2015-02-26

Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona

ANALIZË LIBRI

“Diademë letrare II”

Botoi Shtëpia Botuese “Mirgeeralb” Tiranë

 
FLORI BRUQI KUNDËR PARAGJYKIMEVE TË  KRITIKËVE LETRARË


Image result for reshat sahitaj flori bruqi

Shkruan: Reshat Sahitaj

Autori Flori Bruqi para lexuesit shqiptar paraqitët  më librin e tij më të ri “Diademë letrare II”, në të cilën vepër autori bënë një studim shkencor lidhur më zanafillën e kritikës botërore e kryesisht asaj shqiptare si dhe evoluimin e saj deri në ditët e sotme.




Nihilizmi i Teki Dervishit

Tanimë është e kuptueshme për secilin që merret më letërsi se kritika është studim, diskutim, vlerësim dhe interpretim i literaturës , e që autori Flori Bruqi permes veprës së tij këto i zgjëron duke hulumtuar  në vepra të autorët klasikë e deri të kritikët bashkëkohorë, që të gjejë definicionin e skatë të kritikës si dhe të kritikut letrar.

 Një kritikë letrare gjithnjë është e varur nga një kritik letrar, dhe më të drejt autori Flori Bruqi librin e tij e hap më një thënie të shkrimtarit tonë tanimë të ndjerë Teki Dervishit kur thotë: “ Nuk ekziston kritika e mirëfilltë letrare për arsye se nuk ekziston as letërsia e mirëfilltë” (f.11 “Diademë letrare II”. 


Kjo fjali e Teki Dervisht, do ta shqetësojë Flori Bruqin, i cili do përpiqët më çdo kusht që të gjejë mesin e art, ngase nëse nuk ekziston kritika e mirëfilltë nuk ekzistueka as leterësia e mirëfilltë, dhe krijuesit do e pyesin vetën pse të shkruajnë romane kur nuk ekzistueka roman i mirëfilltë.

 Edhepse autori Flori Bruqi nuk pajtohet më thënien e Teki Dervishit, në nentekstin e veprës se tij mund të verëhet se pjesërisht pajtohet më të kur ka parasysh kritikat që shkruhen në parathënie të librave, recenzionet në gazetat tona të përditshme... ku vlerësimet e kritikëve nuk janë objektive, nuk janë profesionale e madje disa prej tyre janë mediokre, klanore dhe të paguara më ç’rast shkruan: “ Shumica e shtëpive botuese përbëhen vetëm nga pronari i saj e në të shumtën e rasteve nga një staf redaktorësh që vallzojnë sipas xhepit të pronarit e jo sipas kritereve të vlerësimit profesional” (f. 38 “Diademë letrare II”).



Kritika mbi kritikën

Të analizosh një vepër që ekskluzivikisht  ka të bëjë më kritikë letrare, është puna më e vështirë, sepse para vetës ke një autor që ka bërë hulumtime të shumta rreth kësaj teme, ke një vepër tërësisht e mbushur më kritikë dhe vlerësime për autorë të ndryshëm, të cilat vepra duhet t’i ke lexuar, në të kundërtën nuk ke bërë asgjë.

Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. 


Image result for rexhep qosja
Rexhep Qosja 

I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrar duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare duke e themeluar “kritikën shqiptare” e deri të Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë,  ndërsa i dyti i ka botuar recenzionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë më vlerësime për veprat e zgjedhura. 

Image result for ibrahim rugova

Ibrahim Rugova


Flori Bruqi nuk ngurron aspak t’i kritikon ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. 

Image result for Teki Dervishi
Teki Dervishi

Andaj duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botëror në fushës së kritikës, përseri mund t’i kthehemi qendrimit nihilist të Teki Dervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë duke thënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. 

Image result for jusuf gervalla

Isuf  Gervalla

Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë: “ ... kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disciplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë”.

Image result for ismail kadare
Ismail Kadare 


Vlerësimi i krijuesëve të margjinalizuar

Flori Bruqi në “Diademë letrare II” , kapituj të veçantë di i kushtojë krijuesëve tanë tanimë të afirimuar siç janë Isamil Kadare, Aleksandër Xhuvani, Mehmet Kajtazi, Ramiz Kelmendi, Sterjo Sapse, Haki Stërmilli, Jusuf Gërvalla,  si dhe të autorëve më pak të njohur për opinionin tonë.
Specifika e veprës “Diademë letrare II”, është se autori vë theks të veçantë krijimtarisë letrare të Jusuf Gërvallës për të cilin shumë pak kritikë tanë kanë shkruar, dhe kur disa kanë shkruar e kanë trajtuar vetëm si dëshmor, si aktivist i çeshtjës kombëtare dhe i cili u vra padrejtësisht nga sherbimi sekret i Jugosllavisë duke e lënë pas krijimtarinë artistike të tij.


Mehmet Kajtazi

Flori Bruqin jo vetëm që do e lartësojë aktivitetin patriotik të Jusuf Gërvallës, por para se gjithash shprehë revoltën e tij se si është e mundur që Jusuf Gërvallës t’i harrohet vlerësimi për veprën letrare, andaj thotë: “Opninioni e respekton dhe e  adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetët”,  (faqe 141 “Diademë letrare II”).

Image result for reshat sahitaj flori bruqi


Ramiz Kelmendi


Ata që e kanë njohur Jusuf Gërvallën e dinë se ai para se t’i rrezikohej jeta nga sistemi i asaj kohës dhe të ikte në Gjermani,  ishte artist, këngëtar, poet, kritik dhe publicist, gjë që “elita” letrare e pasluftës ende ka frikë t’ia permendi emrin dhe veprat e Jusuf Gërvallës. 



Ekziston mundësia që bashkëkohorët e tij nga frika se Jusuf Gërvalla mos të radhitët në piedestal të letërsisë dëshirojnë që ta lartësojnë në aspektin kombëtar për t’ia zbehur aspektin artistiko-letrar për ç’gjë e lartëson Isamil Kadare, Sabri Hamiti dhe Myrvete Dreshaj-Baliu e ndonjë tjetër.

Autori i veprës “Diademë letrare II”, do t’i kushtojë rëndësi të veçantë jo vetëm analizave të poezive të Jusuf Gërvallës,  por edhe në aspekte tjera si : Jusuf Gërvalla këngëtar, Jusuf Gërvalla dramaturg, Jusuf Gërvalla shkrimtar... 

Image result for Skender Tafaj
Skender Tafaj

Në pjesën ku shtjellohet Jusuf Gërvalla si këngëtar, autori shkruan më simpatinë më të madhe që ndjen për Jusufin dhe këngët e tij. Madje autori rrëfen se si gjatë sistemit të okupimit bashkë më Fatime Llugiqin, Skender Tafaj dhe Shyqeri Galicën kishin dëgjuar dhe mbajtur kasetën me këngë të interpretuar nga jusuf Gërvalla. 

Image result for shyqri galica

Shyqri Galica 


Andaj nuk ishte aspak e rastësishme kur një pjesë e repertuarit të këngëve të Jusufit u gjetën në arkivin e aktorës Fatime Llugiqi e që u bënë të njohura për publikun tonë, sepse në arkivin e Televizion të Kosovës  ato këngë ende nuk gjenden.

Jusuf Gërvalla si shkrimtar, në “Diademë letrare II”, të autorit Flori Bruqi, trajtohet romani “Rrotull” që u botua pas vrasjës së tij, ndërsa si dramaturg merret drama “Procesi” poashtu e botuar postmortum.

Në anën tjetër, autori Flori Bruqi, nuk do ta injoron krijimtarinë e Mehmet Kajtazit, siç ka shumë tendenca që ky autor të mos permendet, sepse Mehmet Kajtazi jo vetëm që shquej si krijues i denjë, por ai ishte edhe aktivist i Lëvizjës ilegale dhe kishte kontribuar shumë në aspektin kombëtar. 

Në fakt qe nga pas lufta e deri sot, ekziston një rrymë e “ elitës” letrare që t’i zhvelrësojë,   t’i injorojë, dhe  t’i shuajë të gjithë krijuesit që paralelisht kontributit në letërsi, kontribuan në çlirimin e Kosovës.



 Flori Bruqi është i vetëdijshëm se veprimtaria letrare e Mehmet Kajtazit nuk mund të injorohet e as të zhvlerësohet si “Nata në gur”, “Shote Galica”, “Minatorët” “Një diell tjetër”, “Shqiptarët në Goli Otok”  ...,  ku në qendër të veprave të këtij autori janë: luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza, heronjtë, gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore...



Një vepër pa kufizime gjeografike dhe kohore të letrave tona

Autori Flori Bruqi në “Diademë letrare II”, nuk i ka vu pikë krijuesëve të cilët i ka trajtuar dhe mund t’i trajtojë, nuk ka vu pikë  letërsisë shqiptare për ta kufizuar vetëm në një regjion , por atë e ka zgjëruar në tërë trojet shqiptare e madje edhe në diasporë duke mos u kufizuar as në hapësirën kohore.

Për letërsinë në diapsorë,  në “Diademë letrare II” vlerësimi i autorit është ky:” Edhepse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqipe duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjërë gjeografik, d.m.th. dhe pertej kornizës  ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime edhe në diasporë” (f 207 “Diademë letrare II”).
 Besa Myftiu

Zhvillimeve të letërsisë në diasporë Flori Bruqi do ta tereqë një paralele qe nga gjeneratatat e para të autorëve të cilët krijuan në diasporë deri të gjeneratat e sotme siç merren shembull: Elvira Dones, Ornella Vorpsi, Besa Myftiu, Anilda Ibrahimi etj. 

Ornella Vorpsi

Autori Flori Bruqi e ankon fatin e krijuesëve të cilët në vende të huaja janë bërë të njohur më romanet e tyre, kurse në atdheun e tyre injorohen krejtësisht. Fenomeni i injorimit dhe zhvlerësimeve të krijuesëve dhe krijimtarisë se tyre madje të atyre që kanë arritur të botojnë edhe në shtepitë më prerstigjioze botërore si “Fayard” , duhet të zhdukët në viset shqiptare, shprehet në mënyrë indirekte Flori Bruqi.


Image result for Elvira Dones

 Elvira Dones

Vepra “Diademë letrare II” ,  krijuesit e diapsorës autori i ndanë  në dy kategori: në ata që të përkthyer  nga shqipja në një gjuhë tjetër dhe ata që direkt shkruajnë në gjuhë të huaj. Si e para edhe e dyta ata janë krijues shqiptarë, e të cilët duhet të gëzojnë statusin e barabartë me krijuesit që jetojnë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. 

Anilda Ibrahimi


Mirëpo, afirmimi i tyre edhe në vendin e origjinës shkakton xhelozi tek krijuesit e dobët të cilët i  pengojnë të afirmuarit jashtë trojeve shqiptare, nga se fama e rrejshme e tyre do të zbehet në opinion e brendshëm. 

Image result for bekim fehmiu
 Bekim Fehmiu

Këta krijues të dobët që kanë arritur të krijojnë një opinion brenda atdheut, janë kundër atyre që gëzojnë famë ndërkombëtare si Besa Myftiu e të tjerët. Në këtë mes të shkrimtarëve jashtë atdheut, vetëm Isamil Kadaresë nuk mundë t’ia mbyllin dyertë, sepse të injorosh Kadarenë ke injoruar vetën dhe tërë popullin shqiptar.

Image result for Rexho Mulliqi
Rexho Mulliqi

Libri “Diademë letrare II” , është një vepër e cila duhet të lexohet nga të gjithë krijuesit shqiptarë, sepse mund të mësohen shumë jo vetëm për kritikën letrare, por edhe për disa personalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë në kulturë siç janë: Isamil Kadare, Bekim Fehmi, Rexho Mulliqi, Haki Stërmilli....
Image result for Haki Stërmilli....
Haki Stërmilli

“Diademë letrare II” , poashtu do të ishte një doracak i mirë edhe për gazetarët, publicistët e veçmas për kritiket të cilët merren me recenzione librash.


7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...