2014-01-10

Sfidat shkencore të eruditit shqiptar Eshref Ymeri




Prof. Dr. Eshref Ymeri është i biri i Hasan Ymerit, veteranit të Luftës së Vlorës të vitit 1920, të cilin Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me dekret nr. 4040, datë 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me këtë motivacion: “Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

Është i lindur në Smokthinë, në fshatin Mesaplik, më 25 dhjetor 1940. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1952. Kurse shkollën 7-vjeçare e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në fshatin Ramicë në vitin 1955. Në vitin 1959 përfundoi gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Për rezultate të larta në mësime, atë vit iu dha e drejta për të vazhduar studimet universitare në Bashkimin Sovjetik, në njërin nga universitetet e Shën Peterburgut (ish-Leningrad).

Pas prishjes së marrëdhënieve dhe ndërprerjen e të gjitha marrëveshjeve që udhëheqja sovjetike bëri me Shqipërinë, në qershor të vitit 1961 u kthye në atdhe dhe filloi studimet në Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi ruse. Për arritje të larta që pati gjatë studimeve në universitet, në mbarim të tyre, në qershor të vitit 1966, Universiteti i Tiranës e emëroi pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Meqenëse ishte një njohës shumë i mirë i gjuhës ruse dhe specialist i përgatitur i përkthimit, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë, në maj të vitit 1975, e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës për të ndjekur nga afër botimin në gjuhën ruse të vëllimit të dytë të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës. Puna për botimin e këtij vëllimi vazhdoi për gjashtë muaj.


Në fakultet punën e vazhdoi deri më 31 gusht të vitit 1977. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve që pati me organizatën e partisë të fakultetit, kjo e fundit vendosi ta qarkullojë nga universiteti, duke ia nisur dosjen për në Kukës, me pretekstin se nuk kishte qenë në bazë, por ishte emëruar pedagog drejtpërsëdrejti nga bankat e universitetit. Këtë lloj qarkullimi ai e vlerësoi si të padrejtë, sepse qe organizuar në shenjë hakmarrjeje kundër tij. Megjithatë, ai shkoi e mori takim me nënkryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Kukësit që mbulonte sektorin e arsimit dhe e vuri në dijeni se nuk do të paraqitej në punë, derisa padrejtësinë që i ishte bërë ta zgjidhte në strukturat e larta të partisë.

Ndërkohë, Shtëpia Botuese “8 nëntori” filloi ta zinte me punë si përkthyes të jashtëm, meqenëse në vjeshtën e vitit 1977 kishte filluar të shtohej intensiteti i punës për përkthimin dhe botimin në gjuhë të huaja të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

Më në fund, pas një viti e gjysmë përpjekjesh për sqarimin e së vërtetës, dikush nga strukturat e larta të partisë dha porosi për tërheqjen e dosjes së tij nga Kukësi për në Tiranë dhe përcjelljen e saj për në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, duke marrë paraprakisht miratimin edhe nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, meqenëse ishte fjala për ta emëruar përkthyes të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse. Aty filloi punën në mars të vitit 1979.

Nuk kishte kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga puna e tij si përkthyes, kur instituti i lartpërmendur dha porosi për emërimin e tij si shef të Redaksisë së Botimeve në Gjuhë të Huaja në atë shtëpi botuese (redaksi kjo që kishte në organikë 42 veta, bashkë me personelin ndihmës), detyrë që e filloi më 1 gusht të vitit 1981 dhe e la në fund të tetorit të vitit 1990.

Gjatë atyre viteve redaksinë (që disa vepra të Enver Hoxhës i përkthente dhe i botonte në 7 gjuhë të huaja) e drejtoi me shumë sukses, përballoi edhe vetë një volum të madh pune (bashkë me përkthyesit e tjerë të sektorit të gjuhës ruse), duke marrë përsipër drejtpërsëdrejti edhe punën e përkthyesit të veprave të Enver Hoxhës, të botuara në gjuhën ruse.

Për kontributin e rëndësishëm që dha në drejtimin e redaksisë dhe në përkthimin e veprave të Enver Hoxhës, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e dekoroi me medaljen “Naim Frashëri” të klasës së dytë.

Në fund të vitit 1991 largohet me dëshirën e vet nga Shtëpia Botuese “8 nëntori” dhe më 1 janar 1992 rifillon punën si pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Këtu punën e vazhdoi deri më 31 gusht 2003. Më 01 shtator të po atij viti largohet për në pension.

Nga e djathta në të majtë: Anita (nusja e Plarentit), Plarenti (biri ynë) me djalin në krahë (Drinin), Eshrefi, Havaja, Kesiana (bija jonë)

Nga e djathta në të majtë: Anita (nusja e Plarentit), Plarenti (biri ynë) me djalin në krahë (Drinin), Eshrefi, Havaja, Kesiana (bija jonë)

I. Aktiviteti pedagogjiko-shkencor

1. Tekste mësimore

1968----Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1972----Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1974----Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1981----Tekst mësimor (me analiza teksti) për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1982----Tekst me tema bisedimi në ndihmë të specializimit të mësuesve të gjuhës ruse për zhvillimin e gjuhës së folur ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

1984----Formula bisedore. Tekst në ndihmë të specializimit të mësuesve të gjuhës ruse për shkathtësimin e shprehive të folurit në gjuhën ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

2002----Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

2. Lëndë mësimore praktike që ka dhënë në universitet.

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka dhënë:

Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.

Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.

Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.

3. Kurse leksionesh që ka dhënë në universitet

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

4. Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar.


II. Përkthime socialpolitike

Në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1977-1991, ka përkthyer 3200 faqe për veprat e zgjedhura të Enver Hoxhës që u botuan në gjuhën ruse në 6 vëllime (me rreth 1000 faqe çdo vëllim).

III. Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve:

Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

F.M. Dostojevski:

1. “Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe Shtëpia Botuese ABC, Tiranë 2008).

2. “Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

3. “Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

4. “E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).

5. Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).

Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese DeaS, Tiranë 2000).

Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse, Tiranë 2008).

Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2006).

Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).

Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov.

 U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).

Kobo Abe: “Një grua e burgosur në rërë”. (Dorëzuar për botim në Shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare” në vitin 2009).

Leonid Grossman: “Pushkini”. (Dorëzuar për botim në Shtëpinë Botuese EDFA në vitin 2009).

IV. Fjalorë

Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me bashkautorë) (Botim i Akademisë Ushtarake, Tiranë1990).

Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFЁRDITA, Tiranë 1997).

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).

Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

V. Redaktime fjalorësh

Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2005).

Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

VI. Publicistikë

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 217 artikuj publicistikë për probleme që shqetësojnë vendin tonë dhe mbarë kombin shqiptar, përfshirë këtu edhe artikuj me tema shoqërore dhe artikuj polemikë.

VII. Botime të tjera

Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (me bashkautor) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2006).

Tradita e politikës ruse ndaj kombit shqiptar (me bashkautor) (ndodhet në proces botimi).

VIII. Kualifikimi shkencor

16. 12. 1989----merr gradën shkencore “Kandidat iShkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

14. 12. 1994----Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.

13. 12. 1994----merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor).

11. 05. 2001----merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor).

Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 2 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja) dhe e dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndroi një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.

Përveç aktivitetit të tij të gjatë si pedagog universiteti, përkthyes, gjuhëtar, leksikograf dhe publicist, është i mirënjohur edhe si interpret (përkthyes gojor) i gjuhës ruse. Kështu, si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja nërusishte, ai ka marrë pjesë:

a) në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në Tiranë që prej themelimit tëtyre deri para do kohësh;

b) në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara nëTiranë;

c) në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it tëzhvilluara në Tiranë.

Poashtu, si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:

a. në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

b. në Moskë, ku u zhvillua Konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).

2. Delegacionin e Parlamentit Rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

b. Kryetarin e Parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

d. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

Tani ka nëpër duar dhe është duke e përfunduar Fjalorin e Madh Frazeologjik Rusisht shqip. Në të njëjtën kohë, është duke punuar paralelisht edhe për përgatitjen për botim të një Fjalori të Madh Frazeologjik Anglisht-Shqip.

Nuk është i angazhuar në asnjërën prej partive politike. Është i martuar. Bashkëshortja e tij, Hava Cani-Ymeri, ka mbaruar Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi ruse në vitin 1972.

Ka punuar si mësuese e rusishtes dhe e anglishtes dhe në prill të vitit 2007 ka dalë në pension. Kanë dy fëmijë - Plarent dhe Kesiana Ymeri.

Që të dy kanë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Plarenti tani punon në një kompani të njohur amerikane për prodhimin e aparaturave mjekësore dhe farmaceutike, në qytetin Santa Barbara të shtetit të Kalifornisë, kurse Kesiana punon pedagoge e vjolës dhe e violinës në një akademi harqesh në qytetin Cincinnati të shtetit Ohajo (Ohio).

---------------------------------------

*****



Fajlori  i eruditit Eshref Ymeri , kërkon sponsorusin për botim 

Eshref Ymeri  studimet e larta për gjuhë dhe për letërsi ruse dhe shqipe  i ka  përfunduar në vitin 1966, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Po atë vit u emërua  pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse (sot Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike) të atij fakulteti. Për studimin e thelluar të gjuhës dhe të letërsisë ruse, pas fillimit të punës, si pedagog i ri, i hyri  hulumtimit të thelluar në fushën e frazeologjisë së gjuhës ruse, i bindur se shprehjet frazeologjike janë pasqyra e shpirtit dhe e formimit psikologjik të popullit rus. Me kalimin e viteve, vendosi që pasurinë e pamatë të shprehjeve frazeologjike të gjuhës ruse t'i ballafaqoj me pasurinë po aq të pamatë të shprehjeve frazeologjike të gjuhës shqipe, që janë, po ashtu, pasqyrë e shpirtit dhe e formimit psikologjik të popullit shqiptar.

Pas një pune 40-vjeçare (dhjetor 1972 - dhjetor 2012), përfundojë  një fjalor të madh frazeologjik rusisht-shqip prej 1 200 faqesh kompjuteri, ku përfshihen 25 657 shprehje frazeologjike. Recensionin e fjalorit e ka përgatitur Prof.dr. Hajri Shehu, një leksikograf i shquar  i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.

Tani është  duke i bërë kontrollin e fundit, për shmangien tërësore të gabimeve drejtshkrimore dhe në muajin prill 2014, kur të kthehet në Tiranë, po e siguroi  sponsorizimin, do ta dorëzojë  për botim.

Sipas informacioneve që posedon Agjencioni Floripress ,Shtëpia Botuese TOENA, me pronar zotin Fatmir Toçi, nuk pranoi ta botonte Fjalorin në fjalë.

Shtëpia Botuese EDFA, me pronar zotin Fatmir Xhaferi, pranon ta botojë, duke përballuar të gjitha shpenzimet e botimit, por nuk përballon dot honorarin e autorit prej 1 milion lekësh të reja (10 mijë dollarë).


Për  eruditin Eshref Ymeri do të ishte një nder i madh nëse bisnismeni kosovar  Zotëri Zëvendëskryeministër, Begjet Pacolli do të kishte mundësi të sponsorizorojë  së pakut honorarin e  autorit të këtij fjalori,apo dikush tjetër do ti bënë nder shkencës botërore dhe në veçanti shkencës shqiptare!

Prishtinë, 10 janar 2014                                                                         Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...