHE PERKTHIMEVE TE MIA NE SHUME ORGANE TE SHTYPIT, QE NE PERIUDHEN KUR ISHA STUDENTE NE VITIN 1998 BOTOVA NOVELEN "E DROJTURA" TE DOSTOJEVSKIT, PERKTHYER NGA GJUHA E VESHTIRE DHE E BUKUR RUSE, NE SHTEPINE BOTUESE "AFERDITA &OMSCA" ME REDAKTOR: ESHREF YMERIN"
    NE VITIN 2000, NE SHTEPINE BOTUESE "MARIN BARLETI" BOTOJ NJE VELLIMIN TIM ME TREGIME"ROBER TE DASHURISE"
     NE VITIN 2008, VIT NE TE VILIN JAM EMIGRANTE NE ITALI, BOTOJ NE SHTEPINE BOTUESE "ZENIT" "TREGIME NORVEGJEZE", ME AUTORE TE NDRYSHEM NORVEGJEZ,
    NE VITIN 2010, PERSERI DUKE QENE EMIGRANTE NE ITALI BOTOJ NE TIRANE LIBRIN TIM ME TREGIME"TRE CELESAT"
    TANI JAM QYTETARE ITALIANE ME DY SHTETESI : - SHQIPTARE, ITALIANE.
    JAM NE PERFUNDIM TE LIBRIT TIM ME TREGIME, TE SHKRUAR NGA UNE VET, NE GJUHEN ITALIANE . NJERI PREJ KETYRE TREGIMEVE ESHTE TREGIMI QE PO JU DERGOJ, DUKE PASUR DESHIREN E MIRE QE ME PARE TA PUBLIKOJ NE GJUHEN E BUKUR SHQIPE.
    KOZETA NUSHI
    PIAZZALE CESARE BATTISTI N=8 BRESCIA - ITALY

  • PERGEZIME TE SINQERTA PER PUNEN TUAJ FISNIKE.QUHEM KOZETA NUSHI DHE ME DESHIREN E MIRE PER TE GEZUAR ZEMRAT E NJEREZVE TE MIRE DESHIROJ TE PUBLIKOJ NJE SHKRIMIN TIM PER PROF.DR.ESHREF YMERIN.







Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...