2014-01-05

" Kujtime të përjetuara" të Fatosh Voshtinës ( esse)

Kolonelit ka kush t'i shkruaj




Nga Përparim Hysi


Jam i ndërgjegjshëm që po bëj pak "plagjiat": po i "vjedh" titullin romanit të Markesit "Kolonelit nuk ka kush t'i shkruaj". Në të vërtetë, edhe libri për të cilin do të bëj një rencencë të shkurtër ka për autor një kolonel: Kolonelin në lirim Fatosh Voshtina. Ndërsa kolonelit të Markesit nuk ka kush t'i shkruaj, këtij tonit jo ka kush i shkruan, por nga vlerat që ka, sado që ka gati tri dekada në pension, por, siç mendoj unë, duhet zënë radha për t'i shkruar.

* * *
Kur shkruaj kështu, ky nuk është një gjykim subjektiv me apriori. Jo. Ka shumë arsye për t'i shkruar këtij ushtaraku që është aktiv dhe sot e kësaj dite. Libri që botoi në këtë fundviti që kaloi, është si një almanak ku përmjet shkrimeve të vet autorit, del si në një ekran të madh, gjithë jeta e tij. Nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Që të rrokësh vlerat e këtij koloneli, duhet ta përfytyrosh veten sikur je ulur diku me sytë ndaj një ekrani të madh. Sekuencat të shfaqen ngadalë dhe ke si në pëllëmbë të dorës jetën e një njeriu, gjurmët e të cilit në jetë, janë të tilla, që nuk i zhduk koha. Që në fëmijëri, ai sikur është shquar nga bashkëshokët: në shkollën fillore për një vit mori dy klasë. I vogël, qe "Debatikas" dhe,mandej, luftoi me armë në dorë për çlirimin e vëndit.
Në shkollën ushtarake "Skënderbej" i shkëlqyer. Dërgohet në akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe mbaron po "atliçno"( shkëlyeshëm). Pa u mbushur mirë me frymë, rikthehet për së dyti në akademi tjetër dhe po shkëlqyeshëm. Kthehet në Shqipëri dhe emërohet në detyra me rëndësi. Fokusi i studimeve të tij, ka qenë ajo për ndërtime detare dhe, kjo qe arsyeja që në mars të vitit 1958 emërohet drejtor i drejtorisë së riparimeve të anijeve. Me detin,anijet, nëndetëset është e lidhur jeta e tij.

* * *
Fatosh Voshtina nuk qe vetëm student honor, por një ushtarak që punës i rrinte mbi kokë. Dijet e shkollës nuk qenë "luxs", si spaleta karshillëku, por duke i vënë në jetë këto dije, ai e bëri beli së bashku me kolegët e vet, në atë kohë kur vëndi ynë, sfidoi fuqinë më të madhe ushtarake jo vetëm të krejt Lindjes , ku na hodhi era, por një nga fuqitë ushtarake më të mëdhatë në botë: atë të BS dhe "Traktatit të Varshavës". Në për lexuesin shqiptar, heroizmi i marinës luftarake shqiptare, është i njohur dhe përmjet filmit "Ballë për ballë", unë dua të shtoj,se pikërisht, Kolonel Voshtina është një nga ata kuadro të ndenja të asaj kohe. Ai ka patur një detyrë me rëndësi dhe, për hir të interesave të Atdheut, ka shkelur dhe mbi parime vetiake. Sakrifikoi miqësinë me oficerin rus (kishin vajtje e ardhje familjare) dhe mbrojti interesat e Atdheut.
Ai e njeh mirë atë "përplasje" ruso-shqiptare dhe tregon as duke zmadhuar,por as duke minimizuar të gjithë ato ngjarje aq të mprehta të asaj kohe.
Pse ka qenë i tillë, nga ana e partisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë i vlerësuar. Në vitin 1964- 1969 emërohet Drejtor i K.R.A.F.-it dhe përgjegjës i grupit për riparimin e nëndetseve. Në shtator 1969 Drejtor i Drejtorisë së Industrisë Ushtarake. Në vitin 1975 Drejtor i Uzinës së Tankeve. Në vitin 1986 ka dalë në pension.

* * *
Koloneli ynë ( më lejoni ë ta quaj të tillë) ka një biografi të shkëlqyer pune. Ai, për punën që bënte, i është dashur që të shoh ballë për ballë dhe jo "pas perdeve" gjithë atë kohë të përleshjes së madhe . I përhkruan si një dëshmitar autentik të gjitha momentet ( të nxehta e të ftohta) dhe, tek tregon, ruan një qetësi olimpike. Nuk ka nevojë që t'i japë penës revan. Përkundrazi. Koloneli ynë "nxehet" kur lexon shkrime të shkruara si "kaluar mbi kalë". Atëherë, ngrihet e polemizon, sa me fjalë,aq me dokumente autentike. Me penë ai do t'u thotë "ndal" të gjithë atyre që duan të flasin për diçka që nuk e dinë. Jo vetëm "përleshet" me ta, por i vë poshtë. Në një farë mënyre, Kolonel Voshtina, vjen në polemikat e tij si ai prifti i proverbave,që vinte nga pazari, por ç'kishte pazari, fliste priftëresha që nuk kish qenë fare në pazar. Rusët kanë një porverbë që i shkon për shtat figurës së Kolonelit. Proverbi thotë kështu: "Kur kuajtë nuk janë të tutë, karroca të ecë me ngutë". Koloneli është "ujk i vjetër deti", një far Haxhi Aliu i kohës sonë. Ai ka patur të tijët: edhe kuajtë, por dhe karrocën. "Priftëreshat" qofshin dhe ato me grada shkencore në polemikën me kolonelin, dalin të mundur, se faktet janë shumë kokëforta.

* * *
Ka dhe arsye të tjera "për t'i shkruar" këtij Koloneli. Gjatë detyrave me rëndësi që ka patur, për hir të punës, ka njohur figura të tilla,si: Hrushovi, Mao Ce Duni, ÇU En Lai, Ten Hsia Pin,Otto Grotevoll apo marshallë admiralë ku ka qenë ose përkthyes,ose shoqërues i tyre. Flas për të huajtë, po për tanët e ka çuar puna me afrë gjithë udhëheqësti shqiptar nga E. Hoxha e Co... Për secilin prej tyre, ka pasazhe që një lexues pasionant ndalon dhe formon një opinion të caktuar. Vetëm po t'i rreshtosh këta persona historikë që ke takuar në momente të ndryshme,sheh se ke të bësh me një kolonel që ke pse t'i shkruash. Në libër ka dhe momente të tjera ( copëra nga jeta familjare), ku pjesa më e dhimbshme është ajo me bashkëhorten e ndjerë të kolonelit, Fiqon aq të mirë. As koloneli nuk ka qëndrurar gjatë në këto momente aq prekëse. Por një gjë duhet theksuar: e ndjera ka ndërruar jetë qysh në vitin 1986 dhe koloneli nuk e ka ndërruar dashurinë e parë dhe të vetme. Edhe kjo është një arsye madhore për t'i shkruar. Ai është gati 85-jeç dhe të jep përshtypjen e një 70-vjeçari. Nuk ke se si mos çuditesh me këtë portret prej ushtaraku të vërtetë. Tek rreshtoj, disa nga "bëmat" etij, nuk kam se si mos qëndroj dhe tek një "handikap" në biografinë e tij. Ka gjetur në dosjejn e tij, të shkruar e zezë mbi të bardhë, me dorën e ish-kryemnistrit dhe,më pas,edhe ministër i mbrojtjes, Mehmet Shehu: - ... të suverjohet?!!! Qe koha e "gjuetisë së shtrigave". Qe me fat, shpëtoi për qime! Dhe tek e jeton "shekullin e tij", ai shkruan, polemizon dhe duket sikur i hanë duarët për "sherr". Bën apologjinë e kohës, herë me dokumntete dhe herë saj kujtesës brisk. Pra, koloneli ynë, bën një "çlodhje aktive" e të bukur.
Besoj se ia vlen që t'i shkruash një koloneli të tillë, Markesit i mohova vetëm ndajfoljen s'(nuk) dhe do ma falë këtë "vjedhje" të vogël.

Tiranë, 4 janar 2014

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...