ZEF PERGEGA
Tuc Maku eshte nje personazh kryesor , pronar tokash cifligar ne romanin e Kol Jakoves , qe me vone u be subjekt i filmiit artistic, me te arrire nga kinematografia shqiptare me titullin “Toka Jone” Sa here e degjoi kete tokfjalesh ne megrim, trupi me rrenqethet dhe zemra me ther fort ne kraharor. Me duket se ne kete shprehje qe na lane te paret si amanet, i mungon shqiptarizmi. Sepse shqiptarizmi prehet nen Dhe, ai eshte i misheruar ne eshtrat e heronjeve dhe martireve qe u salvuan per liri te tokes se tyre. Nuk mundt e gjesh me pafytyresi se tek shqiptari, qe e ka masken te tille, pasaporten, por nuk e ka faren e genit arberor qe e shkalazit me kembet e krimit dhe te korrupsionit, si bersite e rrushit, togfjaleshin “Toka e Jone”
Po pse e vrau Tuci Gjoken?! Me i marr token e me i shtie ne dore loken! Token ia mori me vrasje, por nderin e lokes nuk pati shans as me dhune as me qasje dinake. Lojka sonike malesore me forcen e gurit te kulles se vet te varfer vuajti deri ne skaj te ylberit paragjykimin e neperkembjes se fatit te saj, baltes, dhunes, poshterimit me konfliktin e nderzur mes djemve te saj, per te mberritur nje dite te vonte, teper te vonte, tek e verteta, pas nje endje te gjate neper dyert e botes, neteve te veshtira te braktisjes.
Po ai ngjan kjo histori lezhjane, ne nje vend lokalizuar te bregut te Matit, te krahines, sulltaneve te rinj te Prishtines?!
Liria dhe shteti i brishte i ri i Kosoves, pati ne themel gjakun e deshmoreve te te gjitha kohrave dhe vulen e perendimit, ne krye te te cilave qendrojne SHBA, Anglia dhe Gjermania.
Diaspora shqiptare, sidomos ne Amerike, Gjermani e Zvicer ishte nje une lisi e ndezur e vatrave tona, ne kete ceshtje te madhe te kombit tone. Oqeani i shpirtit te saj atdhetar, qe nuk njeh kufi, u dha flake te re pishtareve te venitur, qe e duan dhe i cmojne vlerat e lirise. Po c’fare beri dhe i u sjell shteti i ri i Kosoves me ta?! Me se shumti ua ktheu shpinen, per te ngroh brinjet e dhjamit te vet. Ne varret e tyre te salvimit nuk mbijne me lule, se pushteti i ri u trash shpejt nga tulet. Ajo nuk perdori politika dhe ligje favorizuese, qe e gjithe djersa e derdhur e tyre ne boten e lire e shprehur ne vlere monetare, por edhe ne praktika demokratike, te kthehej sa me shpejt ne atdheun e vet, jo per te ndertuar nje shtepi diku ne nje fshat, por per te kontribuar ne ngritjen e shtetit te se drejtes sipas experiences te fituar ne boten e lire.
E syte e tyre nga dhimbja e padurueshme si zhgenjim kullon gjak, e ai nuk ndalet!
Shteti i ri i Kosoves pasi hengri torten e Europes me asortimente serbe te perzier mire me sheqe-helmin e saj, e perdori diplomacine si vend pune per militantet, per ata qe sot thone rrofte mbreti e neser poshte mbreti! Shteri i ri i Kosoves, sipas platformes se vjeter te Serbise e shkeputi lidhjen me diasporen, me lobin e saj qe kishte punuar ne menyre institucionale, intelektuale dhe demonstrative me shume se 40 vjet ne Amerike e gjetke, per ceshtjen e lirise se Kosoves.
E nesermja e kesaj dite e ka ballin e vranet dhe e pasnesermja eshte shiu gjak!
Cdo njeri duhet te kuptoje se nje shqiptaro-amerikan me potence i shkon fjala ne Shtepine e Bardhe me pare se kryeministrit te Kosoves. Duke e ditur kete shteti i ri i Kosoves u ra me shqelmin e mushkes me miza, inteligjences dhe bisnezmeneve te saj ne diaspore. Ata nuk mund ta pranonin dualitetin, por yjet nuk merzitem se mizat e kalit u thone se ju jeni te vegjel ne qiell.
Jo vetem lobi shqiptar ne Amerike, te cilet ishin bere bashke, shoqatat, partite, intelektualet, jug-veri, per idealin e larte te lirise se Kosoves, ndjehen te fyer rende dhe te poshteruar nga mosmirenjohja e shtetit te ri shqiptar, por edhe politika dhe interesi amerikan ka ardhur duke u ftohur dita-dites. Po si dhe pse?!
Ima gjinoni per nje moment nje njeri apo nje shtet qe te jep te gjitha mjetet materiale dhe finaciare te ndertosh godinen tende dhe jo vetem te strehosh familjen, por ta keshe te sigurte ate nga rreziku dhe grabitesit e eger dhe ti ne vend qe tia nisish punes me krahet e tu, vjedh diten per diell, tullat, guret, cimenton, gelqeren, hekurat dhe orendite dhe ne mes te sheshit, drites se femijeve u ben nje grope te madhe!
Keshtu pra ka ndodhur me politiken Kosovare. Qellimish Kosova i ka shkelur lidhjet me politiken Amerikane dhe me diasporen e saj per te mbuluar keto shperdorime qe kane te bejne me themelin. Kulla e tyre eshte ne hava. Sa duhet te paguaj nje kosovar i kthyer ne Kosove per token e vet?! Sa frangu pulen!
Ambasadat, qe Kosova ka mundur te cele ne bote, nuk jane gje tjeter vecse manastire murgjish qe vetem rrisin e krehin mjekrrat nga semundja e morrave te kuq. Si nuk pame nga nje ambasador, nje levizje politike, nje takim me personalitet e diaspores, me lobin e saj ne Amerike, Gjermani, Angli e Zvicerr?!
Serbia, besoj se asnjeri me logjiken minimale nuk e ve ne diskutim, se ajo eshte ulur kembekryq ne menyre institucionale ne Tirane dhe Prishtine. Ajo eshte me se e zonja per qellimet e veta politike dhe strategjike. Gjithkush mund te pyes ne menyre normale. Si more vella, shqiptari i kosoves, duke qene i shtypur per njeqind vjet nen Serbi, nuk mesoi asnje germe nga alfabeti i saj sekret e shovinist, per ti perdorur ato ne dobi te vet?!
Qeveria e Kosoves e gozhdoi pushtetin, sipas praktikave te diktatures komuniste ne Shqiperi, e cila luftoi gati deri ne nje lufte civile nacionalizmin dhe inteligjencen, e cila ishte e shkolluar ne perendim. Kjo eshte kurtha e pare e Serbise ne Kosove dhe fusha e saj eshte e minuar me kurtha te tilla. Ne syte e botes se qyteteruar Serbia e perdori lojen e terheqjes se litarit duk leshuar pe me milimetra. Kjo taktike djallezore e vuri ne gjume sulltanizmin e ri qeveritar te Kosoves, i cili i ktheu baterite drejt pasurimit ne menyre te pa meritur. Ata qe ecnin me sandale dhe bashke dy vete pinin nje cigare sot shetisin me makina nga me lluksozet e botes. Politika kosovare shpenzoi qimet e kokes, per tu marre me njeri-tjetrin, jo fort nga inati e nga krahinat qe vinin, te ulen malet e te ngrihen kodrat, te ngrihet i keqi te dominoje te mirin, per te perfituar kapitale nga privatizimi dhe padyshim, per ta ngritur sulltanizmin dhe haremin e saj poltik ne nje institucion shtypes dhe gjakatar.
Serbia, duke i lene te ziejne ne kazanin e vet te ngushte, pergatiti dokumenta arshivor te vjeter e te rinje, me skenare filmike dhe e denoncoi kete praktike ne tribunat perendimore si shkelje te lirise se individit nga ku serbet si pakice mund te nxirreshin jashte nga kjo loje. Ajo qellimisht vonoi kthimin e dokumentave kadastral, per ta mberthyer ptivatizimin ne nje kurthe, ku te mbetet brenda jo vetem koka, por edhe bishti. Politika kosovare nuk ishte e interesuar per kete ceshtje, sepse vete nuk do te merrnin dot pjesen e luanit, por edhe militantet ishte rrezik t’ua kthenin pushken nese nuk do te shperbleheshin. Persa i perket veteraneve te luftes ata u trajtuan me keq se pakicat jevgjite.
C’fare beri tjeter politika kosovare?! I dha derrmen shoqerise civile dhe mendimit te saj ndryshe, duke lejuar nen ze rrymat e nendheshme te perandorise osmane te shpertheje si kanalet e zeza ne shesh te Prishtines. Keta te fundit pervec pantallonave te shkurtera zgjaten mjekrat me xhepa plot me flori me iu ngushtue frymen lirise dhe jetes qytetare, pra per ta vrare enderren e lirise dhe per ta kthyer ne zhgenjim te tadhetise. Dhe per kete qeverisja trongelline gotat nen dridhje kerthizah me mish zogu.
Shtegun e tyre te zi e joshi me te gjitha menyrat Serbia, per ta patur si argument ne katedrat perendimore dhe amerikane mbi rrezikun e terrorizmit islamik ndaj vlerave te demokracise dhe cilivizimit perendimor. Kjo situate aspak e kendeshme ka demtuar rende imazhin e keqperdorimit te lirise se Kosoves , sidomos ne Kongresin dhe vete popullin amerikan, i cili ka dhene nga buka e femijeve te tyre, per ta gezuar lirine dhe jo per tu gjunjezuar ndaj pekut fetar lindor.
Si mund te spjegohet qe kamerat apo mjetet e informacinot te Kosves, qe pothuajse cdo dite jane prezente komentet e liderve fetar? Asbje shtet i botes nuk u shkon mbrapa atyre dhe kur thyejne rregullat atehere ata ajane objet i mediave. Pse nuk vepron shteti i ri i Kosoves te zbatoje ligjin apo te nxjerre jashte ligjit organizime qe duan me dhune te vendosin besimin, madje te prodominojne jeten qytetare dhe politike te Kosoves?. Serbia eshte shume e kenaqur me kete situate. Shume analiste dhe shkrimtare amerikane me shume influence ne Amerike, kane shprehur mendimet e tyre, po Kosoves, bre bac, s’po ia ndie!
Shkeputje e lidhjeve te Kosoves me diasporen e saj i ka dhene terren te favorshem Serbise, per te ringritur edhe nje here me elemente te vjeter e me rekrutime te reja nder shqiptare te strukturave organizative, gjoja kulturore, ashtu sic vepraoni nen kujdesin e UDB-se para luftes ne Kosove. Madje ata kane mberitur me keto elemente te bejne presion edhe ne disa qendra fetare, aty ku fjale e perendise eshte e zbehur e ajo politike e ndezur. Gjate luftes se Kosoves nje nga keto institucione te kultit ne rrugen e asimilimit ka dhene , sipas pohimeve gojore, 50 mije dollare, per paramilitaret serb per te vrare popullin e Kosoves.
Per te minimizuar disi perpjekjet e disa njrezve me te kaluar te dyshimte per ceshtjen kombetare, te cilet me cdo kusht mundohen te marrin dekorata apo vlersime qofte edhe nga shoqata pa emer, mjaft qe te vijne nga Kosova, i shkova nje leter ministrit te dispores se Kosoves ne fb, por ai heshti e nuk e di dhe nuk e kuptova se nga e ku po kercente pleshti! Vetete, ku shkojne 300 mije Ero dhe 1,5 milion Ero qe japin Kosova e Shqiperia per kulturen ne diaspore?! Ata me se shumti duhet te zbatojne kushtetuten. Shtet i vogel eshte Mali i Zi, por nje milion dollare i dha per zhvillimin e kultures ne popullin e vet ne Amerike.
Dinakeria e Serbise ia kaloi edhe gjarperit edhe dhelpres, kur minosi pajtimin kombetar midis Shqiperise dhe Kosoves ne baze te platformes se hartuar nga intelektualet e te dy vendeve. Ajo minosi dhe eksploroi kombinacionin e pajtimit kombetar midis Rugoves e Haradinajt. Ajo qe eshte me e turpshmja sot ne Kosove eshte se tradhetine nepermjet figurave te konsumuara po mundohen ta zbulojne ne arkivole te mbyllura, per te mbuluar tradhetine e radhes te te gjalleve te vdekur ne diten e sotme.
Intelektualet kosovare, ne vend qe ti japing impulse vizionit te zgjidhjes ceshtjes kombetare, jane mberthyer na sahanin e grackes politike e fetare. Me pare se per fe populli dhe shoqeria ka nevoje per shtet ligjor, harmoni religjioze dhe arsim e culture per te gjithe. Niveli lulturor dhe profesional i qeveritareve eshte disa grade nen zero se ai i nje mase te madhe te shoqerise. Ne suprinen e revolucionit te ideve dhe praktikave vepruse ne Kosove, varka e humanizmit njerezor eshte e shpuar. Asnje nga institucionet akademike, kulturore, artistike e letrare te Shqiperise dhe Kosoves nuk kane as me te voglin bashkepunim me diasporen, por me disa vete qe i paguajne te ushtrojne nje terrorizem midis Amerikes ndaj inteligjences se diaspores, detyre te cilen e kryen me rigorozitet trupi diplomatik i te dy shteteve. Eshte nje thirrje njerezore, qytetare dhe inteletuale, per te dy qeverite, per te analizuar deri ne qelize dhe me transparence kete fenomen.
Asnjeri nga dy parlamentet te dy shteteve shqiptare nuk ka marre nje here ne analize diasporen, per te vjelur mendimin e saj. Token, bac, nuk ta ka dhene perendia te ma shesesh dhe te me besh rolin e sulltanit! Haram te qofte he depsez!
Strukturat paralele serbe midis nesh nuk jane krimbi i mendafshit, ashtu sic paraqiten ne diasporen shqiptare, por kutha brejtese e vlerave inteletuale shqiptare, dhe gaverrna qe ushqen ngaterresat ne megrim. Asnje shoqate, parti politike apo institucion kulti dhe pse mbledhin miliona dollare, te cilet shkojne ne drejtim te pa ditur, nuk kane mundur te finacojne per vete botimin e nje libri, albumi, organizimin e nje festivali konkurues te vlerave te tradites, ngritjen e nje muzeumi, celjen e ekspozitave, nje salle per aktivitete per rinine, sa 300 te rinje kane nderruar fene, ku te thirreshin edhe kongresiste e senatore, kur te gjithe e dime se 80 vjet me pare Konica si ambassador i binte pianos, duke luajtur pjese koncertale te vendeve nga vinin ambasadret e huaj, kur ai organizonte pritje. A mud ta hedhe kush poshte se kjo gjendje nuk eshte asfiksi e lobit serb ne diasporen tone?!
O.njeri, duhet marre me seriozitet fjala e Donika Gervalles, jurist e diplomuar jashte, kur tha se autoritetet gjermane per shkak te korrupsionit te larte ne Kosove, nuk denjojne te takohen me liderit e ketij shteti, dhe ndjehen si te pezmuar se ata e mbeshteten pavaresine e Kosoves! Po te ishte bere kjo deklerate nga nje inteletual per qeverine amerikane, ketu populli nuk do te ndalej e ne Kosove pine birre e iu a fusin qeifit e palles!
Paradoksale, sa te ben te mendosh se kush flet hapur ndaj nje fenomeni negativ te qeverisjes se vendit, finacohen grupe per te goditur zerin e lire. Burrat harrakoqe me mustaqe te rruara zero nuk durojne boten e madhe te gruas kosovare. Kjo eshte e deshmuar ndaj presidentes se Kosoves, Atifete Jahjaga, deputetes Alma lamaj dhe juristes Donika Gervalla. Nje bresher te forte duhet ta coje Zoti mbi pallatin e qelqte te Prishtines. Nuk me harrohet takimi me nje shkrimtar amerikan, i deleguar personal i Ollbrajt ne takimin e Rambujese kur tha” “Beni miq ne Shtepine e Bardhe”
Po zemren e zeze te qeverisjes Kosovare nuk e degjon dhe as nuk e sheh Zoti. Dikur ne sheshin e Prishtines bijte e saj te sinqerte ndizmnin qirinje per ti treguar botes se jemi bijte e Nana Terezes e sot ia rrezojne bustin ne mes Mitrovices!
Detroit, 19 janar 2014