SKIFTER KËLLICI
MËRGIMI NË SH.BA,KRIJIMTARIA LETRARE DHE PUBLICISITIKE
Skifter Këllici,shkrimtar,publicist, studiues dhe komentator sportiv i Radiotelevizionit Shqiptar,(1959-1999).Ka lindur ne Tirane me 1938.Ka mbarur sudimet e larta per letersi ne Universitetin e Tiranes e me 1959.Ka nisur tw shkruajw qw ne moshen16-vjecare.Ka shkruar romane per femije,nder te cilet "Kujtimet e mehalles se vjeter"(1967) dhe "Pas gjurmeve",(1972).Mbi bazen e ketij te fundit Kinostudioja "Shqiperia e Re "ka xhiruar filmin me te njejtin titull, fitues i cmimit te "Presidenti te Republikes" ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per Femije ne Gifoni, (Itali, 1979).
Ka botuar vepra te tjera per te rritur, vecanerisht me teme historike,nder te cilat romanin "Atentat ne Paris,(1978), ribotuar me ripunime me 2011,kushtur atentatit te atdhetarit shqiptar, Avni Rustemi,qe me 1920 vrau ne kryeqytetin francez Esat pashe Toptanin, i cili ne marreveshje me qarqet shoviniste serbe dhe greke te asaj periudhe, kerkonte copetimin e Shqierise ne favor te tyre dhe po me ndihmen e tyre te behej president i shtetit shqiptar.Nder vepra te e tjera permendim edhe romanin "Shtatori i gjemes se madhe",kushtuar tragjedise se 11 shtatorit 2011 ne New York k ne vitin 2001,ku midis 3000 mije viktmave humben jeten edhe tre shqiptare,tte shnderruar rne personazhe te ketij romani.
Një zë që i mungon mikrofonit dhe ekranit sportiv
Kohët e fundit u ndodha në Shqipëri për t’u shmallur me të afërmit dhe shokët e mi. Rastisi që gjatë atyre dy javëve ekipet tona ne futboll të arrinin rezultate të mira: Përfaqesuesja barazoi në Bragë me Portugalinë e Kristiano Ronaldos, kurse ‘Tirana” mundi në kryeqytet “Milanin” e famshëm të Kakasë dhe Rolandinjos me shokë. Kjo na gëzoi të terëve. Por jo aq shumë komentet sportive të këtyre ndeshjeve në TV. Mjaft nga ne kujtuam komentet e dhjetë vjetëve të shkuara të komentatorit dhe shkrimtarit te njohur, Skifter Këllici. Dhe arritëm të tërë në një përfundim: një zë që i mungon mikrofonit dhe kameras sportive. Meqë unë vetë jetoj në Nju Jork dhe Skifteri jeton në Boston, nuk e pata të veshtirë që një ditë të zhvillonim së bashku një bisedë të gjatë telefonike, nga e cila po u percjell lexuesve një përmbledhje, me castet më me interes të jetës se tij si komentator sportiv në RTVSH.
Skifter Kellici dhe Nando Martellini
Skifter, zërin tënd e kam degjuar që i vogël në Radio Tirana, por do të ishte me interes edhe për lexuesit, të dinim kur ke nisur për herë të parë rolin e gazetarit sportiv.
Kjo ka ndodhur në dhjetor të vitit 1958. Disa muaj më parë, student i vitit të tretë në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe të UT-së, kisha filluar të lexoja emisionet e lajmeve dhe të rubrikave kulturore në Radio.Por,i dhënë pas sportit, kisha dëshirë që në programet e saj, në vend të një kronike të thatë, që herë jepej e herë jo, më së fundi të fillonte të transmetohej një rubrikë e mirëfilltë sportive. Ua shfaqa këtë mendim drejtuesve të redaksisë së informacionit, të cilët e mirëpritën.Kështu të dielën e fundit të atij viti, për herë të parë në Radio u transmetua “Rubrika sportive” në të cilën, vec rezultateve të ndeshjeve të kampionateve, kryesisht të futbollit, transmetoheshin edhe materiale të tjera dhe kuriozitete sportive.
Por kjo nuk vazhdoi gjatë.Për shkak të vështirësive të marrjes së rezultateve të këyte ndeshjeve nga rrethet, ku jo rrallë herë detyroheshim të pyesnim edhe rajonet e policisë, rastiste të na jepnin edhe rezultate te gabuara, kjo rubrikë nuk pati jetë të gjatë. Ndërkohë, në gusht të vitit 1959 u emërova gazetar në Radio. Dy muaj më pas bëra disa prova, njërën prej të cilave e dëgjoi edhe Anton Mazreku.Ishte ai që vendosi përfundimisht që unë të bëhesha radiokronist sportiv, krahas Ismet Bellovës që kishte nisur këtë profesion kaq të vështirë dy vjet më parë. Aty nga fillimi i vitit 1960, ndonëse isha redaktor i redaksisë së jashtme, cdo të martë, përsëri në orën 20.30, filloi të transmetohej “Rubrika sportive”. Komentet e ndeshjeve të futbollit nisi t’i jepte komentatori Anton Mazreku, ashtu si nga viti 1938, kur kishte transmetuar ndeshjen e parë dhe të vetme para Luftës së Dytë Botërore.
Po në Televizionin Shqiptar?
Më 10 prill 1966 komentova në Qendren Eksperimentale të TV-së pjesën e parë të ndeshjes “Dinamo”-“Partizani”. Them pjesën e parë, sepse e vetmja kamerë, prodhim i vjetër gjermano-lindor, që mezi u transferua nga studioja, në stadiumin “Qemal Stafa”, u prish.Megjithatë, jehona qe e madhe. Në mars të viti1970 u propozova drejtuesve të TVSH-së që të fillonim cdo të diel një rubrikë sportive. Dhe kështu u bë. Transmetonim kryesisht të filmuara vetëm veprimtaritë sportive në kryqytet. Por nga nëntori i vitit 1971 kjo rubrikë, tashmë edhe me pasqyrimin e veprimtarive sportive në rrethe, filloi të transmetohej cdo të hënë dhe të shihej si edhe programet e tjera televizive, pothuajse në tërë territorin e vendit tonë.Në prill të vitit 1972 i propozova, Todi Lubonjës, atëherë drejtor i përgithshëm në RTVSH-së, të transmetonim veprimtari sportive ndërkombëtare, vecanërisht ndeshje futbolli, i cili e miratoi mënjëherë. Kur pas disa ditësh, më 26 prill, brenda disa orësh, komentova me kufje ndeshjet Itali-Belgjikë në Milano dhe Angli-RF Gjermane, në Londër, teleshikuesit u habitën dhe pandehën se mos isha duke komentuuar nga këto qytete.
E keni pasur të vështirë?
Doemos. Më duhej të mbuloja me fjalët e mia komentet në gjuhë të huaja se, mos zot, dilte ndonjë gabim… idelogjik!... Por, në të njejtën kohë, duhej të përktheja komentet e telekomentatorit të huaj, kryesisht italian, ose jugosllav, qe të jepja kështu një kuadër sa më të plotë teknik të ndeshjes. Ka pasur shokë që më tërhiqnin vemendjen, duke më thënë se nuk duhej të luaja rolin e përkthyesit. Por unë kam vazhduar në rrugën time, sepse nga studioja e TVSH-së nuk e shihja ndeshje si komentatorët që ishin në kabinat e stadiumit, pra, nuk mund të dalloja si ata reshtimet e skuadrave, mbulimet, variantet e tyre taktike…
Cilat kane qënë komentet më interesante radiofonike?
Besoj ato të dy ndeshjeve përmbyllëse të kampionatit komvbëtar të futbollit të vitit 1961.”Partizani” dhe “Dinamo” kishin pikë të barabarata. Dhe, meqë golaverazhi, sipas rregullores së atyre viteve nuk u mor parasysh, të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje tjetër, që do të përcaktonte skuadrën kampione. Ajo, megjithë shtesën prej 2x15 minutash, u mbyll 1-1. Pas dy ditësh u zhvillua një ndeshje tjetër. Pas 120 minutash përsëri barazim, por 0-0. Përsëri shtesë, derisa të shënonte njera, ose tjetra skuadër.Më së fundi, në minutën e 132-të shënoi Panajot Pano.”Partizani” u shpall kështu kampion. Pjesën e fundit të radiokronikës e vazhdoi Ismet Bellova, se unë isha krejt i raskapitur.
Po në Televizion?
Kam bindjen se komentet më interesante kanë qenë ato të lojëravë olimpike të zhvilluara në Mynih, në shtator të vitit 1972. Me miratinin e Byrosë Politike këto lojëra, me ndonjë përjashtim, u transmtuan të tëra, ashtu sic i transmetoi edhe RAI, prej 8 deri 10 orë në ditë.. Por e keqja është se, ndonëse u vendos që në komentimin e tyre të merrnin pjesë disa kolegë, që, doemos dinin mirë italisht,para mikrofonit mbeta unë e pastaj më pak gazetarët e shquar,Napoleon Roshi, Pirro Nace dhe trajnerët e njohur të lojërave me dorë, Kreshnik Tartari e Feti Borova.Me Fetiun komentuam,vec të tjerash, edhe ndeshjen, besoj më dramatike të olimpiadës,midis SHBA-së dhe BRSS-së basketboll, që u fituan nga sovjetikët në tri sekondat e fundit,atëherë kur ora shënontë… 2.00 e mëngjesit.
Kam qenë i vogël, por mbaj mend se transmetimi i këtyre lojërave nga TVSH-ja pati jehonë kudo në Shqipëri.
Po. Madje edhe nga kupola e kuqe. Më kujtohet se një mbledhje me gazetarë sportivë ato i përmendi edhe Pirro Kondi, atëherë drejtor i drejtorisë së propagandës në KQ të PPSH-së, që ishte edhe kunati i Hysni Kapos, numri 2 pas Enver Hoxhës. Por, pa pritur një vit më vonë, pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH, në dhjetor të vitit 1972, Enver Hoxha dënoi Todi Lubonjën se kishte dashur ta shndërronte RTVSH-së në një institucion zbavitës, në kundërshtim me orientimet e Partisë. Një ndër të kriktikuarit isha edhe unë, i cilësuar si komentor me prirje… moderniste.
Edhe kam bërë, por jo drejtperdrejt në transmetim. Një ditë dhjetori të vitit 1962, nuk u ndodha në finalen e Kupës së Republikës në volejboll, midis mëshkujve të “Partizanit” dhe ‘Dinamos” Që të jepja një informacion në emisionin e lajmeve të orës 20.00, mora në telefon Stadiumin e Lojërave, nga ku, midis zhurmah, dikush më tha se ndeshja kishte përfunduar 3-2. Mendova se për “Partizanin”e Petrit Murzakut me, shumë herë kampion i Shqipërisë. Por në fakt kishte fituar “Dinamo” e Vangjel Kojës, me Asllan Rusin e djem të tjerë të rinj, që më pas do të bënin epokë. Merre me mend si u tërbua, as më shumë e as më pak, por vetë ministri i Brendshëm, që në orën 20.00 u ndodh në klubin e kësaj ministrie, kur dëgjoi këtë lajm anapulla. Mori në telefon drejtorin e RadioTiiranës dhe gati sa nuk e i quajti këtë akt…sabotim. Për fat të mirë, kjo mesele u mbyll me kaq, se do ta kisha pësuar keq.
Po në TV…
Më 1970 po komentoja një ndeshje ku luante “Dinamo” e Tiranës. Kishte nisur të binte shi dhe të tërë futbollistët, edhe ata me flokë të verdhë më shëmbëllenin thuajse njëlloj. Gjatë komentimit, përmenda plot here emrin e Cecos, ateherë ndër më të mirët e Shqipërisë, që prej javësh, i dëmtuar, nuk po luante. Por në fakt ai vazhdonte të ishte ende i tillë. E kisha ngatërruar me Xhafën, një tjetër futbollist edhe ai i “Dinamos’. Por më e bukura ishte se shumë tifozë të Cecos që banonin jo larg stadiumit “Qemal Stafa”, duke dëgjur komentin tim, të sugjestionuar edhe ata ia behën në stadium për të parë Cecon dhe mbetën të habitur kur vunë re se ai nuk luante. Doemos që edhe më shanë nga pas.
Në c’marrëdhënie ke qenë me kolegët e tu Anton Mazreku dhe Ismet Bellova?
Shumë të përzemërta.. Antonin e konsideronim si babain dhe mësuesin tonë, meqë ai ishte 30 vjec më i madh se. Por edhe ai na respektonte si kolegë të barabartë midis të barabartësh.Vdekja e tije papritur në gusht të vitit 1969, në moshën 61-vjecare qe një humbje për sportin shqiptar, edhe për ne të dy.
Po me kolegët që erdhën më pas më pas?
Më vjen shumë keq për dy prej tyre që u aktivizuan në emisionet sportive, në TVSH përkatësisht i pari më 1971 dhe u i dyti më 1987. I pari, ndonëse kishte nisur punën në në TVSH më 1969, nuk shkonte kurrë në stadium. Mirëpo pas rekomandimit të një shoku të tij dhe mbështetjes sime, meqë unë isha redaktor i emisioneve kulturore dhe artistike, sic kisha qenë edhe në Radio, dhe nuk doja të shkëputesha prej tyre, u bë redaktor i “Rubrikës Sportive”, të cilën e drejtoja.dhe shpejt, ndonëse tepër i ftohtë, zuri të të komentonte, jo vetem ndeshje futbolli, por edhe sporte të tjera që nuk i njihte.
Pikërsiht ky “komentator”, që gjatë komenteve përdorte nja 14 fjalë e 25 përqind, ose më saktë…15 fjalë pa një cerek, fatkeqësisht, duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, në vend që të krijonte atë klimë që mbizotëronte në marrëdhënient e mia me Mazrekun dhe Bellovën, duke përfituar nga indiferenca e plotë e drejtuesve te RTVSH-së që në cdo periudhë e kanë nënvleftesuar sportin dhe gazetarët që janë marrë më të, më luftoi,e, për më tepër e varfëroi “Rubrikën sportive”. Nuk mjaftoi që ishte i paaftë, por mbi të gjitha, indiferent, pa pasion. Për të dhënë një shembull,is hte krejtësisht e kundërta e gazetarit të njohur sportive, Besnik Dizdari, me të cilin shoqërohej shpesh, duke harruar se talenti nuk është… grip që të ngjitet. Sot ka përfunduar në në nga televizionet private dhe ka mbetur po ai që ka qenë 35 vjet më parë.
Po kështu ndodhi, për fat të keq edhe me të dytin, që, sic thashë, erdhi në TV nga viti 1987, duke mos pretenduar se ishte komentator. Por më pas, pa më të voglin talent, filloi të kometonte, si i pari ai, me 14-15 fjalë që përdorte. Edhe ai sot i harruar nga publiku.
Në vitet 80-të të sportdashësit të kanë parë me ndërpreje të drejtoje “Rubrikën Sportive” në TVSH e, madje, po me ndërpreje të komentoje, sidomos ndeshje ndërkombëtare.
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, më mirë po përdor një opinion të shprehur nga publicistii njohur, Marash Hajati,i sh-drejtori i përgjithshëm iRTVSH-së deri në vitin 1986, i cili në librin e tij me kujtime “Dera e pasme e shtypit”, botuar më 1997, shprehet kështu:”Tepër ngacmuese ishin transmetmet drejtperdrejt per sportin.Kush nuk ndërhynte,anëtarë të Byrosë Politike, të qeverisë……”Viktimë” e këtyre ndërhyrjeve të padrejta ka qenë shpeshherë Skifter Këllici,autor i talentuar e këmbënguës, jo vetëm i sportit, por edhe në fushën e gazetarisë e letërsisë.Me horizontin e tij njohës dhe të admirueshëm shtrihej gjerë në temën e transmetimit e të analizave. Mirëpo, dikujt lart kjo herë i pëlqente dhe herë jo.Aq herë komentatori shkarkohej e ngarkohej me atë detyrë…”.
Dhe një ndër këta që ndërhynte dhe vendoste për fat të keq ka qenë, ka qenë ish-sekretari i parë i KQ të PPSH-së dhe ish-presidenti i Republikës së viteve të fundit të diktaturës komuniste.Më parë,rreth viteve 70-të këtë qëndrim ndaj punës sime si komentator sportiv ka mbajtur ish-drejtori i RTVSH-së, Thanas Nano.Madje ai më 1973,kur, me urdhër të Enver Hoxhës, që gjithsesi shprehej se nën drejtinin e tij RTVSH-ja,mund të kishte mangësi profesionale, por prockat e Todit nuk do t’i bënte,ky Thanas dha urdhër që unë të mos drejtoja “Rubrikën Sportive”, sepse u ngjaja komentatoreve italianë. Kaq pedant ishte…
Pas këtyre kujtimeve të trishta, përmendi tani dicka të bukur.
Takimin me komentatorin e madh italian, Nando Martelini, i njohur edhe nga teleshikuesit tanë.Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1994.Me të bëra atëherë një intervistë për “Rubrikën Sportive” të Radio Tiranës. Më fal, për mungesën e modestisë, por në fund të këtij takimi ai u shpreh:”Kur ju i trajtoni kaq mirë problemet futbollit në italisht, e marr me mend se si i komentoni ndeshjet e futbollit në Televizion Shqiptar”.
Komentet tuaj si radiotelevizive janë shquar nga një gjuhë e pasur letrare. Ndikim nga fakti se je shkrimtar?
Mundet. Por të mos harrojmë se sporti është spektakël, ndaj për ta përshkruar duhen përdorur edhe fjalë të figurhsme
Cfarë do t’u rekomandoje komentatorëve të rinj?
Ja pra, të kujdesen më shumë për fjalorin dhe shprehjet. Shqipja është gjuhë e pasur dhe ata duke e njohur më shumë atë, mund të ngrenë edhe më shumë nivelin e komenteve të tyre.Vec kësaj, të mos mjaftohen me përshkrimin e ndeshjes që teleshikuesit e shohin në ekran, por të thellohen në zbërthimin e disa vecorive taktike të saj që ata nuk i shohin, sic i sheh ai vetë që ndodhet në stadium.
Ne, të rrugës “Siri Kodra” në Tiranë
Prej vitit 1999 jetoni në Amerikë.A ndieni mall për mikrofonin dhe kameran sportive?
Sigurisht dhe, për më tepër, ndjej se sot,70-vjecar, mund të bëj shumë më tepër dhe shumë më mirë se c’kam bërë para dhjetë vjetësh. E kuptova këtë më 1998 kur nga stacioni i vogël televiziv“ Nesër”, në Tiranë komentova shumë nga ndeshjet e botërorit të zhvilluar në Francë.Komentatorët e mësipërm sportivë, me ligësi të papërfytyrueshme, nuk më ftuan në transmetimet që bënte TVSH-ja.Por a kishte kënaqesi më të madhe, kur dëgjoja nga teleshikues, madje gra edhe nëna me fëmjë të vegjël, të cilat nuk i njihja, që më ndalnin në rrugë,më përgëzonin dhe shtonin se më ndiqnim vetem mua, ndonëse figura e këtij stacioni nuk ishte shumë e qartë.
Po sikur ndonjë nga televizionet private të të ftonte, natyrisht kundrejt një pagese të mirë, a do të ktheheshe në Shqipëri, për të dhënë ndihmesën tënde të vyer, me komentet dhe drejtimin e rubrikave sportive?
Them se po. Të paktën për një, ose dy vjet e jo më shumë, se do të ndodhesha larg familjes, për të cilën kam nevjë, sic ka edhe ajo për mua.
Uroj që kjo dëshirë jotja të plotësohet. Do të ishte edhe dëshira e teleshikuesve.(Pierre-Pandeli Simsia)
*********
Skifter Këllici is an Albanian writer, screenwriter, publicist and former reporter, show host and sportscaster for the Albania's National Radio & Television. He was born in Tirana in 1938. Inspired by his mother's love for literature, he was drawn to writing from an early age - writing his first article at age of 16 for "Gazeta Sporti", Albania's official sports newspaper. He would later attend the University of Tirana where he would graduate with a degree in literature. While his love of sports would land him a job for National Radio/Television and make him known as the voice of Albanian sports from 1959-1999. Considered as a celebrity among sports fans across the country, he worked equally hard at establishing himself as a writer and screenwriter. His first novel, a children's book titled "Kujtimet E Mehalles Se Vjeter" (A Tale From The Old Neighborhood) was published in 1967. Based on its success, Albania's national film production company "Shqiperia E Re" produced a film called "Pas Gjurmeve" (Following The Trail) - a film that would win the "President's Prize" in Italy's 1979's Giffoni International Film Festival.
In March of 1999, Kellici emigrated to Boston, MA where he currently resides with his family. His latest publication "Shtatori I Gjemes Se Madhe" (A Bitter September) is dedicated to the 3,000 people who lost their lives in the events of 9/11 in New York City, where 3 fellow Albanian nationals died. Despite the change in lifestyle, Kellici remains active writing articles and dossiers for multiple Albanian newspapers. He is currently working on his first US publication.
**************
http://albdreams.blogspot.com/2010/10/skifter-kellici-mergimi-ne.html
http://www.slideshare.net/eneziri/r-a-d-i-o-t-i-r-a-n-a-n-e-r-r-j-e-d-h-e-n-e-v-i-t-e-v-e
http://www.youtube.com/watch?v=AJbwPWS-U9Y
http://albavipnews.blogspot.com/2012/07/takim-me-eliza-dushkun.html
http://www.tiranaobserver.al/skifter-kellici-ja-pse-ma-hoqi-te-drejten-e-transmetimit-ramiz-alia/
http://mapo.al/2012/03/24/skifter-kellici-dhe-bilal-xhaferi-me-dashuri-e-gdhendur-ne-shkemb/
http://www.utv-news.tv/kulture-mobile/167-skifter-kellici-provon-dy-libra-historik
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3163/Skifter-Kellici:-Anton-Mazreku,-mikrofoni,-gazetari,-pena-dhe-futbolli.html
http://tribunashqiptare.net/?p=20406
http://oraeshqypnise.blogspot.com/2012/07/takim-me-eliza-dushkun.html
https://it.groups.yahoo.com/neo/groups/albeuropa/conversations/topics/35327
Përgatiti: Flori Bruqi