2014-01-09

SUPEREXPERTIZA E KUFOMËS SË SOKOL OLLDASHIT ËSHTË E DOMOSDOSHME,AI ËSHTË I VRARË!!!




Sokol Olldashi (lindi më 17 dhjetor 1972 në Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013) ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.


Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durres, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demoktratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t'u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas "humbjes" së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Në korrik të 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike, dhe dorëheqjes "de Jure" të Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, Ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, (i dizenjuar nga Sali Berisha për këtë post), në zgjedhje të debatuara për mos korrektesë, dhe nuk fiton. Ishtë njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Vdekja

Më 20 Nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë . Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpjetësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët, humbi kontrollin duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë duke gjetur vdekjen e menjëherëshme



makina-e-olldashit-2
Drejtësia shqiptare bën mirë që po e heton aksidentin e deputetit të PD, Sokol Olldashi. Por mjegullnaja e krijuar dhe disa pikëpyetje të mëdha, kanë nevojë për domosdoshmërinë e ngritjes së një Komisioni Hetimor Parlamentar. Jo se ka siguri të plotë se ky komision nëse është nisur për ta fshehur të vërtetën e aksidentit do e fsheh me patjetër, por se është një detyrim ndaj qytetarëve që të mos mbeten pas më mistere si Gërdeci, 21 Janari, Kosta Trebicka, Fatmir Xhindi, Skerdilajd Ikonomi, Isa Çopa, Remzi Veseli dhe së fundmi Sokol Olldashi. Për herë të parë Qeveria e Ramës ka shansin t’u thotë shqiptarëve se një kundërshtar në këtë rast e respekton deri në fund, duke i hequr të gjitha dyshimet edhe familjes.

Së pari. Kurrë shqiptarët nuk e kuptuan pse mediat u zhvendosën te personi i dytë në makinë dhe policia e la median në këtë lojë mjegullnajë duke u tallur dhe duke e nxjerr joprofesionale. Shqiptarët tani kanë më pak besim te media, sepse një pjesë e madhe e tyre zotërohen nga oborri Berisha-Basha. Dhe ia arritën qëllimit. Në vend që media të merrej me shkaqet e vërteta të këtij aksidenti, fashiti gjithçka në 3 ditë mjegullnajë duke lënë hapësira që të mbuloheshin edhe të fshehtat e tjera.
Së Dyti. Përse askush nuk i tha shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me makinën e Olldashit. Një mjet luksoz 100 mijë euro, gjerman, me sisteme sigurie maksimale. Në një shpejtësi të ulët, qoftë edhe me baxho panoramike sipër, ai përfundim do ishte minimal në dëm. Sigurisht që trauma që ka pësuar drejtuesi ka qenë serioze, por mendojmë se jo aq sa për ta vrarë. Por diçka tjetër duhet të ketë ndikuar në atë rezultat….
Së treti. Kë takoi deputeti Olldashi në Elbasan apo Kërrabë?. Një mister ende i panjohur edhe pse kanë kaluar 4 ditë. Askush nuk flet, të gjithë bëjnë sikur nuk dinë gjë apo nuk u intereson fare. Por shqiptarët kanë nevojë të dinë e të njohin se kanë qeveri transparente. Patjetër duhet t’i thuhet shqiptarëve se me cilin ka qenë deputeti në takim para se të kthehej. Ndryshe asgjë nuk ka kuptim më se vdiq në aksident apo ishte vetëm dhe i shoqëruar. Nuk ka pikë dyshimi se ai ishte vetëm, por çështja është se kush ishte personi që takoi dhe çfarë ndodhi gjatë këtij takimi.


Së katërti. Përse nuk iu bë publik qytetarëve raporti paraprak i autopsisë. Nëse deputeti kishte pirë alkool, (normal që nëse ka darkuar edhe mund të ketë konsumuar alkool si të gjithë njerëzit), por të paktën sqarohen se edhe ky mund të jetë shkak. Për sa kohë nuk sqarohet shkencërisht se si humbi kontrollin mjeti, gjithçka mbetet e dyshimtë në këtë pjesë. Të sqarohet se çfarë kishte ngrënë dhe pirë. Të rrëfejë personi që ka takuar për të gjitha lëvizjet. Të bëhet ekzaminimi dhe analizat e gjakut, apo helmit në të. Përmbajtja e stomakut. Nëse deputeti është përgjumur, ka pësuar gjendje të fikëti, ka pësuar gjendje infrakti. Nëse kjo situatë ka qenë natyrale, apo e provokuar.


Së pesti. Dhe së fundi, përse ceremonia mortore e deputetit u zhvillua me aq shpejtësi. Ishin të gjitha mundësitë që trupi t’i nënshtrohej një ekzaminimi të plotë mjeko-ligjor dhe për autopsi, të pritej për shenjat e mëvonshme që jep trupi i viktimës nëse ka ndërhyrje të jashtme dhe më pas të veprohej me homazhet dhe ceremoninë. Në një hapësirë të shkurtër kohore janë kryer të gjitha procedurat njëherësh. Ndaj është e domosdoshme që të ngrihet një Komision Parlamentar hetimor për këtë rast dhe gjithçka të sqarohet një herë e mirë. Të paktën familjarët, kolegët, miqtë, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, të jenë të qartë në atë që ka ndodhur…

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...