2014-01-12

Protokolli i Korfuzit, 17-5-1914-Dy presidentët grek në dy skajet e shekulli 1914 – 2014, të dy të njejtit fyell i bien.


          PROF.DR.RASIM BEBO

Çfarë nuk  u tha në këtë 100 përvjetor politik? (që gjithsesi është pjesa më e rëndësishme e historisë së Shtetit të Shqiptarëve dhe fundi i një filozofie të dështuar për shkak të njerëzve jo vetëm të pashkolluar historikisht, por të indoktrinuar sistematikisht në menyre antishqiptare nga diktatura enveriste dhe sot përbёjne pjesën më negative të Popullit Shqiptar. (ArÇivio tag: Gazmend Shpuza, (“Si uformua historia...” Maggio 12-2013) A e dinë shqiptarët e sotëm se Eurçopa ka qënë në dilemë për vazhdimësinë e tyre politike, sidomos më 17 dhjetor 1914 (me Protokollin e Korfuzit) dhe po të mos ishte Perandoria e Danubit, Austro-Hungaria, Shqipëria nuk do të ishte sot. Sipas Mustafa Krujës, dom N. Kaçorri dhe Sali Gjuka. (“...jo vetëm me e shkëputun vendin e vet prej zotnimit të sulltanit kalifit, por edhe me e shtimë nën hijen e “fort katholik” t’Austro-Hungarisë. E kush ashte i pari qi e kundërshton? Prifti katholik Nikoll Kaçorri, i ëili do të ishte gati me pranuem për nji Shqipni “autonome,” ma parë projën e perandorisë otomane...Shqipnija do ta kishte të sigurtë pamvarësin e plotë. Edith Durham dëshmon se pikpamjet e Nikoll Kaçççorrit në ato momente përputheshin me ato të Preng Doçit: “Më mirë të mbahemi të lidhur me Turqinë deri sa Shqipëria të Forëohet dhe të organizohet më mirë e të qëndrojë në këmbë me këmbët e saj se sa të ndodhemi përballë një armiku më të egër siç është Sërbi që do t’i binte vendit përsipër”. U fol për kanditaturën në fronin e Shqipёrisë pati debate, disa ishin për prinëin protestan V. Vid, klerikët katolik në Shqipëri parapëlqenin kanditaturën e prinëit mysliman, të Fuadit të Egjyptit. Nga diaspora u kërkua për fronin e Shqipërisë Esad Pashë Toptani. Pati propozime për Dervish bej BiÇaku, Kadri bej Peqini, Preng Bib Dodën, pa përjashtuar edhe mitrpoliti ortodokës. Me tu vendosur në fronin e Shqipërisë, prinë Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjentë dhe më të ndërlikuar të vendit, atë të largimit të trupave greke nga shqipëria e jugut dhe të vendoste administratën shqiptare në këto vise. Për të zgjidhur këtë çështje ai hyri në bisedime me qeverinë “vorioepirote” të shpallur në Gjirokastër. Dhe për këtë qëllim Vidi ëaktoi si komisar të jashtëzakonshëm për Shqipërin e Jugut ofiëerin hollandes Tomson. Ky shkoi në Korfuz më 10 mars zhvilloi bisedimet me përfaqesuesin e “vorio-epirotëve”, Karapçanon. Tomsoni duke ditur se Fuqitë e Mëdha, NKN dhe prië Vidi nuk donin të kishin shumë kokëarje, u premtoi grekëve disa të “drejta të veçanta” për popullsinë e Epirit të Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet patriotike shqiptare. Dhe qeveria e Durrësit e Turhan Pashës po ashtu nuk e pranoi këtë kompronis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundër Çdo lloj autonomie për krahinat e jugut. Në këto rrethana trupat greke për t’i realizuar planet e veta (pasi ishin tërhequr nga Korça më 1 mars) natën, duke u gdhirë 2 prilli 1914 bënë një puç-kompllot të armatosur me qëllim të pushtimit të Korçës. Mirëpo xhandarmëria shqiptare nën komandën e majorit hollandez G. Sneller dhe korpusi i vunetarëve me qindra fshatarë nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit, intevenuan shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër e shtypën puçin e kompllotistëve grek. Repartet e xhandarmerise shqiptare vazhduan marshimin e tyre për të marrë në dorëzim Kolonjën, Leskovikun, Ersekën etj. Dështimi i puçit të Korçës, vendosmëria e forcave shqiptare për të kundërshtuar çdo veprim shovenist anti shqiptar si dhe qëndrimi i ftohtë i Fuqive të Mëdha ndaj planeve aneksioniste greke që shkelnin edhe vendimet e Londrës, e bindën më në fund qeverin greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtë të sigurohej “autonomia” e plotë e krahinave jugore. Prandaj grekët u paraqitën Fuqive të Mëdha me kërkesa të zbutura, duke pranuar tani autonimin e Korçës dhe të Girokatrës pa i shkëputur ato nga Shqipëria, por me kusht që të administrohen nga një guvernator me origjin të huaj, xhandarmiria të formohej nga popullsia vendase nën komandën e oficerëve grekë me origjine epirote. Qeveria shqiptare e Durrësit i hodhi poshtë këto kërkesa dhe për më tepër mori vendim që të organizoheshin sa më parë reparte të reja të armatosura për të dëbuar nga krahina e jugut pushtuesit grekë dhe për të vendosur atje administratën shqiptare. Greqia ishte e përkedhelura e Antantës dhe e Bllokut Qëndror, sepse ato lakmonin pozitën e saj strategjike. Më 24 prill 1914 Fuqitë e mëdha, e njoftuan Venizellosin se ishin të gatëshme t’u bënin lëshime “vorio-epirotëve dhe se mund të pranonin rishkimin e kufirit greko-shqiptar në favor të Greqisë. Më 5 maj qeveria shqiptare nga presioni i gjithanshëm i a besoi NKN zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet ndërmjet NKN dhe përfaqësuesve “vorio-epirote filluan më 10 maj dhe përfunduan më 17 maj me nënshkrimin e një protokolli, që u quajt, “Protokolli i Korfuzit”.

 PROTOKOLLI I KORFUZIT (1914).

 A. Puto shkruan; “KNK nënshkroi me qeverin greke,në emër të qeverisë së V.Vidit. Ishte një lëshim që i bëhej, në marrëveshje midis Fuqive, politikës shoveniste greke, e cila nëpërmjet të ashtuquajturës “Lëvizja autonomiste verioepirote” sinonte të pengonte zbrazjen nga ushtrite greke të Shqipërisë së jugut të parashikuar në protokollin e Firences të dhjetorit 1913 dhe aneksimin më vonë të këtyre krahinave (në realitet Protokolli i Firences nuk e ka përmëndur këtë fakt, të paktën sipas matrialit të mësipërm, atëhere kemi ne të drejtë të ngremë versionin se ky material është i sajuar kokë e këmbë? GH) sipas P. T. e K. Vendosja e një pozite të veçantë e krahinave të jugut duke u njohur atyre njëlloj autonomie që përfshinë si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale qe do të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhën shqipe.P. i K. Që ajo ishte një manifestim i fuqishëm i qëndresës së popullsisë shqiptare përballë makinaëioneve greke, ... Bisedimet që u zhvilluan dy herë, në mars dhe në maj, në ishullin grek të Korfuzit (Vendi i zgjedhur përcaktonte qëllimin dhe vendimin), vunë në dukje se pretendimet e qarqeve shoveniste greke ishin po aq të pa baza sa ishte e tepruar “fryma e pajtimit” dhe e “kompromisit” që treguan ne atë rast ata që u dërguan si “përfaqësues” të Shqipërisë. Protokolli i Korfuzit vendosi një shkëputje të mbuluar keq të Shqipërisë jugut ....

Protokolli i Korfuzit ngjalli një valë të madhe zëmërimi në të gjithë vendin, por sidomos në krahinat e prekura drejtpërsëdrejti”. (Prof. Puto, “Pavarsia Shqipërisë...”, f. 136-137, 1912-1914. Kush është Koloneli Tomson? Gazmend Shpuza në shkrimin “Tomsoni dhe Vorio-Epiri” zbulon me vërtetësi të dhëna të sakta, për të cilat nuk mund të hezitohet në trajtimin e figurave të huaja vetëm me vlera të dukshme... (Ndërsa Kristo Floqi thotë: Ti hedhim një çarçaf përsipër të kaluarës. Shën im) . Në qoftë se kjo figurë historike ka ndihmuar në ngritjen e ushtrisë shqiptare, atëhere i është dhënë kjo merite, por kur në momente kryesore është ngatërruar me interesat antikombëtare, atëhere kjo figurë del në hije. Kur e vërteta provohet, është mbarësi për historinë kombëtare.

Një fushatë e ethëshme është zhvilluar perj vitesh për të ngritur oficerin Tomson, që erdhi në Shqipëri sipas vendimit të Konferencës së Londrës për organizimin e Xhandarmërisë. Madje për këtë qëllim qënka miratuar një shoqate me emrin “Miqtë e Tomsonit”(?!). Janë zhvilluar mjaft veprimtari për përkujtimin e tij, janë bërë propozime për dekorimin e tij, Disa persona kanë shkuar deri në Hollandë dhe kanë vendosur tufa me lule pranë bustit të tij. Kjo fushatë arriti kulmin me ringritjen e një përmëndore në Durrës, me vendim të bashkisë të këtij qyteti dhe të shoqërisë “Durrësi”.

Aty u vunë kurora në emër të personaliteteve qeveritare dhe jo qeveritare (!) Por, cila është veprimtaria konkrete e Tomsonit në Shqipëri, sa i shërbeu ajo forcimit dhe sigurimit të shtetit të ri shqiptar, ruajtjes dhe forcimit të sovranitetit dhe të lirisë territoriale të tij, për çka po pretendohet aq shumë dhe për çka ai edhe po nderohet? Tomsoni u tregua shumë aktiv kundër të ashtuquajturi komlloti xhonturk të drejtuar nga Beqir Grebeneja. Ai e arestoi vet Beqirin. Këtë hero të vërtetë të qëndresës heroike të shqiptarëve kundër pushtimit shovenist grek dhe genocidit të ushtruar nga pushtuesi e rinj në trevat etnike shqiptarë të jugut. Arrestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçis Topullin e plot të tjerë.

Në kuadër të këtij aksioni të drejtuar nga Tomsoni u akuzua dhe u dërgua para një gjyqi special, të kryjuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (NKN) edhe Ismail Qemali. Protogonisti kryesori aksionit atdhetar dhe dipllomatik të shpalljes së pamvarësisë së Shqipërisë rezultonte, sipas tij me shokë, si pjesëmarrës kryesor në këtë kompllot turkoman kundër kësaj pamvarësie. Pra, në vijim të kësaj llogjike absurde, angazhimi i plakut të Vlorës në këtë “kompllot” xhonturk ish drejtuar, as më shumë e as më pak, por pikërisht kundër veprës së vet. Absurditeti i kësëj llogjike nuk njeh kufi. Meqë behët fjalë për Durrësin, le të na lejohet të kujtojmë se si agjentët e “Megali idesë” si dhespoti grek i këtij qyteti, Jakovi dhe shokët e tij , më 1912 penguan Ismail Qemalin për ngritjen e flamurit kombëtar në Durrës. Duhet rikujtuar dhe pasur mirë parasysh, gjithashtu, oficerët hollandezë të drejtuar nga De Viri dhe Tomsoni, përballë agresionit shovenistë grek ndaj territorit shqiptar, ruajtën me reptësi pozicionet e tyre të pretenduar fillimisht prej tyre, të organizatorëve të xhandarmërisë shqiptare.

Ndërsa përballë shqiptarëve “rebele” antidividistë, ata nuk nguruan të angazhoheshin aktivisht në luftime, Tomsoni, megjithëse kishte ardhur thjeshtë si ushtarak në Shqipëri, mori përsipër edhe detyra politike e dipllomatike. Ai u caktua nga Vidi komisar i i jashtëzakonshëm për viset e Jugut, për të ashtuquajturin “Verio-Epir”, të pretenduar nga qarqet sunduese të Athinës. Vidi urdhëroi Tomsonin të hynte në bisedime me të ashtuquajturin përfaqësues të “Vorioepirotëve”. Në këto bisedime koloneli pranoi famëkeqin “Protokoll të Korfuzit”, Me këtë dokument do të krijohej “një shtet brenda një shteti”. Pasojat merren me mënd. Ky akt i Tomsonit u pasua nga pranimi i kerkesës së Spiromilos për njohjen e “Venomeve” të Himarës, ciç dëshmon autori holladez Gorrit T.A. Goslinga, shtypi grek përlavdërio shërbimin e madh që ai kishte bërë qarqeve shoveniste greke. Ishte pikërisht Tomsoni ai që kishte hedhur bazat e këtij akti aq fatal për fatet e shtetit të ri Shqiptar. është kjo arsyeja që po ky shtyp, sipas të dhënave të tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershorit 1914.

Këto janë fakte të cilat nuk mund të mënjanohen kurrsesi, sa herë që do të përpiqemi të vlerësojmë apo të rivlerësojmë Tomsonin. Tomsoni u vra pas shpine, nga një agjent italian, kur po drejtonte forcat mercenare D. Vidit kundër “rebelëve”, ndërsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare në luftën, për mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke. Në të vërtetë ai ra viktimë e rivalitetit austro-italian në Shqipëri. Në këto rrethana është shumë vështirë të pranohet mendimi se ai ra duke luftuar për mbrojtjen e Shqipërisë (!) Besohet se portreti real i kolonel Tomsonit është, tashmë, i plotë dhe i njohur për të gjithë ata që nuk duan të mbyllin sytë përballë fakteve. Sidomos vlerësimi që atij i ka bërë shtypi grek për sa i takon kontributit të tij të madh në realizimin e përgatitjes së shkëputjes së trevave Jugore nga shteti shqiptar, flet shprehimisht qartë.

Nuk ka nevojë për koment. Nga ana tjetër, ky portret nuk gjason fare as me trajtimin romantik nga mjaft poetë shqiptarë të kohës, vendi kryesor, midis të cilëve, don apo nuk don ndonjëri, e zë Fan S. Noli, apo edhe ndonje autor i mëvonshëm (Asdreni, shën. im). Iluzionet e tyre të dikurshme dhe shkalla e pamjaftueshme e informimit nuk qëndrojnë përpara fakteve dhe nuk mund të shërbejnë si kriter për vlerësimin e Tomsonit.

Ato mund të shfrytëzohen sot vetëm nga njerëz të interesuar për keqpërdorimin e tyre. Si mund të shpjegohet, që megjithëse Tomsoni ndërhyri keqas në luftën e mbrëndëshme politike të shtetit të ri shqiptar , në dëm të forcave atdhetare të kryesuara nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, dhe në të mirë të forcave reaksionare, separatiste dhe destruktive, të kryesuara nga Esat Pashë Toptani, të këmbëngulë të nderohet dhetë përkujtohet ai në këtë mënyrë sot në Shqipëri? Madje të ngrihet edhe ndonjë monument. Si mund të ecin paralel nderimi që po i behet Tomsonit sot në Shqipëri, nga rrethe të ëaktuara, me vlerësimin që i ka bërë shtypi grek në prill – maj 1914 rolit të tij në bisedimet e Korfuzit në përgatitjen dhe miratimin e “Protokollit” famëkeq me të njejtin emër?

 Si mund të ecin paralel vajtimi i vrasjes Tomsonit nga Noli, Asdreni e poetë të tjerë atdhetarë me vajtimin që i bëri shtypi grek në qershor të vitit 1914. Për atë kohë një dukuri paradoksale e këtij lloj edhe mund të gjejë shpjegimin e vet me gjendjen e Shqipërisë, me shkallën e informimit të njerëzve, me përpjekje për të gjetur rrugë dalje nga gjëndja me të cilën ndodhej Shqipëria. (A. Kotini, “Tre gurët e zezë në Prevezë”, bot. 2000, f. 641).

 Si ka mundësi të gjithë këto figuara historianësh me tytuj të lartë si: Kristo Floqi (1876-1951), Vasil Dilo (1867-1958), Arben Puto, Kristo Frashëri e të tjerë, të shkruajnë me mijëra faqe (Av. Dr. Vasil Dilo, që numuron rreth 4000 faqe) dhe të mos shkruajnë asnjë fjalë për Kolonelin Tomson, i cili i vuri kazmën tërësisë territoriale të shtetit shqiptar dhe sovranitetit të tij. Kështu vërtetohet fjala e Kristo Floqit që tha: “të kaluarës do ti hedhim Çarçafin” Për gjëndjen kaotike në Shqipëri qëndrojnë qarqet e huaja: sërbe,franceze, ruse, greke , turke, italiane. Bartësit kyesorë të së keqes në Shqipëri në atë kohë qenë: reaksioni feudal prosërb, pro italian,... i udhehequr nga Esat Pashë Toptani, reaksioni grekoman i udhëhequr nga peshkopët grek (Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilos,etj., reaksioni turkoman i kryesuar nga Myftiu i Tiranës Musa Qazimi etj.

 Dipllomati Ferdinanto Salleo shkruan: “Komisioni ndërkombëtar i ngarkuar nga Fuqitë dhe i mbështetur nga marrëveshja italo-austriake të Abazia-s, vijoi negociatat me autoritetet greke, ku ishin të pranishëm edhe “epirotët” e Zografosit. Negociatat u mbyllën më 17 maj me “dispozitat e Korfuzit, të ëilat do t’u parashtroheshin kryeqyteteve europiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë. Në të vërtetë, miratimi erdhi më 2 korrik. “Dispozitat” konfirmuan domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë nga ana e grekëve . (“Shqiperia gjashte muaj mbreteri”, bot. 2000, f. 78).

 Më 17 maj 1914 u nënshkrua Protokolli i Korfuzit ose protokolli i turpit, i cili, sipas shprehjes s’antarit britanik t’atij komisioni, Sir Harri Lamb, “nuk bazohej n’asnjë të vërtetë e prandaj, llogjikisht, duhej hedhur në shportën e plehrave”. Harri Lamb e kuptoi se Komisioni i Kontrollit, në Korfuz, bëri marëveshjen me përfaqësonjës të qeverisë greke dhe jo të Shqipërisë së jugut. Në këtë Protokoll parashikohej që dy prefekturat në jug të Shqipërisë , ajo e Korçës dhe e Gjirokastrës , donse formalisht do të bënin pjesë në shtetin Shqiptar, do të kishin një administratë më vete, pothuajse autonome, organizimi i së ëilës i lihej në dorë NKN, e cila pranoi edhe kërkesën e Spiromilos për t’i njohur krahinës së Himarës,në një zonë që shtrihej tani në 14 fshatra të bregdetit të Jonit. (“Forumi Shqiptar”, 22-6-2006).

Dy presidentët grek në dy skajet e shekulli 1914 – 2014, të dy të njejtit fyell i bien.

Fjala e presidentit grek më 1914. “Po i japim fund punimeve të konferenëës sonë lidhur me përpjekjet dhe luftën tonë, duke shprehur konsideratën më të thellë për të tërë të angazhuarit në mënyrë aq të larmishme në këtë luftë, duke bashkëpunuar me ne, në mënyrë të veçantë për metropolitin e Korçës, drejtoj konsiderata të thella për zotin I. Permenidi, altruizmi i të ëilit u tregua qartë në këtë luftë si dhe gjatë periudhës së pushtimit, zotit Karapanon bashkëpuntorin tim të ngushtë, jam i detyruar të shpreh mirënjohje të thellë për zotin Bushion i ëili shfytëzoi luftën në kohën dhe vendin më të vështirë, duke ngritur moralin e ushtarëve dhe të ofiëerëve. Me zërin e luftës për Epirin kujtojmë lulen e ushtrisë, të pa harruarin AI. Romas, kujtojmë Karasevdanë, Karakiëon, Zhras, Furidhin, Kandilisin e të tjerë të pa harruar, kujtojmë shërbimet e bëra prej Gavaras, Conosit, e shumë oficerave dhe ushtarëve të tjerë që në luftë kërkonin lirinë e Epirit, por më shpejt takuan vdekjen. Në emër të këtyre shprehim mirënjohjen, respektin dhe konsideratë më të thellë për shërbimet e kryera, për nderin që i sollën kombit”.

Presidenti grek Papulias: Helenizimi i Vorio-Epirit, krenarë më 2014 Presidenti i Greqisë Karlos Papulias në letrën përshëndetëse drejtuar OMONIA-s me rastin e 22 vjetorit të themelimit të organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, ka shprehur hapur krenarin e tij për helenizimin e trojeve që i cilëson vorio-epirotë. “Prania shekullore e helenizimit vorio-epirot në shtëpitë e stërgjyshërve, është gjithmonë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë grekët, sidomos në një kohë kur atdheu, por edhe rajoni më gjërë, përballet me një numur të madh sfidash”, shkruan në mesazhin tij presidenti grek.

 Ai i bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të mblidhen rreth OMONIA-s dhe të punojnë për kauzën e përbashkët. Unë shpresoj që në të njëjtën kohë dhe OMONIA të marrë të gjitha ato nisma të cilat do të tregojnë se nga lufta e përbashkët për të mbrojtur të drejtat e grekëve në Shqipëri nuk përjashtohet askush, pa ambicie personale dhe rivalitet”. –shkruan Papulas. (Forumi, 6-4-2012). Papulas në vizitën që bëri në Shqipëri të parin takoi peshkop (guvernatorin) Janullatos, se për këtë Papulasi është krenar që përhap helenizimin në Shqipëri. Jaullatosi e ka kthyer Shqipërinë si tokë e pushtuar prej tij, duke i shtuar anë e kënd kisha, shkolla, varreza, kriqe greke. Kohën e fundit greku Janullatos shoqëron të ftuarin Vasili Gjokakas prefekt i Thesprotisë per të parë kishat e reja kushtuar murgut Shën Kozma i vrare në Berat për shkak të përhapjes së helenizimit dhe gjuhës greke që para 235 vjetëve. Të dy personalitetet bënë lutje për shpirtin e Shën Kozmait në kishat të ndërtuara për nder të tij në Mursi, Aliko, Livadhja, Vrisera , Himare, Çarçove. Këto janë gurë themeli për të shkruar historinë greke. (Dielli 22-12-2013). Në gazetën “Bota Sot” është botuar një shkrim ku denoncohet mbajtja e meshës në Tiranë në gjuhën greke dhe jo në gjuhën shqipe ku ndër të tjera thuhet: “Por sot në zëmër të Tiranës në ditën e krishtlindjeve Kryepeshkopi grek Janullatos mbajti meshёn në gjuhën greke, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë mes tyre dhe kryeministri Rama”. (A. Llalla, “BOTA SOT”, 26-12-2013)

Tungjatjeta! Z. Papulias Presidenti i Greqis! Jemi te dy chame, te dy shqiptare me nene dhe babe. Une nga Shalesi i Konispoli dhe ju nga Voshtina e Follorines te Chamerise. Ne kohen e Zogut ne shkollen fillore ne Shales kam patur mesues Behlul Voshtinen bashkefshatarin tuaj, ndofta mund ta njihni ose e keni degjuar emrin e tij. Ju Z. Papulias ini konvertuar në grek. Historiania E. Kocaqi thotë: “Nuk ka komb grek të mirëfilltë por një komb artificial, (shqiptarë vllehë, sllavë, turq) me një gjuhë që nuk është gjuha e popullit. Për t’i bërë të gjithë këta një komb u përdor greqishtja si gjuhë, feja ortodokse, dhe ideollogjia heleniste si nacionalizëm. Një nacionalizëm i tejskajshëm nga një komb që nuk është komb është i pa shëmbull në histori”.

(Roli...”, bot. Emal, f. 199). Perpara disa vjeteve, Ju keni biseduar shqip, “...se ne shqiptare jemi”. Fanatiket greke bene nje proteste te ashper qe donin te te hanin te gjalle. Kjo urrejtje drejtohet nga kryepeshkopi i Greqise, qe ju e keni te parin e vendit. Dipllomati italian Salleo na kujton: “Zografosi telegrafonte Komisionit te Kontrollit nga Korfuzi. Ku i bente te ditur se “Nje kuvend i epiroteve” i mbatur ne Gjirokaster, kishte vendosur te mos e njihte sovranitetin e Shqiperise dhe se e konsideronte akt armiqesor hyrjen e trupave shqiptare ne Epir”. F. 70.

 A nuk gjason thirrja e Zografi e vitii 1914, me thirrjen tuaj drejtuar OMONIA-s me rastin e 22 vjetorit te themelimit, te vitit me 2014 plot pas nje shekulli: “...lufta e perbashket per te mbrojtur te drejtat e grekeve ne Shqiperi nuk perjashtohet askush, pa ambicje personale dhe rivalitet”.

Prit Z. Papulas se je mohues i gjakut tënd në trupin tënd. Ç’kërkon më shumë për një grusht minoritarë grek në Shqipëri me 0.87% të popullsis rreth 30.000 banore. Kur qeveria shqiptare grekët i ka në krye të vendit me peshkopin grek Janullatos, i përfolur (guvernator), Vangjel Dule zëvëdës kryetar parlamenti, ministra si Ksera , Tavo,dhe hadhjarin e Sali Brishës Theofan Kalivioti, renegati bollano etj. Me cilin do te bejne rivalitat kur njihen si pronare me tokat eshqiptareve te regjistruar ne kadastrat greke, kane shkollat, kishat, kryqet, vorezat me maozelume, kur hyne dhe dalin lirisht, kur keni udheheqesa ne qeveri me ne kry e janullasin.

Pse nuk shikoni anen tjeter te medalionit, qe Chamet i masakruat dhe i debuat dhe keni kthyer se “Chameria nuk egziston” dhe e keni prere me spat qe nuk leni asnje cham te shkoje ne vendlindjen e tij. Si mendoni se populli shqiptar nuk i shikon, nuk i mendon, nuk i studion keto prapesi ne pergjithesi dhe ne vachantesi qe arrijne ne gjysem milioni banore qe minoritetin grek e mbytin me peshtimat e tyre. Ju u ndihmuat nga qeveria shqiptare me kryepeshkopin tua grek qe pregatitët dy puçe kundra Shqipërisë dhe nuk fituatat brënda nje dekadë e gjysëm.


 Tani do përkujtoni 100 vjetorin e “Protokollit të Kofuzit” dhe sfidoni me figuren e murgut Kozma qe para 235 vjtesh gjeti vdekjen e llatarshme nga shqiptaret e asaj kohene Berat se prapagandonte “helenizimin dhe greqizimin ne popull. Sot per kundra shqiptareve po ne Shqiperi Janullatosi nderton nje seri kisha me emri “Shen Kozma”, do te behen lutjeper shpirtin eti dhe per “Protokollin e Korfuzit” qe duan ta ngjallin gtreket me rastin e 100 vjetorit.

Perpara pak kohe qeveria e Athines i kerkon qeveris shqiptare rreth 700 ven varime te ushtareve greke te luftes ittao-greke pas 73 vjeteve ne nje hapesire nga jugu dri ne rrjedhjen e lumit Shkombin. Keshtu eshte hapur oreksi i madh per te ndare Shqiperin ne mes me aleaten e saj Serbine. Sot permenden ne bote mbi 15 milion shqiptare, duke mos i permendur arvanitet e Greqis qe jane te shtrire ne rreth 700 fshatra shqiptares te vertetuar nga Andon Bellushi. Sot ju greket keni perkrahjen e qeverise shqiptare me greke se vete ju greket. Kur kjo qeveri ha koka kuadrosh si te Sokol Olldashi, eshte ne krize dhe ne mos besim ndaj popullit. . Zoti e bëftë mirë.

Respekt z. Papolias nga bashkëkombësi i prindërve tuaj Rasim Bebo.

Rasim Bebo

 Addison,  Çikago

Ju si grek më keq se grekët (semito-egjyptiane), keni përdorur dhunën kundra vëllait tuaj çamë, Qeveria Shqiptare nuk ju përgjegj dhunës me dhunë për minoritetin grek në Shqiperi. (J. Margaris, f. 137). Pas pushtimit të Çamërisë në mars të vitit 1913, grekut u hap oreksi për vorioepirin pas një viti 1914, ngjallët Protokollin e Korfuzit (të vdekur) që këtë vit mbush 100 vjetorin




Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...