2014-01-12

Origjina e sistemeve planetare të yjeve binarë

Formimi i Sistemeve planetare të yjeve binarë në Pajtim me Teorinë Time të Bërthamës Energjitike të Tokës, Planet


image

Vedat Shehu

 (Prof. Dr. Enginër Geologist)
Address: 124  N. Main St. Sharon 02067 MA
 Mail:  edshehu@yahoo.com

Hyrje
   















































Kohët e fundit lexova një artikull në revistën”Scientific American” * në lidhje me mundësinë e ekzistencës të sistemeve planetare të yjeve binarë. Në artikull analizoheshin karakteristikat e një planeti të vetëmKepler-16 që rrotullohet rreth një ylli binar. Pothuajse menjëherë gjeta në internet ** një lajm që njoftonte se NASA kishte pas zbuluar një sistemi planetar të vërtetë të yllit binar i quajtur Kepler-47. Të paktën, dy planetë të identifikuar, të emërtuar Kepler-47b dhe Kepler-47c,  rrotullohen për-rreth  bariqëndrës (qendres gravitacionale) të yllit binar.  Planetet ndryshojnë në madhësi, përbërje, në orbitë dhe në shpejtësi orbitale. Yjet binjak te yllit binar ndryshojnë poashtu. Ylli i madh ka parametra të ngjashëm me të diellit, por vetëm 84 për qind të ndritshmërisë, ndërsa ylli i dytë është i vogël, vetëm një të tretën e madhësisë së diellit, dhe, përkatsisht me madhësinë, ndriçon 9 herë më pak; faktikishtg  jep me pak se 1% të  ndritshmërisë së Diellit.

Vështrim paraprak mbi fenomenin e ri
Ishte për herë të parë konstatimi se planetët që rrotullohen rreth një ylli binar tregojnë direkt praninë e sistemeve planetare të yjeve binarë. Ky është një fenomen i ri i identifikur rishtas në Galaktikë, dhe, tashmë konsiderohet dukuri normale.
Por modeli aktual i formimit të planetëve, standardizuar teorikisht, nuk mund të shpjegojë origjinën e një sistemi planetar të një ylli të tillë binar. Më parë, shumë zbulime të reja dhe të papritura futeshin në  kornizën e modelit teorik tëgatshëm. Por tani, teoricienët duhet të përpiqen për të arritur në një konkluzion të ri që të shpiegojë mënyrën sesi formohet sistemi planetar i një ylli binar.
Një teori paraprake, që është shfaqur rishtas, shpjegon se planetet, në këto sisteme binarë, janë formuar në re kozmike prej gaz-pluhuri, më pas planetët e formuar janë drejtuar gradualisht e spontanisht drejt fushës gravitacionale të yllit të tyre binar. Siç më duket mua, në këtë interpretim nuk ka asgjë të re; thjesht, kjo do të thotë se ylli binar dhe planetet u formuan larg nga njëri-tjetri në përputhje me modelin aktual teorik. Më vonë fusha gravitacionale e yllit binar rastësisht i tërhoqi dhe i mbajti nën ndikimin e vet  planetët endacak.
Në të njëjtën mënyrë, sikurse teoria ime (publikuar shumë herë¹’²’³’) interpreton origjinën bërthamës energjitike të Tokës në sistemin planetar të Diellit, shpjegon edhe mënyrën e formimit të sistemit planetar të yllit binar si një fenomen normal që ndodh në formimin dhe zhvillimin e sistemeve planetare. Pra ylli binar K-47 dhe planetët K-47b,c janë zhvilluar nga i njëjti proces unik.
Shkurtimisht, sistemi planetar i një ylli binar vërteton teorinë time, dhe teoria ime shpjegon formimin e tij.  
Thelbi i Transformueshëm i bërthamës së Tokës dhe formimi i sistemit planetar i një  ylli binar

Në teorinë time vërtetohet se bërthama e Tokës, si njëra midis bërthamash të ngjashme, është formuar në renë pluhuroro-gazore si objekt kozmik energjitik nëpërmje përngjitjeve (akrecionit) të bërthamave më të vogla. Në rastin e sistemit planetar të një ylli binar si rastiKepler-47, procesi i përngjitjes (akretconit) së bërthamave energjitike i takon të jetë zhvilluar kështu:
 procesin e shndrimit të mjegullnajës ne sistem diellor, në një drejtim formohen dy yjet binjak të tipit diell të dyfishtë, ndërsa në drejtimin tjetër formohen planetët. Le të shohim sesi bëhet formimi i këtij dielli të dyfishtë: nëpërmjet përngjitjeve të thelpinjëve të bërthamave, nga një anë formohet bërthama gjigante e diellit kryesor, ndërsa nga ana tjetërformohet bërthama e madhe e një diell të vogël. Të dyja këto bërthama janë potencialishtnjë yll binarku dielli i vogëlduke qenë tri herë më i vogelsillet si një satelit i diellit tëmadhe kryesorKjo do të thotë se akrecioni i thelpinjëve të tej-ngjeshur, në këtë rast, nuk është ndalur në nivelin e formimit të bërthamës së një planeti gjgantpor ka vazhduar gjersa ka përfunduar, kur bërthama ka arritur madhësinë e ketij ylli të vogël.
Kjo do të thotë se kur diferenca midis madhësisë së bërthamave të të dy yjeve binjak do të ishte shumë e madhe, një yll i vogël do të dukej si një planet i flaktë.
Teoria ime parashikon praninë e procesit të djegies  kozmike*** në bërthama planetesh të zjarrtë  të një ylli apo të një ylli binar (të dyfishtë). Atëhere, misionet e NASA-s nuk do të vonojnë dhe kanë për të zbuluar sisteme planetare të tilla, ende në proces formimi. Ky parashikim është i përforcuar nga zbulimet e yjeve binarë, që, për nga madhësia, ndryshojnë jashtëzakonisht nga njëri tjetëri, me diferencë deri 13 herë e më shumë. Në qoftë se yjet e një sistem binar do të kishin një diferencë të jashtëzakonshme në madhësi, natyrisht për-rreth yllit të madh do të rrotullohesh ylli satelitor. Ky zbulim i pritshëm do të konfirmojë teorinë e formimit të planeteve prej proceseve që ndodhin ne bërthamat e tyre. 

Shkurt,  Teoria e thelbit të bërthamës  aplikuar në origjinën e Sistemit Diellor

Teoria ime është nisur nga dy parime themelore të mëparshme që janë:
- Toka është një mostër e universit
- Uniteti material i universit shprehet në brendësi të Tokës, në dinamizëm Tokës
Nga sa u paraqit këtu, kuptohet se burimi i dinamizmit të Tokës (Këtu, dinamizëm i Tokës ka kuptim gjenerim i energjisë së Tokës) është proçes që ndodh brenda në bërthamë të Tokës, ku transformohet një trajtëe superngjeshur e materjejes kozmike. Këtë burim unë e kam quajtur thelb i bërthamës.
Dinamizmi i nevojshëm i tokës që nga konsolidimin e saj si planet (ç 4.6 miliarda vjet më parë) nuk mund të jetë prodhuar vijueshmërisht prej shëmbjes gravitacionale fillestare, apo të jetë plotësuar edhe me energjinë e përftuar nga zbërthimi i izotopeve radioaktivë.

Fig. 1 – extra.  Shpiegimet sipas rëndësisë: me gjeosferat e standardizuara; nga brenda për jashta si: G, F, E, D’’, D. E - me shigjeta të përkulura, bërthama e jashtme e shkrirë dhe etejnxehur dominuese e figurës.
D’’- me njolla me pika dhe shigjta të përkulura, gjeosferë kalimtare për në mantel të poshtëm të shtangët e te rrjedhshëm. F - me njolla me pika dhe shigjta të përkulura, gjeosferë kalimtare për në bërthamë të brendëshme të shtangët. G – me pika, bërthama e brendshme e shtangët.
vija rrethore e. ndërprerë është thelbi i bërthamës probalisht një gjeosferë e stërhollë, pozicionuar diku në tabanin e bërthamës së jashtme mbi gjeosferën kalimtare për në bërthamë të brendshme. (V. Sh.).
Nga ana tjetër, burimi i energjisë së Tokës nuk mund të jetë i shpërndara në brendësi të Tokës. Kjo energji nuk mund të gjenerohet nëpër shtresat e  strukturës heterogjene  të Tokës, si në mantel, apo në bërthamë si nje e tërë, as veçmas në bërthamën e jashtme, e as në bërthamë të brendshme. Struktura bërthamës, ashtu siç shihet këtu në figurën 1, dëfton direkt vëndin e burimit të energjisë përkatëse. Burimi i energjisë duhet të jetë i pozicionuar si nje gjeosferë e tejhollë diku përgjatë brezit kufitar midis bërthamës së jashtme të shkrirë, dhe bërthamës së brendshme të ngurët. Pikërisht, këtë burim kufitar ndërmjet të dy bërthamave unë e kam quajtur thelb i bërthamës.



Tamam aty ndodh,  transformimi spontan i thelbit të bërthamës, afërsisht në këtë mënyrë: grimcat dhe stërgrimcat e liruar nga gjendja e tyre në thelbin e stërngjeshur të bërthamës riorganizohen në formë rrezatimi energjik dhe në formën e berthamave të materies në trajtë atom-molekulare. Ky burim energjie nuk funksionon si zjarr, që, në bashkeveprim me oksigjenin, transformon një lloj lidhjesh atom-molekulare, të drurit, në energji dhe në lidhje të tjera atom molekulare, të hirit dhe gazeve, por aty, një trajtë e caktuar meterieje kozmike, transformohet në trajtën atom-molekulare të materies dhe në flukse energjitike.
Pra, thelbi i bërthamës është burim i energjisë së Tokës (burim i dinamizmit Tokës). Për më tepër, gjenerimi i atomeve dhe molekulave shkakton rritjen e Tokës.
Esenca e origjinës së Tokës mund të formulohet kështu:
Thelbi i bërthamës ishte bërthama natyrale e Tokës potenciale që shkaktoi formimin e këllëfit të saj silikat, njëkohësisht edhe nëpërmjet akumulimit të materialit të hapësirës dhe kështu, u bë Tokë dinamike.
Unë e kam argumentuar si aspak të mundshmer idenë konvencionale se Toka është formuar si një kometë aglomeratike, dhe më vonë formoi bërthamën e vet të rëndë.

Origjina bërthamës së Tokës, si Tokë e posa-lindur në mjegullnajën e sistemit diellor.

Burimi i energjisë brenda në bërthamë e lidh atë me teorinë e formimit të planeteve. Ky është konkluzioni thelbësor i teorisë së thelbit të bërthamës, e cila argumenton se bërthama e Tokës nuk është formuar nga grimcat e hekur-nikelit të resë kozmike, porse prania e saj brenda resë kozmike duhet të ketë një origjinë të pavarur, si një nga bërthamat e zhveshura të planeteve potencial të resë diellore potenciale.
Këto bërthama të zhveshura ishin thelpinj në proces transformimi të mbuluara me nga një kurorë prej plazme rrezatuese. Origjina e tyre e mundshme është shpjeguar si më poshtë. Në fazën fillestare të procesit, reja e qetë prej gazi e pluhuri u vu në lëvizje nga një mori rruazat të stërngjeshura me origjinë nga ndonjë shpërthim i madh brenda në galaktikë, ndoshta i llojit supernova. Kështu reja u shndrua në mjegullnajë të sistemit diellor potencial. Në këtë proces, rruazat filuan të përngjiten me njëra tjetrën, duke u zmadhuar e duke u paksuar në numur; u bënë bërthama të planeteve potencial që rrotulloheshin për-rreth një bërthame supergjigante, e cila do të bëhej diell.

Në këtë proces berthamat e planeteve potencial lëshonin grimca që konstruktoheshin në bërthama atomesh  dhe formonin materien atom-molekulare që flakej në hapësirë. Gradualisht bërthamat filluan të tërheqin materialin e flakur prej tyre së bashku me materialin  e mjegullnajës dhe filluan të konsolidohen si planete. Pra, sistemi diellor u formua nga përngjitja e thelpinjeve të bërthamave.
Këto ide sugjerojnë ndryshim nga koncepti i shkrirjes së bërthamave të hidrogjenit në bërthamën e Diellit. Dielli, si bërthamë supergjigante, ka thelbin e vet të transformushëm që lëshon rrezatim dhe bërthama atomesh, duke përfshirë protonet e hidrogjenit.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
   ¹ ‘The Growing and Expanding Earth’ (Book surge 2005, ISBN 1- 4196-1663-3); in the web:
   ²  ‘The Groowing and Developing Earth‘ (in Albanian), Ed. Dudaj, Tirane 2009.
    ³  ‘Earth Expansion through Activity of the Earth Core-Kernel as an Active Cosmic  Object’ held in Erice Workshop (4 -9 October 2011)
        in  Sicily (it.) and published in the respective volume of Contributions of the Interdisciplinary Workshop - The earth expansion
        evidence – A Challenge for Geology, Geophysics and Astronomy;  Main Editor Giancarlo Scalera, Rome 2012.
      ‘A View on Earth’s Core as an Active cosmic object’ – Scientific Pamphlet [“Mbi Bërthamën e Tokës si Objekt Kozmik Aktiv” - Pamflet

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...