Nga
Fritz RADOVANI:
Në
fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe, në faqen 1148, fjala mister
shpjegohet: “Mister, - i m...1. Diçka e panjohur ose shumë e fshehtë;
diçka e errët dhe e pashpjegueshme; fshehtësi, e fshehtë. Mister i madh.
Misteret e natyrës. Këtu ka një mister. Mbeti mister nuk u zbulua. Është
rrethuar me një mister. Kyçi i misterit çelësi i së fshehtës. 2. Fet. Rit fetar
i fshehtë, që bëhej në Greqinë e në Romen e vjeter dhe në vendet e lashta të
Lindjes për nder të një perëndije, duke marrë pjesë vetëm priftërinjtë;
ceremoni fetare e mbyllur...”
Vetë
“Historia e Shqipnisë” sot asht kthye në një “mister”!
Gjergj
Kastrioti – Skenderbeu, ka vdekë në Lezhë me 17 Janar 1468, e u vorros aty.
Tue
fillue nga Imz. Pal Engjulli, dhe me rradhë njihen figurat e mëdha që aso kohe
e rrethonin Prijsin e Madh të Popullit Shqiptar, në luftë kunder turqëve.
Sigurisht, me dashtë me folë per fitoret e Kastriotit në 25 vjet luftë të
pergjakshme, nuk mundesh mos me zanë me gojë këshilltarët, oficerët dhe
strategët legjendarë që ndihmuen Fitoret.
Mbas
vdekjes së Gjergj Kastriotit, Tokat Shqiptare dhe kështjellat historike kanë
vazhdue gati edhe dhjetë vjetë të tjera pa u pushtue nga turqit. Në kjoftë se
do të donim me tregue se çka u ba nga pushtuesit turq nder këta kështjella mbas
ramjes në doren e tyne, do të duhej me u shmangë nga tema, po një fakt dihet:
Shqiptarët u qitën fare!
Këte e dishmon Drishti,
Kruja, Lezha dhe Shkodra...E kjo shfarosje vazhdoi edhe në vitin 1967, kur edhe
Kisha e Vaut të Dejës, u holl në erë nga osmanllinjtë e Enver Hoxhës, vetem pse
n’ atë Kishë ishte kunorzue Gjergj Kastrioti me Doniken.
Atëherë,
si mund të pranojmë né sot, që kemi të gjitha faktet historike të njohuna, se
grupi rrethues i njerzëve të dijtun dhe të provuem që i qendronte pranë deri me
daten 17 Janar 1468, Gjergj Kastriotit, se porsa Ai mbylli sytë, e vorrosen e
mbas pak vitesh ikën nder dhena të hueja, e Prijsin e Tyne legjendar e lanë me
u shkrrye nga turqit në Lezhë?
A mund
të pranohet që Imz. Pal Engjulli nuk i njihte turqit? Po tjerët, aq naiv ishin
sa mos me u shkue mendja se Eshtnat e Prijsit Tyne, do të shvorrosen, dhe do të
treten e hullën në lumin Drin, ashtu si ka veprue pasuesi i tyne anadollak në
1967?
Nëse,
dihej se turqit do ta pushtojnë Shqipninë, a thue asnjeni nuk mërrijti me marrë
me mend e me parashikue se çfarë do të bajnë turqit, me Vorrin dhe Kishen e
Shën Kollit në Lezhë, kur dihej se kudo që turqit vune kamben ata zhdukën të
gjithë Shqiptarët, atëherë, si do të qendronte në kambë Kisha me Vorrin e Tij
mbrendë?
Largimi
i Tyne bashkë me Doniken dhe Gjonin e rij, të birin e Kastriotit, u ba me
paramendimin se asnjeni nuk do të kthehej ma në Atdhe, atëherë, me kenë se një veprim
i tillë asht i njohun nga të gjithë bashkëkohësit e historianët që rrëfejnë “se
si u larguen nga Atdheu i Tyne i dashtun, tue puthë edhe gurtë e prakut të
Kështjellës...”, cili asht ai që nuk mendon dhe nuk pranon se “Vorri i Gjergj
Kastriotit asht një MISTER”?!
Unë kam
mendue gjithmonë se: “Eshtnat e Gjergj Kastriotit sot dikund janë!”
Kur pata
mësue sesi kanë mujtë me shpetue pa u tretë në lumin Drin Eshtnat e Bekueme të
At Gjergj Fishtës, aq ma shumë më shtohej kurreshtja per MISTERIN e Eshtnave të
Bekueme të Gjergj Kastriotit...
Per këte
MISTER, një ditë, aty nga gjysa e Qershorit 1996 kemi bisedue gjatë me At
Konrrad Gjolaj, në shtëpinë e Tij... Edhe Ai pajtohej me mendimin tim...
At
Konrradi paraqiti këte mendim: “Koha e gjatë e pushtimit otoman ka prishë e
shkatrrue gjithshka që né na bashkonte me kontinentin Europjan...Qeverisjet
anadollake mbas vitit 1912, kanë vazhdue me ba çka nuk mujten as turqit per 400
e sa vjet robni.
Pushtimi
sllavo komunist i anadollakëve Enver Hoxha me pasuesit e tij, jo vetem,
shkatrroi edhe thëmelet e kulturës Europjane tek né, po zhduku me Gjenocid edhe
të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptarë dhe intelektual, që po ndertonin binanë
e Shqipnisë.
Vorri i
Gjergj Kastriotit vertetë asht një MISTER.
Ky
MISTER, sa vjen e bahet ma i panjohun me kalimin e kohës. Ata Shqiptarë, që
mund të dinin saktësisht per Vendin e ndodhjes së Eshtnave të Gjergj
Kastriotit, sot mund të ishin vetem Provinçialët Shqiptarë të
Françeskanëve tanë, të cilët, shumë nga sekretet e Kishës Katolike Shqiptare,
ua transmetojnë njanitjetrit kur zevendsohën...
Per
fatin e keq të Shqiptarëve, mbas vitit 1944 janë zhdukë shumë “MISTERE”, nga
pushkatimi dhe zhdukja e të gjithë Provinçialëve mbrenda një kohe të shkurtë,
tue fillue me At Anton Harapin në 1946, dhe po atë vit arrestohen dhe u
pushkatuen deri në 1948, At Mati Prennushi e At Çiprian Nika. Vdes në burg Imz.
Vinçenc Prennushi dhe At Palë Dodaj, që duhet të dinte ma shumë se kushdo për
ketë MISTER, mbasi ishte një historian i mirfilltë dhe shumë i dijtun. Kështu,
mbas vitit 1951, nuk ka ma dëshmitarë!
Dihet saktësisht se në
Vorr asht kenë edhe një shishe me kopjon e dokumentit të vorrimit të Kastriotit
nga Kisha e Lezhës. Edhe ky dokument ka mbetë MISTER... ”
***
Po, a ka
mundsi që një “MISTER”... të transmetohet nder shekuj pa u tregue?
Them, se
po, mbasi Historia e Popullit Shqiptar, sa vjen e mbulohet perditë e ma shumë
nga të gjithë pseudohistorianë e fallsifikatorë me gënjeshtra...
Ndersa,
e VERTETA, në Shqipni mbetë “MISTER”...
Melbourne,
Janar 2014.