2014-01-11

Edvin Kristaq Rama,gjobat...dhe krimi i shtuar në Shqipëri....

Policia e Qarkut Kukës njofton se, në Tropojë është shënuar një aksident mes eskortës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe një qytetari.
Sipas policisë, Niman Buçpapaj ka përplasur automjetin e tij me eskortën e Bashës në afërsi të një pike karburanti në dalje të qytetit të Bajram Currit.
Buçpapaj është shoqëruar në polici, ndërsa përplasja raportohet se ka qenë aksidentale. Makina e tij u përplas me një nga makinat shoqëruese të Bashës.
Drejtori i Policisë së Qarkut Kukës, Ilirjan Balla thotë se, ngjarja është aksidentale dhe se nga përplasja janë shënuar dëme të lehta materiale.
Ndërsa, Partia Demokratike ka përgënjeshtruar një lajm të tillë duke thënë se, Basha nuk ka eskortë dhe se nuk ka pasur asnjë aksident.



image
























****************

Aksidentohet kreu i PD-së, Lulzim Basha

basha 4

Populli e do Lulin !!!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kritikoi ashpër vendimet e fundit të qeverisë “Rama”, kryesishth ato në fushën ekonomike. Gjatë ceremonisë së zhvilluar një ditë më parë me rastin e 23-vjetorit në qytetin e Fierit, kreu i PD-së, foli për një revoltë qetetare që sipas tij po ngrihet për shkak të rritjes së taksave dhe paketës fiskale të qeverisë. Në fjalën e mbajtur para përfaqësuesve demokratë si dhe qytetarë të Fierit, z. Basha falënderoi kontributin e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, i cili ka përfaqësuar prej dy mandatesh këtë qark.

Me Salën është përspektiva e shqiptarëve në Europë

“Kush është ndarë nga jeta gjatë këtyre viteve është në kujtesë dhe nderimin tonë por nuk mund të lë pa përmendur kryedeputetin e Fierit për dy mandate me radhë, mikun tonë të shtrenjtë Sokol Olldashi. Ata që nuk kanë mundur të jenë sonte këtu me ne, për arsye të ndryshme, duhet ta dinë se janë këtu me ne në zemrat dhe shpirtrat tanë”,- tha Basha.

I mirëpritur në popull është Lulzim Basha!


Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu referuar qeverisjes së sotme, tha se koalicioni Rama-Meta ka mashtuar qytetarët, kryesisht për taksat dhe borxhin publik. Z. Basha iu referua edhe rrëzmit të 39 amendamenteve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. “Do të duhej shumë letër për ti përshkruar një e nga një, grupi ynë parlamentar paraqiti 39 amendamente të mbështetur në premtimet elektorale të Edi Ramës. Sigurisht ne e dinim se nuk mund të pranonin programin tonë, s’mund të pranonin vizionin tonë, por të paktën të pranonin programin e tyre, me të cilin morën votat. I hodhën poshtë të gjithë amendamentet, të gjitha, pa përjashtim. I hodhën poshtë pa u skuqur fare duke hedhur veten e tyre poshtë. 39 amendamentet tona rezultuan 39 mashtrime të pastra elektorale të Edi Ramës për popullin e Fierit dhe për të gjithë Shqipërinë”,-deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Edhe fëmijtë në djep e dojnë Sali Berishën!


Para qytetarëve fierakë, kreytari i opozitës shigjetoi edhe përfaqësues të ekzekutivit që administrojnë financat e vendit.

“Me Canin në njërën anë dhe me Ahmetajn në anën tjetër, Edi Rama ka gjetur zgjidhjen më të thjeshtë, t’ju bjerë qytetarëve, ti shtrydhë qytetarët me taksa të larta, sikur nuk e ka ditur askush tjetër para tyre por e zbuluan këta.

Detyra e qeverisë në çdo kohë, e sidomos në kohë të vështira është të gjejë zgjidhje të ekuilibruara, të krijojë lehtësira, frymëmarrje, frymëzim, rrugëdalje, rimëkëmbje, rinisje. Këta ju ranë me top edhe taksave edhe borxhit duke e shtyrë ekonominë buzë humnerës, duke i vënë financat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të familjeve të tyre në kufijtë e mbijetesës, duke përgatitur recensionin dhe krizën”,- u shpreh Basha.

Për krimet

Kreu i selisë blu foli edhe për situatën e kriminalitetit në vend. Zëvendësimi i policive profesionistë me militantë partiakë si dhe keqmenaxhimi i forcave të sigurisë, janë shkaqe që sipas Lulzim Bashës, kriminaliteti të mbetet i lartë.


Kriminelet të vrasin natën,të qajnë ditën në kohën e Qeverisjës Rama

“E majta po ofron pasiguri të nivelit të lartë, statistikat e krimeve dhe aksidenteve të llojeve të ndryshme, të vrasjeve, të grabitjeve, të plagosjeve, përgënjeshtronin dhe tashmë përqeshin fryrjet e Ramës dhe Tahirit në autobuzin e tyre pa rilindje të propagandës boshe.


Korrupcioni është shumë më i madh tash se sa gjatë Qeverisjës Berisha

Nuk mbahet rendi me propagandë, siç u thotë mendja, nuk mbahet rendi dhe siguria duke zëvendësuar profesionistët në Policinë e Shtetit, me policinë e partisë apo të fshatit, apo me çunat”,- theksoi kreu i PD-së. Lulzim Basha.

Gjobat e automjeteve, Sali Berisha: Plaçkitje ndaj qytetarëve

Ish-premieri shqiptar Prof.dr.Sali Berisha akuzoi  përfaqësuesit e qeverisë lidhur me gjobat e vëna nga policia rrugore. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se “kjo epidemi gjobash, me moton “gjobë me pre”, nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij lojërat e fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë.”

Gjatë Qeverisjës së Sali Berishës,ishte 100 % më mirë së në 100 ditëshin e Qeverisjes mafioze të Qeverisë Rama,thotë Ramiz Gjini,pedagog nga Tirana.-


“Të dashur miq, prej mëse dy muajve, në Shqipëri, mijëra e mijëra qytetarë gdhijnë në mëngjes të gjobitur nga skuadra të policisë partiake socialiste, madje pa asnjë dokument të firmosur nga inspektor policie, por thjeshtë me shpalljen e emrit në faqen zyrtare të të gjobiturve të Policisë Rrugore. Kjo sepse ata gjobiten në kundërshtim me ligjet dhe vetëm e vetëm se duhet të plotësojnë planin që kryekreu Edi Rama ka vendosur për të mbuluar shpenzimet e Policisë së Shtetit me paratë që u grabit qytetarëve për automjetet e tyre. Kjo epidemi gjobash, me moton “gjobë me pre”, nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij Lojërat e Fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë.





Ska ditë që nuk ka vrasje...kjo po bëhët me ardhjen e pushtetarëve të "Rilindjes"

 Në serinë e pafundme të gjobave, mediat kanë raportuar gjoba të vendosura për të gjallë dhe për të vdekur, për emigrantë që kanë një dekadë pa ardhur në Shqipëri. Janë raportuar gjoba për automjete që ende nuk kanë filluar të qarkullojnë, gjoba për kundravajtje qarkullimi në zona që automjeti nuk ka qenë kurrë, gjoba që klonohen, pjellin gjoba bija për të njëjtën kundravajtje.


Policia nuk ka mëshirë-urdhëri i Ministrit të Policisë-Të mbushët arka e Qeverisë Rama

Pas vendosjes së gjobës, nis kalvari i pasgjobitjes, ai i pagesës së gjobës në të cilin qytetarët, në radhë të gjata, humbasin jo orë por edhe ditë. Për të realizuar këtë skenar kryegjobvënësi Rama së pari shkriu Policinë Rrugore dhe e zëvendësoi me militant hajdut të PS. Së dyti prishen sistemin e radarëve dhe fotografimit, me te cilin Policia faktonte kundravajtjen e qytetarit. Epidemia e gjobave është një plackitje masive e qytetarëve nga shteti policor i neobllokmenit Edvin Rama dhe bashkëkryetarit të tij Meta!! “- shkruan ish premieri shqiptar Prof.dr.Sali  Berisha.

Edi Paloka: Edvin Kristaq Rama çon vendin në kolapas, administrata 9 ditë pa paga



Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike akuzoi përfaqësuesit e qeverisë për vonesat në dhënien e rrogave për administratën publike.


Më jep pakëz bukë zoti Edvin Kristaq Rama

Vonesa në dhënien e pagave për administraten për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, është një argument më shumë për të akuzuar kryeministrin Rama se po çon vendin në kolaps.


Më zi së në kohen e Migjenit-Në kohën e Qeverisjës Rama: Në çdo rrugë të kryeqytetit shqiptar -Qytetarët kërkojnë lëmoshë

Në një postim në FB, Paloka shkruan: “Rama con vendin ne kolapas, administrata 9 dite pa paga. Sipas tij klima e terrorit ndaj biznesit ka tulatur ekonomine, ka zeruan investimet vendase, dhe i ka ekspozuar shqiptaret para rreziqeve qe sjell varferia.


                                                      Kështu nuk shkohet në Europë


Futja e vendit ne kolaps po shoqerohet dhe me krizen e pagave, cka po afron dhe nje revolte te punonjesve te administrates publike – shkruan kreu i deputeteve demokrate, Edi Paloka.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...