2014-02-01

Xhuli Spahiu - “Dizajno jetën tënde”

 Është ky një libër qe lidhet me shkencat e psikologjisë e që për autoren është një nektar diturie që ka dashtë të ndajë me të tjerët.





“Ajo çfarë është e rëndësishme është se të gjithë ne duhet te largohemi nga gjerat negative dhe te marrim pozitivitetin ne duart e në mendjet tona”,thotë psikologja shqiptare  Xhuli Spahiu .

Sipas saj, këtë mund ta bëjë gjithkush ngase siç thotë ajo, çfarë do lloj mendimi, na regjistrohet në ndërdijen tonë dhe vetes ja imponojmë gjërat si ato pozitive ashtu edhe negative, si te mirën ashtu dhe të keqën.

“E pse te shkojmë kah ana negative kur mundemi të bëjmë më të mirën për vetveten tonë të mendojmë pozitivisht dhe te arrijmë atë çfarë e dëshirojmë, të kem durimin, të falim, të jemi real ne çdo pikëpamje, për të pas një shpirt të pastër”, shprehet Spahiu.

Ajo synon nxitjen të menduarit pozitivisht andaj mendon se ka trajtuar tema në këtë libër që mund t’i shërbej lexuesit të interesuar. Ajo kërkon që njeriu të mos dorëzohet kurrë por t’i tejkalojmë sfidat, duke rrezatuar pozitivitet. Spahiu thotë se njerëzit duhet të japin sa më shumë dashuri sepse sa më shumë fal dashuri aq edhe i sjellë vetit.

Sipas saj, çdo fjalë e këtij libri ka një kuptim të plotë për çdo person qe e merr ne duar e lexon, për të zbutur mendjen e njeriut dhe për t’u futur në shpirtin e tij paqja, hareja e lumturia, në çdo pikëpamje.

E në para-hyrje autorja e nis këtë libër me këto vargje

E ujis shpirtin çdo ditë me lumturi
dhe e ushqej me qetësi!
Trishtimin e këpus me gërshërët
e buzëqeshjes!
Mos mendoni se jam egoiste...
E bëj për prindërit e mi,
për të shtrenjtit e mi, që më rrethojnë!
Dua t’i infektojë me dashurinë time!
Dua që kur të jenë nën ndikimin e shoqërisë sime,
të ndihen si pranë një burimi qetësie!

Përndryshe, ndër tema që ka trajtuar autorja në këtë libër janë edhe: Ndryshoni të menduarit tuaj, ndryshoni jetën tuaj, Zgjidh rrugën e drejt, Çfarë kërkoni më shumë nga jeta, Jeto, Mos fajëso, Rreziko, Roli i paqes në shpirt, Vetëm dashuria është e vërtetë, Gjithçka ka një zgjidhje, Buzëqeshja, një ilaç shumë i dobishëm, Burimet e stresit, Si funksionon mendimi pozitiv, Sekreti i suksesit në jetë dhe mendimi pozitiv, Përse jetojmë, I miri gjithmonë duhet të dëshmohet, Momentet fluturojnë, Jepi energji jetës, Guximi, Zgjohu, Dizajno jetën tënde, e shumë tema të tjera të kësaj natyre.

Ndryshe, kjo autore thotë se do të vazhdoj edhe me tutje në këtë rrugëtim për të sjellë libra të tjerë ngase siç thotë ajo ja vlen sepse është rrugë e ndriçimit, rrugë e suksesit.


Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...