Prof.dr. Eshref
Ymeri
Në gazetën
internetike “Tribuna Shqiptare” të datës
25 janar lexova shkrimin me titull “Shoqata
Kombi bashkohet me zërin e protestës kundër dekorimit të Janullatosit”. Është
fjala për protestën e Shoqatës “Kombi” Worchester
në Massaçusetts. Në atë shkrim, ndër të tjera, thuhej:
“Dekorimi
i Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University
në New York zoti Joseph M. McShane S.J. është një provokim i hapur për ndjenjat
tona kombëtare sepse është i pamerituar. Shoqata “Kombi” e Worcester,
Massaçusetts, nënvizon se kjo ceremoni në New York, në metropolin e Lirisë
Amerikane, shënohet pikërisht në prag të 100-vjetorit të masakrave greke në
Shqipërinë e Jugut më 1914 kur qeveria dhe ushtria greke martirizuan për vdekje
me torturat më çnjerëzore kanibaliste në kishën e Hormovës, Kuqar, Peshtan,
Odriçan, Panarit e Grabockë, dogjën vendin në emër të fantazmës Vorio Epir, për
të cilin punon hapur edhe kreu i Kishës Ortodokse sot”.
Me këtë rast, shoqata në fjalë, është
solidarizuar me zërin e protestës së shoqatave shqiptaro-amerikane në Çikago
dhe në Nju Jork.
Po mbushen havash-havash 22 vjet që
Janullatosin vazhdojmë ta kemi peshqesh nga krimineli Ramiz Alia, i cili, në
fillim të vitit 1991, i dha fjalën kryeministrit grek, Micotaqisit, që Kisha Ortodokse
fanoliane të pushtohej nga Janullatosi, koloneli i shërbimit sekret grek (siç e
ka quajtur shqiptaro-amerikani Gary Kokalari në një artikull të botuar në
gazetën “Shekulli” të datës 06
qershor të vitit 2006, f.6), me kamillaf dhe me veladon të kishës shoviniste
greke. Në Projektkushtetutën e hedhur në referendum në vitin 1994, Presidenti
Berisha pati përfshirë një nen, sipas të cilit krerët e komuniteteve fetare
duhet të jenë me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Por opozita socialiste e
asaj kohe, e cila bëri kauzë me shovinizmin grekomadh, u ngrit peshë më këmbë
dhe s’la gur pa lëvizur, e hapi dheun me thonj, vetëm e vetëm që Projektkushtetuta
të rrëzohej. Dhe Projektkushtetuta u rrëzua. Dhe, për pasojë, Janullatosi i
nguli kthetrat përfundimisht në krye të Kishës Ortodokse fanoliane. Pas ardhjes
në pushtet në vitin 1997, Partia Socialiste filloi përgatitjet për Projektkushtetutën
e re, të cilën e hodhi në referendum në vitin 1998. Në atë Projektkushtetutë,
Partia Socialiste e hoqi nenin e Presidentit Berisha për kryetarët e
komuniteteve fetare me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Partia Demokratike dhe
elektorati i saj, e bojkotuan referendumin e Projektkushtetutës progreke, të
aprovuar fillimisht nën rrogoz nga Athina zyrtare. Pra, Partia Socialiste, me
kauzën që bëri me shovinizmin grekomadh për shkeljen me këmbë të veprës së
Mbretit Ahmet Zogu dhe të Fan Nolit që e pavarësuan kishën tonë ortodokse, duke
e shkëputur një herë e mirë nga thonjtë e Patrikanës dhe të kishës shoviniste
greke, ka fyer rëndë dhe ka shkelur mbi gjakun e martirëve të ortodoksisë
shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Anastas
Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj., që sakrifikuan jetën në
mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, përballë egërsisë së shtetit shovinist
grek dhe të komisarit të tij politik - kishës shoviniste greke.
Pra, për dijeninë e mbarë kombit
shqiptar në krejt trojet tona etnike, për dijeninë e rinisë shqiptare në këto
troje, për dijeninë e të gjitha familjeve shqiptare që kanë humbur njerëzit e
tyre të dashur në përballjen me shovinizmin grekomadh, Janullatosin Shqipëria e
ka dhuratë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, kur kishte Fatos Nanon në krye.
Shoqatat shqiptaro-amerikane duhen
falënderuar ngrohtësisht për protestat që kanë organizuar kundër nderimit të një
shovinisti me damkë, siç është Janullatosi, i cili, me bekimin e Partisë
Socialiste, na ka poshtëruar veprën e shenjtë të Ahmet Zogut dhe të Fan Nolit.
Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, tërë shoqatat ekzistuese në Shqipërinë
Londineze, janë bërë shurdhmemece para pushtimit të Kishës Ortodokse fanoliane
prej një kleriku të huaj, si shovinisti Janullatos, që vjen nga një shtet
tradicionalisht armik i kombit shqiptar, siç ka qenë dhe vazhdon të jetë Greqia,
e cila, me hipokrizi, kërkon të na shtiret si një shtet “dashamirës”.
“Dashamirësinë” e tij Republika e Shqipërisë e ka parë në qëndrimin që ai ka
mbajtur ndaj emigrantëve tanë. Asnjë shoqatë e Shqipërisë Londineze nuk u ngrit
peshë më këmbë dhe të protestonte kundër Presidentit Topi, i cili, i zhveshur tërësisht
nga ndjenjat e dinjitetit kombëtar, shovinistin Janullatos, me rastin e
80-vjetorit të tij, e dekoroi me urdhrin e lartë të Skënderbeut, duke na fyer rëndë
edhe figurën e heroit tonë kombëtar. Kërkesën për anullimin e këtij urdhri e
bëri vetëm Aleanca Kuq e Zi.
Klasa politike e Tirënës, për turpin
e saj, lejoi ngritjen në Shqipërinë e Jugut të varrezave dhe të memorialeve në
nderim të ushtarëve kriminelë grekë. Por në Shqipërinë e Jugut nuk ka asnjë
memorial dhe asnjë shtatore të nderim të figurave të shquara të ortodoksisë dhe
të atdhetarisë shqiptare që përmenda më lart, nuk ka asnjë memorial në kujtim të
masakrave çnjerëzore të andartëve grekë në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe
të ushtrisë fashiste greke në vitet e Luftës së Dytë Botërore, e cila objektet
e kultit me vlera të pazëvendësueshme të kulturës sonë kombëtare, na i pati
kthyer në stalla kuajsh.
Partia Komuniste e Enver Hoxhës dhe
klasa politike që ka hipur e ka zbritur nga pushteti pas shembjes së sistemit
komunist, ka heshtur në mënyrën më paradoksale dhe më të padenjë për Çështjen
Çame. Ajo nuk ka dashur të përgatitë me kohë Dosjen Çame dhe ta dorëzonte në
Senatin amerikan, në Kongresin amerikan, në Departamentin e Shtetit dhe në
Kancelaritë e vendeve kryesore evropiane. Në atë dosje, ajo duhej të kishte
argumentuar me fakte krimet barbare që bisha shoviniste greke pati kryer kundër
popullsisë së pafajshme të Çamërisë dhe duhej ta akuzonte shtetin shovinist
grek si bashkëpunëtor të ngushtë të nazifashizmit në vitet e Luftës II
Botërore, duke kërkuar ndëshkimin e tij
Në këto kushte, unë i bëj thirrje
publikisht Shoqatës së nderuar Kulturore Atdhetare “Labëria” që t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me
një Përkujtesë, në të cilën t’i kërkojë largimin e Janullatosit nga Shqipëria përmes
një shtojce në Kushtetë. Po ashtu, i bëj thirrje publikisht Bordit të Drejtorëve
të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si edhe Kryetarit të saj, zotërisë shumë
të nderuar dhe shumë të çmuar Joseph J. DioGuardi, me bashkëshorten e tij, zonjën e respektuar Shirley
Cloyes DioGuardi, që të solidarizohen me protestën e shoqatave të lartpërmendura
shqiptaro-amerikane kundër nderimit të Janullatosit. Në të njëjtën kohë, u
lutem atyre që t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë me një Përkujtesë, në të
cilën t’i kërkojnë largimin e Janullatosit nga Shqipëria përmes një shtojce në
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në
mbyllje, dëshiroj t’i kujtoj mbarë popullit shqiptar dhe veçanërisht rinisë
shqiptare të Shqipërisë Londineze, Shoqatës Kulturore dhe Atdhetare “Labëria”,
Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe personalisht zotit dhe zonjës DoiGuardi
se historiani grek Nikolas Stavros ka deklaruar:
“Futja në dorë e kishës
shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Këtë
thënie të Nikolas Stavros, po e citoj sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi,
Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip”
të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor
2004 dhe të botuar në gazetën “Shqip” të datës 06
dhjetor 2004, f. 6. Citatin e mësipërm zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri
me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të
lartpërmendur.
Kjo
deklaratë e historianit grek tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për
dinjitetin e Republikës së Shqipërisë që e ka nëpërkëmbur Greqia shoviniste përmes
lëshimeve që Partia Socialiste, me Kushtetutën e vitit 1998, i bëri për pushtimin
e kishës ortodokse fanoliane prej Janullatosit, i cili e ka kthyer atë në një
filial të kishës shoviniste greke. Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën që të
hyjë në histori dhe unë ia dëshiroj me gjithë zemër të hyjë në histori. Por në
historinë e kombit shqiptar ai do të hyjë me të vërtetë nëse do të kontribuojë
me tërë energjinë e tij për largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe ripavarësimin
e Kishës Ortodokse fanoliane, për abrogimin e Ligjit të Luftës me Shqipërinë që
Athina e ka në fuqi që prej vitit 1940, dhe për zgjidhjen e Çështjes Çame. Në
histori Kryeministri Rama nuk mund të hyjë me nisma për të vizituar Beogradin,
i cili nuk ka dalë dhe as që s’ka ndër mend të dalë ndonjëherë me pendesë
publike për krimet që shovinizmi serbomadh ka kryer gjatë një periudhe
mbinjëshekullore kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Santa
Barbara, Kaliforni
25
janar 2014