2017-01-31

Skandali, 2000 euro për të marrë minimumin e dënimit

Skandali, 2000 euro për të marrë minimumin e dënimit (VIDEO)

Ndryshe nga herët e tjera kësaj radhe bëhet fjalë për një gjyqtare e dy prokurorë. Skandali i radhës është publikuar në emisionin “STOP” në TV Klan.

Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka.

Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.

Ndërsa prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e çështjes gjyqësore.

Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale.

Sekseri – E paska me 25?

Qytetari – Me 25 apo 26?

Oficeri – Me 25 e ka.

Qytetari – E sigurt?

Oficeri – Po, e pashë unë tani.

Seksesi – E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë? Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq.

Sekseri – Ky është shoku jonë.

Qytetari – Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë?

Qytetari – Çfarë? Si i bëhet? E dyta ose e treta.

Oficeri – E treta, se tha nuk dimë gjë në çfarë faze është dhe kur të mbarojmë gjyqin, po e shoh.

Sekseri – Sa mund të zgjasë gjyqi?

Oficeri – Një çerek ore, njëzet minuta.

Oficeri – Jo, pot ha e bëj, mos…

Qytetari – Çfarë roli ke këtu ti tani?

Oficeri – Unë mbuloj Peqinin dhe mbuloj gjykatën.

Qytetari – Me të shoqërimit?

Oficeri – E… Ishte vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë. Dhe ajo thotë, çfarë kërkojnë, që të paktën hë se nuk ke çfarë me i dhënë më tepër, të paktën gjashtë muaj, që t’i bëjë me gjithë këto shtesat. Ka ca klauzola, se janë tre vepra, vetëm kundërshtim i forcave të policisë, sa e ka? Dhuna në familje, një vit, vjedhja….

Qytetari – Çfarë mund të bëhet në këtë rast?

Oficeri – Pyet këtë sa ka, kur është arrestuar, sa ka bërë, që ta shohim.

Sekseri – Katër muaj e gjysmë.

Oficeri – I bie dhe 40 ditë burg.

Sekseri – Le t’i bëjë.

Oficeri – Dhe i bën mirë.

Sekseri – Me tre vepra penale qenka…shans i fundit.

Qytetari – Me një fjalë dhe për 40 ditë burg.

Oficeri – Të më thotë sa e ka?

Qytetari – Ok, mirë!

Sekseri – Dhe 40 ditë burg i bie me bërë.

Oficeri – Një muaj.

Oficeri – Dhe këtë seancë se qenka prokuroria në seminar tha, do shtyhet në seancën tjetër tha, mund të ekzekutohet. Po nuk ta nxjerr dot pa pesë muaj e dhjetë ditë.

Oficeri – Me vdek’, s’kam çfarë të bëj, tha. Duhet t’i bëjë, që t’i heqë se janë tre vepra, tha.

Oficeri – Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha. Është edhe trupi gjykues.

Sekseri – 2000 euro nuk janë asgjë.

Oficeri – Po e bëj për ty, tha.

Sekseri – Kur i do ajo?

Qytetari – Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro?

Oficeri – Po, po! Po tha ajo, i vë vulën të thashë unë.

Qytetari – Do shihemi.

Oficeri – Prapë është mirë. Të jesh në Tiranë, pa pesë mijë euro, e kam hëngër unë.

Qytetari – E ke hëngër ti?

Oficeri – Pesë mijë e kisha.

Sekseri – Tani ky do bëjë dhe sa i bie? Dhe dy muaj?

Oficeri – Ky ka bërë tre, i bie edhe dy muaj se do shtyhet gjyqi, se gati dhe dy javë i bie gjyqi.

Sekseri – Dhe ishalla nuk e ankimon ajo, prokurorja?

Oficeri – Po s’e besoj.

Sekseri – Mirë pra Behar, se shihemi në Tiranë.

Oficeri – Çfarë bëre mirë kalove? Tania jo nuk ka ardhur akoma, pot ë flasim për pjesën e prokurores, se ajo tha për pjesën e vet. Ta kryejë ajo. Se most ë na bëjë ankesë.

Qytetari – Brenda dhjetë ditëve po thua me bërë ankesë?

Oficeri – Se ajo bisedoi me kolegët e vet, po me prokuroren, nuk qe atë ditë. Do bisedojë dhe ta bëjmë taman, mos ta lejmë te apeli, ta lirojë, pastaj kjo ta arrestojë… kështu që, më mirë t’i mbyllim gjërat fiks, sesa…

Qytetari- Nejse, gjithsesi, në pjesën e kësaj, unë e mora me vete pjesën e kësaj dhe ja jap sot. Ky ta diskutojë avash-avash dhe kur të takohemi në Tiranë, pastaj… hajde shkojmë dy minuta te makina ime.

Oficeri – Ku e ke makinën, mos e ke në rrugë kryesore?

Qytetari – Jo në rrugicë, rrugicë, hajde lëvizim.

Oficeri – Ku e ke lënë makinën?

Qytetari- Në fund të gjykatës.

Oficeri – S’kam, ku ti mbaj në dorë, se bien në sy.

Qytetari- Jo ore, i ke në xhep, o burrë.

Oficeri – Po janë shumë o burrë, sa i ke, pesëdhjetëshe?

Qytetari – Pesë qindëshe.

Oficeri – Pesë qindëshe, po!

Oficeri- Se mos na bën ndonjë gjë andej …, se na…

Qytetari – Po ik , or burrë.

Oficeri – Tek lokali, or burrë.

Qytetari – Si me ja bo për prokurorin o, shoku?

Oficeri – Do flas unë tani, do flas. Po qe, se kam kohë, mos po ashtu, nesër do flas.

Qytetari – Pash zotin, derisa është muhabeti i sigurt, se s’kam ku me gjet lekë tjetër.

Oficeri – Ec ti, se unë po futem direkt, hajde!

Në pjesën e tretë të emisionit “STOP” gjyqtarja merr përsipër, që përveç vendimit të trupit gjykues, “ta rregullojë” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Gjyqi shtyhet, pasi prokurorja Ermira Tafani është pa qejf, por edhe zëvendësuesi Neritan Hoxha, nuk lëviz nga e njëjta skemë. Gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë, se për prokurorinë duhen 1500 euro të tjera dhe i paraburgosuri Kristjan Leka shijon lirinë e blerë me valutë.

Qytetari – Ça tha ajo? A tha ndonjë gjë?

Oficeri – Po, mo, edhe me prokuroren llafosa, bjeri tha t’ia jap, ta mbyllim.

Qytetari – Sa?

Oficeri – Aq sa të thashë, 1500(euro).

Qytetari – 1500 euro.

Oficeri – Për sy të ballit, asgjë, e ke me mua, i ke gjërat.

Qytetari – Kur duhen? Duhen brenda kësaj jave?

Oficeri – Po, t’ia çoj. Më mirë unë ta heq qafe. Që unë mos ta kem. Kurse me Verin merru vetë, e me mua mos ketë punë.

Qytetari – Jo, jo!

Oficeri – T’ia jap, t’ia çoj asaj. Mbarojmë punë me atë. Dhe me atë e ke të garantuar…, mos e ki…, s’ka ndonjë problem….

Qytetari – E kuptova atë pjesë. Po prokurorja çfarë kishte kërkuar?

Oficeri- Po prokurorja, ajo foli, ajo.

Qytetari – Nejse, çfarë ka kërkuar ajo, si ta quajmë, a ka mundësi, apo s’ka…

Oficeri – Jo, jo! Po duhet me e bërë. E mbyllim këtu ne. S’ka as apel, asgjë më, prandaj i kërkoi aq ajo.

Qytetari –Me një fjalë e ka dhënë atë?

Oficeri – Po, po!

Qytetari – Ça? Për ça dënohet? Se nuk e di.

Oficeri – Mbaro punë me të. Bjer këtë kafen e saj, siç më ka thënë, unë ia dhashë asaj direkt, s’kam qejf t’i mbaj gjërat, o burrë.

Edhe është e mbyllur.

Qytetari – U krye.

Oficeri – Në i paç sot mirë, s’i pate sot, nesër…

Qytetari – Gjatë javës vij e të takoj në Elbasan.

Qytetari – Hajde shkojmë te makina ime dy minuta.

Oficeri – Si e kalove?

Qytetari – Mirë!

Oficeri – Çfarë bëre?

Qytetari – Merri 1500 euro për atë. Kur e kanë lënë datën e gjyqit?

Oficeri – Me 8.

Qytetari – Me 8?

Oficeri – Po.

Qytetari – Me një fjalë për dhjetë ditë.

A thua do dali o burrë, apo çfarë do bëhet?

Oficeri – Po, po, o burrë, po.

Qytetari – Përshëndetje!

Gjyqtarja- Përshëndetje! Një sekondë. Po, tani po.

Qytetari – Kristjan Leka.

Gjyqtarja- Kristjan Leka.

Qytetari – Kur e ka seancën e gjyqit?

Sekretarja- Kristjan Leka s’ka fare, Klodian Leka, ndoshta.

Qytetari- Po.

Gjyqtarja – Klodian Leka, datë 25, në ora 9:00, të martën. Kush je ti?

Qytetari – Vëllai i tij.

Gjyqtarja- Ik! Me datë 25, ora 9:00.

Qytetari – Fole gjë me Beharin?

Gjyqtarja- Ik!

Qytetari- Në rregull.

Gjyqtarja- Ik, tani!

Qytetari- Shumë faleminderit!

Qytetari – Si kaluat? Mund të bisedojmë pak, të lutem? Vëllai i Klodjan Lekës.

Gjyqtarja – Ik, tani ik! Kemi gjyqin përfundimisht seancën që vjen, hajde tani, vëllai i Klodjanit… nuk… nuk mungoj, çke?

Qytetari – Thjesht afatet kohore, se po bën shtatë muaj brenda. Si llogariten?

Gjyqtarja – Shtatë muaj brenda, llogariten me kohën, sa ka vuajtur me 1.5. Ka tre vepra penale, një më e vogla është një vit burg. Mund të thithen të gjitha, mund të vihet në minimum, mund të ketë më shumë dënim, por predispozicioni është pozitiv. Ik tani!

Qytetari – Ok edhe për prokuroren?

Gjyqtarja -Ditën e mirë! Çfarë të na dali në gjyq.

Qytetari -Shumë faleminderit!

Gjyqtarja – Hajde!

Qytetarja – Më falni! Doja të pyesja, se jam një e afërmja e K…. L……. Kur e ka gjyqin? Sot?

Gjyqtarja – Për atë, po diskutoja. Prokurorja është e sëmurë dhe e mora në telefon dhe mund të vijë. Dhe në ca momenti do vijë, nuk e di.

Qytetarja – S’ka një orar domethënë?

Gjyqtarja – S’ka një orar, se është me raport dhe është me hernie diskale. Dhe s’lëviz dot. Po, do dal një moment, tha. Se e ka thirr dhe Prokurori i Rrethit (Elbasan) edhe me dashamirësinë, për të mbaruar gjyqin e K… L….. Mirë?

Qytetarja – Faleminderit!

Gjyqtarja – Edhe shtyrja deri sot, ka qenë në favor, sepse i ka ec njëcikë paraburgimi… edhe të shikojmë. Me predispozicionin, për të mbaruar.

Qytetarja – Të dukem më vonë?

Gjyqtarja – Nga je ti? Këtu nga Elbasani?

Qytetarja – Po, po.

Gjyqtarja – Atëherë ik, hajde nga ora 2- 3 të shohësh. Të marrësh vesh, ça u bë. Me predispozicionin, për t’u bërë gjyqi, për t’u përfunduar. Mirë?

Qytetarja – Faleminderit.

Gjyqtarja – Hajde! Në datën 16 themi, se do ta mbyllim atë.

Qytetarja – S’u bë gjë sot?

Gjyqtarja – Se prokurorja është me hernie diskale dhe s’luan dot nga vendi, ndaj s’erdhi. Dhe unë e kam caktuar shumë shpejt, për 4-5 ditë. Jo për 2 javë e për 3 javë dhe ka mundësi do zëvendësohet prokurori, që të mos humbasim datën 16. Dakord?

Qytetarja – Do zëvendësohet prokurori?

Gjyqtarja – Po, po. Do zëvendësohet… është tjetri, pa problem. Datë 16, ora 11 e gjysmë.

Qytetarja – Faleminderit!


GjNH-ja dhe krimet e luftës në Ballkan

GjNH-ja dhe krimet e luftës në Ballkan

Kopi Kyçyku

Më 17 korrik 1998 u adoptua Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjNH), që hyri në fuqi më 1 korrik 2002. Ky institucion u vesh me kompetenca të plota për të gjykuar fajtorë për shkelje të rënda të së Drejtës Ndërkombëtare dhe pikërisht gjenocidin, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit. Selia e GjNH-së u vendos në kryeqytetin e Holandës, Hagë, e njohur për traditat e pasura juridike në shkallë ndërkombëtare. Aty ndodhet edhe selia e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara, si dhe e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, krahas shumë institucionesh të tjera ndërkombëtare. GjNH-ja ka lidhje me OKB-në, me shtetet – palë të Statutit dhe me shtetet e treta.
Luftërat jugosllave janë përshkruar si konflikte etnike ndërmjet qytetarëve të ish-Jugosllavisë, veçanërisht midis serbëve, nga njëra anë, dhe kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve, nga ana tjetër. Gjithashtu ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe midis maqedonasve e shqiptarëve të Maqedonisë. Luftërat jugosllave mund të ndahen në dy grupe:
A) Luftrat e shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë: 1. Lufta e Sllovenisë (Lufta dhjetëditëshe, 1991), 2. Lufta e Kroacisë për Pavarësi (1991-1995), 3. Lufta e Bosnjës (1992-1995) – Bombardimi i NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë (1995).
B) Luftërat në zonat e banuara nga shqiptarët: 1. Lufta e Kosovës (1998-1999) – Bombardimi i NATO-s në RFS. të Jugosllavisë (1999), 2. Konflikti në Sërbinë Jugore (2000-2001), 3. Konflikti i Maqedonisë (2001).
Duke filluar nga viti 1991, hapësira e Jugosllavisë u bë teatri i një sërë konfliktesh etnike që çuan në thërrmimin e saj. Konflikti i parë zuri fill me shpalljen e Pavarësisë së Sllovenisë, më 25 qershor 1991, dhe njihet si Lufta Dhjetëditëshe (qershor-korrik 1991). Pas një sërë përplasjesh të dhunshme ndërmjet Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe forcave të policisë sllovene, të përkrahura nga popullsia civile, u nënshkrua Marrëveshja e Paqes e Brionit. Sipas këtij dokumenti, Jugosllavia detyrohej të tërhiqte ushtrinë (çka u krye më 26 tetor 1991) dhe të njihte Pavarësinë e Sllovenisë. Kjo u shkëput plotësisht nga Jugosllavia, si shtet i pavarur. Pas një viti, më 22 maj 1992, Sllovenia u bë anëtare e OKB-së, ndërsa më 1 maj 2004 u bë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. Një tjetër konflikt (1991-1995) shpërtheu për shkak të Shpalljes së Pavarësisë së Kroacisë. Në fillim asaj iu kundërvu Ushtria Popullore Jugosllave, ndërsa pas saj edhe pakica serbe e Kroacisë (rreth 12 %), që u shkëput përmes vetëshpalljes republikë brenda territorit kroat (Republika Serbe e Krajnës). Një muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kroacisë, më 21 qershor 1991, njëherazi me përfundimin e luftës në Slloveni, trupat jugosllave filluan luftën kundër kroatëve. Ndërhyrja e trupave të OKB-së, në janar 1992, çoi në pushimin e zjarrit dhe tërheqjen e trupave sërbe nga Bosnjë-Hercegovina. Pavarësia e Kroacisë u njoh nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian më 15 janar 1992, ndërsa më 22 maj të atij viti Kroacia u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Konflikti i armatosur i Kroacisë vazhdoi, por me intensitet më të ulët, tanimë ndërmjet trupave kroate dhe atyre të Republikës së vetëshpallur Serbe të Krajnës (RSK), të mbështetur nga Beogradi. Në mars 1994, me pëlqimin e autoriteteve të Krajnës pati një pushim të zjarrit, me ndërmjetësinë e Kombeve të Bashkuara. Në maj 1995 lufta shpërtheu shumë më dhunshëm; forcat kroate pushtuan krejt territorin e RSK-së (që mbeti pa përkrahjen e ushtrisë sërbe), me përjashtim të një zone në kufi me Serbinë. Paqja u shpall pas bisedimeve të Dejtonit (SHBA) dhe u nënshkrua në Paris në dhjetor 1995. Lufta e Bosnjës (1992-1995) vuri përballë luftëtarëve boshnjakë (të cilët në fazën e parë ishin aleatë të kroatëve), si ushtrinë popullore serbe, ashtu edhe forcat e republikës së vetëshpalluar kroate “Bashkësia Kroate Herceg-Bosnja”, e mbështetur nga ushtria kroate.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Sllovenisë e të Kroacisë, i erdhi radha Bosnjës të vepronte njëlloj, më 5 prill 1992, dhe të pranohej në OKB në maj 1992. Më 7 prill 1992 serbët-boshnjakë patën shpallur Pavarësinë në kuadrin e Republikës Serbska, e pavarur, por e panjohur si e tillë. Në të njëjtën gjendje ishin edhe kroatët e Bosnjës, të cilët më 1991 patën krijuar Bashkësinë Kroate Herceg-Bosnja. Qëllimi i serbëve-boshnjakë për të pushtuar sa më shumë territore të Bosnjës, si vazhdime të territorit të pushtuar nga serbët e Kroacisë, acaroi konfliktin.
Në fundvitin 1992, si rrjedhojë e një procesi të dhunshëm spastrimi etnik e dëbimit të popullsive myslimane dhe kroate, në sfondin e përleshjeve të armatosura ndërmjet boshnjakëve dhe kroatëve nga njëra anë dhe serbëve nga ana tjetër, Republika Serbska pushtoi mbi 70% të territorit të Bosnjës. OKB-ja vendosi të dërgonte në Bosnjë forca të ruajtjes së paqes (UNPROFOR), por me një mandat të kufizuar, me synim ndaljen e barbarizmave midis palëve ndërluftuese.
Viti 1993 përbën momentin kulmor të luftës në Bosnjë, sepse aleanca fillestare boshnjako-kroate u prish, duke u pasuar nga një sërë përplasjesh të armatosura. Në Bosnjën Qendrore konflikti kroato-bonjak shënoi shkallën më të lartë. Ai u shtri edhe në Hercegovinën Perëndimore. Me këtë rast u krijua një aleancë e re kundër myslimanëve. Në rrethimin e qytetit Sarajevë (me shumicë myslimane) morën pjesë luftëtarë serbë dhe kroatë. Në konfliktin e Bosnjës Qendrore, luftëtarëve myslimanë boshnjakë iu erdhën në ndihmë edhe muxhahidinë nga jashtë (whttp://www.scribd.com/doc/46665498). Shqetësimi ndërkombëtar në rritje u konkretizua në fund të vitit 1993 me planet për paqe të Vens-Ouen dhe Shtoltenberg-Ouen, që parashikonin ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës në njësi territoriale për secilin grup etnik (mysliman, sërb edhe kroat). Këto plane u pranuan nga qeveria e Sarajevës, por jo edhe nga Parlamenti i Republika Sërbska. Ushtria e kësaj të fundit rifilloi mësymjen 1995 dhe pushtoi territoret e Srebrenicës e të Zepës. Në qytetin e Srebrenicës forcat e armatosura dhe paramilitare të serbëve vranë 7000 myslimanë, çka GjNH-ja e quajti gjenocid. Në përgjigje të kësaj mësymjeje gjakatare, Bosnja, me përkrahjen e NATO-s, filloi një ofensivë në territoret e pushtuara nga serbët në Kroaci dhe në Bosnjë. Ajo u ndërpre vetëm pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u drejtuan një ultimatum të gjitha palëve ndërluftuese. Më 1 nëntor 1995 u vendos pushimi i zjarrit dhe filluan bisedimet për paqe në bazën ushtarake të Dejtonit (Ohajo, SHBA). Marrëveshja e Paqes u nënshkrua në Paris më 14 dhjetor 1995 nga presidentët e Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Lufta në Kosovë pati dy përbërëse: nga njëra anë konflikti ndërmjet serbëve, të mbështetur nga forcat e sigurisë jugosllave, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1996-1999), ndërsa nga ana tjetër konflikti midis Jugosllavisë dhe NATO-s (mars-qershor 1999).

Në Kosovë, tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve kanë qenë të hershme, të paktën qysh në fillimshekullin XX. Në fillim të viteve `90 të shekullit të kaluar, shqiptarët që përbënin shumicën absolute, iu nënshtruan një vale të re represionesh. Kundërpërgjigjja ishte kërkesa për pavarësi të plotë.
Më 1992 shqiptarët zgjodhën një parlament të tyrin, duke bojkotuar zgjedhjet serbe. Përplasjet e armatosura ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe milicisë sërbe u shtuan sidomos pas vitit1996 dhe vazhduan deri në shkurt 1998 kur Presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviç dërgoi trupa në Kosovë për të mbytur në gjak aspiratën e shqiptarëve për një shtet të pavarur. Masakrat mesjetare të kryera me urdhër të kasapit të Ballkanit, përfshi dëbimin me forcë të qindramijra shqiptarëve nga vatrat stërgjyshore, e detyruan Perëndimin të mbajë qëndrim aktiv. Në qershor 1999, trupat e NATO-s u futën në Kosovë, bombarduan Serbinë dhe i dhanë mundësi UÇK-së, të mbështetur nga mbarë populli shqiptar i Kosovës, të flakte tej zgjedhën serbe.
Egërsia e trupave serbe, e ushtruar jo vetëm ndaj një populli josllav, pra ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popujve sllavë të ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë (RFSJ), pra, diktoi domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Në krahasim me kompetencat e gjykatave ushtarake ndërkombëtare të Nurenbergut e të Tokios, që u kufizuan vetëm në dhunimet e rënda të së Drejtës së Gjenevës, kompetencat e Gjykatës së Hagës shtrihen edhe në të Drejtën e Hagës, madje shkojnë edhe më tej, por nuk merren me krimet kundër paqes, si në rastin e Gjykatës së Nyrembergut.
Përsa i përket kategorisë së shkeljeve të rënda të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, GjNH ka kompetenca të ndjekë personat që kanë kryer ose kanë urdhëruar të kryhen krime të rënda të konventave të lartpërmendura, pra akte kundër personave ose të mirave materiale që mbrohen sipas dispozitave përkatëse. Këtu hyjnë vrasjet me qëllim, torturat ose trajtimet çnjerëzore, veçanërisht eksperimentet biologjike, veprimet që shkaktojnë me paramendim vuajtje të mëdha ose dëmtime të rënda fizike dhe të shëndetit, shkatërrimi dhe përvetësimi i pasurive pa u përligjur nga nevoja ushtarake, të ndërmarra në shkallë të gjerë, në mënyrë arbitrare; detyrimi i një robi lufte apo civili që të shërbejë në forcat ushtarake të armikut; heqja e së drejtës së një robi lufte apo civili për t’u gjykuar në mënyrë të rregullt dhe të paanshme; marrja peng e civilëve etj. Neni 3 i Statutit të GjNH-së ndalon përdorimin e lëndëve helmuese dhe e mjeteve të tjera që shkaktojnë vuajtje, shkatërrimin me paramendim të vendbanimeve; dëmtimin e institucioneve fetare, arsimore, kulturore, shkencore, monumenteve historike dhe veprave të artit, plaçkitjen e pronës publike dhe private. Përsa i përket gjenocidit, në Statutin e GJNH-së saktësohet se kjo e fundit ka kompetencë të ndjekë ata që kanë kryer akte që synojnë të shkatërrojnë, tërësisht apo pjesërisht, një bashkësi kombëtare etnike, raciale ose fetare; transferimin me forcë të fëmijëve nga një bashkësi në tjetrën etj. Për ish-Jugosllavinë, GJNH-ja zbaton normat e së drejtës ndërkombëtare të njeriut. Procedura e GJNH-së është e hapur dhe neni 21 i Statutit të saj i njeh të pandehurit të gjitha garancitë juridike që parashikon Pakti i të drejtave civile dhe politike të vitit 1966. Vendimet e marra nga Dhomat e Instancës së parë të GjNH-së i nënshtrohen Dhomës së Apelit të GjNH-së, me kërkesë të prokurorit ose të të pandehurit. Kjo mund të konfirmojë apo të rishikojë vendimin e Dhomave të Instancës së Parë (neni 25). Statuti nuk parashikon dënime me vdekje, por vetëm me burgim dhe me kthimin nga të dënuarit të pasurive që kanë përvehtësuar në rrugë të paligjshme (neni 24). Dënimi me burg zbatohet në një shtet anëtar të OKB-së, që e përcakton GjNH-ja (neni 28). Theksojmë se, në përputhje me parimin e së drejtës penale “non bis in idem”, personi që mund të dalë i pafajshëm nga GjNH-ja nuk mund të gjykohet për të njëjtat veprime nga gjykatat kombëtare.
Sipas një deklarate të dhënë më 28 maj 2012 nga Kryetari i GjNH-së, Theodor Meron, “qysh nga momenti i krijimit të saj, më 1993, GjNH-ja ka akuzuar zyrtarisht 161 vetë. Në 126 raste janë shpallur vendimet, ndërsa për 36 të tjera vazhdojnë hetimet…”.
Më të rëndat ishin akuzat kundër ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç. Gjatë më shumë se një dekade u kryen krime të përbindshme, nuk u respektuan të drejtat dhe liritë njerëzore, u shkelën normat dhe standardet ndërkombëtare. Millosheviçi u akuzua se ndërmori masakra në Kosovë më 1999, në Kroaci në vitet 1991-1992 dhe në Bosnjë në periudhën 1992-1995. Këto ishin objekt i procesit që filloi më 12 shkurt 2002. I arrestuar më 1 prill 2001 në Beograd, Millosheviçi iu dorëzua GjNH-së më 29 qershor të po atij viti. Në gjyq doli e qartë se në periudhën 1 janar – 20 qershor 1999 forcat e armatosura të FRI (Forca e Shpejtë e Hetimit) dhe të Serbisë, me nxitjen dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë të Millosheviçit, ndërmorën një fushatë terrori e dhune mbi banorët e Kosovës. Operacionet “ndëshkimore” synonin dëbimin nga Kosov të një numri sa më të madh shqiptarësh, për të siguruar kontrollin serb në atë krahinë. Afro një milion civilë shqiptarë u shpërngulën me forcë, ua shkatërruan shtëpitë dhe ua bombarduan fshatrat. Gjatë deportimit nuk ishin të pakët ata që vdiqën, u keqtrajtuan dhe ua morën dokumentet e identitetit. Procesi i gjykimit të Millosheviçit filloi më 12 shkurt 2002 dhe vazhduan me seanca të shumta, me pyetje dhe paraqitje provash të panumërta materiale. Millosheviçi bëri figurë të keqe edhe me kërcënimet verbale që u bënte dëshmitarëve, një prej të cilëve ishte Halil Morina, bujk kosovar, i cili foli për inkursionin shkretues të forcave serbe në fshatin e tij, më 27 mars 1999, kur ushtarët që u vunë zjarrin të gjitha shtëpive, dogjën të gjallë një grua të paralizuar dhe shkatërruan xhaminë lokalitetit Landovicë.
Pas shumë ndërprerjesh për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të Millosheviçit, “procesi i shekullit” po hynte në fazën përfundimtare më 11 mars 2006, kur i lartpërmenduri vdiq.
Vazhdoi gjykimi i kriminelëve të tjerë, ndër të cilët nxijnë emrat e Mlladiçit dhe Karaxhiçit. Vlen të vëmë në dukje se krejt veprimtaria e dendur dhe e përgjegjshme e GjNH-së, e ngriti në shkallën më të lartë vëmendjen e shteteve ndaj të drejtave të njeriut dhe u dha shtysë legjislacioneve kombëtare në kontekstin e bashkëpunimit ndërshtetëror kundër kriminalitetit e ndëshkimit të fajtorëve.

Të ngjashme

Kumtet e një e-mail-i dhe thirrjet për shpëtim të një testamenti

Kumtet e një e-mail-i dhe thirrjet për shpëtim të një testamenti
Nga Fatbardh Rustemi
Shkak i këtij shkrimi u bë një e-mail, ardhur përtej oqeanit, nga një femër klasi: në dukje mondane, por, me një thjeshtësi prekëse, e sapokthyer nga një pritje ceremoniale: e dominuar prej bosësh dhe autoritetesh të rangut të lartë, ku e ftuara në fjalë, kishte rastin të mburrej, shih ku kam qenë, fotot mund t’i hidhte dhe në Facebook apo instagram, si e si t’i ngrinte pazarin vetes, sallon mondan tek e fundit, por, sikur ajo të kthehej nga një panair kotësie, më shkruante: “aty pashë shakanë më të madhe të botës, që, dëmton botën.” I dukshëm zhgënjimi i saj prej një madhështie false, me plot volum, ku mungon tharmi, sikurse ndodh me shumë produkte të sotme, të cilat shtojnë në peshë, por, humbasin në shije. Ky mesazh vinte nga bota e lirë: ku vlera e individit nuk matet nga sasia e parasë apo nga rangu i postit. Atje ku presidenti ndjehet i nderuar, kur takon artistin, pasi sa herë ka nevojë për imazh, kërkon ndihmën e Hollivudit dhe jo sikundër tek ne: ku artisti ngazëllehet, kur shfaqet në ekrane pranë një titullari. “I vetmi ndikim që fitoi pushtet në Anglinë e Re (Amerikë) ishte ai i intelektit”(Aleksi de Tokëvil “Demokracia në Amerikë” f. 27.) Sigurisht, një femër klasi e ka luksin e intelektit, dhe të tilla mund të rendisja sa të doni, që e shpalosin talentin e tyre në skena prestigjioze, plot sharm. Pikërisht ky e-mail më shtyu të kujtoja testamentin e Atuotërit, republikanit amerikan, i cili, u bë i famshëm për taktikat e tij të egra elektorale, i denjë për t’u perifrazuar me këto fjalë: përfaqësonte të keqen e pamëshirshme, që rrjedh nga pasuria. Në Shqipërinë tonë ky model ndeshet kudo me pashpirtësinë dhe fodullëkun, që të ngjallin krupë, sidomos kur marrin pozën e engjëllit mbrojtës. Pikërisht, ky i dorës së hekurt e lëshon veten përunjësisht në këtë rrëfim rënqethës, që, sigurisht i drejtohet sërës së vet, të ngjashmëve të tij, por që i kalon caqet e njeriut të dorëzuar para vdekjes, duke marrë kështu dimensionet e një thirrjeje për shpëtim. Do të shihni se ç’lidhje organike kanë mes tyre: email-i dhe testamenti, ku të rëndësishmit e kësaj bote nuk janë ata, që imponohen, por të tillët që pranohen:
“Shumë kohë para se të sëmuresha prej kancerit, ndjeja se diçka lëvizte në shoqërinë amerikane. Njerëzit e këtij vendi, njëlloj: republikanë dhe demokratë kishin idenë se diçka mungonte në jetën e tyre, diçka e rëndësishme… Asokohe nuk isha krejtësisht i sigurt se çfarë ishte kjo. Sëmundja më ndihmoi ta kuptoj se ajo që i mungonte shoqërisë amerikane ishte ajo që më mungonte mua brenda vetes: pak dhembshuri, ndjenja e vëllazërimit. Njeridashja. Në vitet tetëdhjetë flitej për të fituar: për të fituar pasuri, pushtet, prestigj. Unë fitova më shumë pasuri, pushtet dhe prestigj se shumëkush. Por, ju mund të fitoni gjithçka që doni dhe prapëseprapë të ndiheni bosh. Çfarë pushteti nuk do të kisha falur për pak më shumë kohë me familjen time! Çfarë çmimi nuk do të paguaja për të kaluar një mbrëmje me miqtë e mi! U desh kjo sëmundje vdekjeprurëse që të ballafaqohesha me këtë të vërtetë. Është një e vërtetë që vendi, i ngërthyer në darën e ambicieve të tij të pamëshirshme dhe të kalbëzimit moral, mund ta mësojë nga gjendja ime.”
Ky testament është përmendur nga Hillari Klinton në librin e saj me kujtime “Historia e jetës sime”, e cila indirekt krijon një dakortësi me shqiptaren tonë të fisme. Thonë se zgavrat e tokës krijojnë tërmete, por, ç’mund të pritet prej këtij boshi, që manifestohet së shumti, atje ku duket se janë arritur majat dhe paraja e madhe duket se ka blerë gjithçka? Përherë butaforitë e një madhështie të rreme fshehin gërmadhat, që, sado të lavdishme të kenë qenë në të shkuarën, në to nuk banojnë njerëz. I jam referuar dhe më parë poezisë “Hakërrima”, por, këtë radhë, dua të vë në dukje paradoksin e saj: pasi pushtetari që anatemohet dhe poeti që rebelohet janë tek i njëjti person. I bie, sikur Ali Asllani, prefekt dhe kryetar bashkie për një kohë të gjatë, të ankohet nga vetja. (Sikur e-mail-in dhe testamentin ta shkruante i njëjti njeri?!) Ky fakt, është dhe një vlerë e shtuar për autorin e saj, i reklamuar fillimisht, si poetë lirikë. Por që me popullaritetin e kësaj poezie, sikurse i ngjau dhe Vaso Pashës me “O moj Shqypni”, Ali Asllani njihet veçse si poet rebel. Nuk u ka shkuar në mend bobozarëve, prite ta thonë: Me dashuriçka qenka marrë mavria?! Pse s’thoni që qenka qejfli femrash?! Në mos ka kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës! E paskemi mbajtur kot si burrë të mirë! Madhështia e tij qëndron pikërisht, që ishte mes llumit dhe nuk u përlye prej tij! E rrallë, por e vërtetë! Ndaj poeti hedh mesazhe dritë dhe, nuk i lind nevoja të lërë një testament, si i ndjeri Atuotëri. Për të tillët, nuk ka rëndësi fare krahu politikë, posti, besimi, ç’kohe i përkasin, pasi e gjithë fuqia e tyre qëndron tek shpirti, sikurse tek ajo femër klasi, që nisi email-in nga përtej oqeanit. Po këtë shpjegim do të jepnim dhe për Fishtën, autorin e “Gomarit të Babatasit”. Të njëjtën gjë mund të thoshim dhe për Dritero Agollin autorin e librit të famshëm “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, etj, etj…
Mjafton një gjë, që të kujtohet një tjetër dhe ky zinxhir përngjasimesh vazhdon gjatë, por që të mos e lodhim lexuesin më rrëfime pa lidhje, të tipit: “Pranë oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon”, po i referohem librit të Ogyst Bajit “Perandoria e Bizantit” f.79:”Monarku i arrestuar nga vartësit e vet, u mbyll në një sallë të pallatit të tij, në mes të një grumbulli ari, xhevahiresh e objektesh të çmuara. “Ngopu tani, i thanë, me atë që ke dashur më shumë se gjithçka!” Dhe i burgosur në mes të pasurive të tij, monarku i përmbysur vdiq ngadalë nga uria e nga etja.” Ndërsa një murg gjerman, i cili jetonte i vetëm në një kështjellë buzë lumit Rihn, një mrekulli e zhvillimit moderne e themeluar së pari nga piktorë e poetë, mbante në bodrumet e fshehta sasira të mëdha drithi, kur populli vdiste urie. Fundi i tij ishte i lemerishëm: përfundoi i shqyer nga minjtë. Sigurisht që, makutët e kohës sonë, nuk tremben nga këto historira, që po i përdorim sikur tragjedianët grekë i shfaqnin krimet në skenë, që shoqëria të bënte vetëpastrimin, katarsisin. Makutët e kohës sonë nuk preken, nuk tuten, nuk ndalen para asgjëje, ata dhe qejfet i bëjnë si hamshorë. Lartësinë e tyre, ku ta gjeje ta masnin me hijen e mëngjesit, por veçse me uljen dhe poshtërimin e tjetrit, pra: ulu mal të dali hëna. Ata luajnë me pavdekësinë duke shkaktuar vdekjen e të tjerëve, duke gënjyer veten se nuk u vjen radha kurrë. Është pak t’u thuash cinik, pasi mizoria e pafre i bën të frikshëm: ngaqë janë të trembur, dhe fajin e egërsimit të tyre e gjejnë tek mosbindja e të tjerëve. Ndaj bëjnë të fortin, duke i gënjyer mendja se kështu bëhen të paprekshëm, kur veçse shpejtojnë fundin e zgërlaqur. Për ata që kanë vesh dhe dinë të shohin, po i citoj këtë pasazh nga libri “Demokracia në Amerikë” të Aleksi de Tokëvil, f. 70: “Në kohën e sotme klasat më të pasura të shoqërisë nuk kanë ndikim në punët e politikës dhe pasuria nuk përbën ndonjë kusht për të patur ndonjë të drejtë, është më shumë një shkak urrejtje se sa mjet për të arritur në pushtet” (Aleksi de Tokëvil “Demokracia në Amerikë” f.70) E gjithë historia e njerëzimit nuk është gjë tjetër, veçse lufta e pareshtur e popullit për t’i marrë pushtetin atyre që i kanë hipur mbi zverk, me gijotinën që priste koka mbretërish, ajo arriti kulmin. Këtë akt makabër e bëri borgjezia, e cila për të mos patur të njëjtin fat, bëri këtë zgjidhje: “Të pasurit meqë e panë se ishte e pamundur të merrej pushteti nga duart e popullit, të cilët nuk e urrenin aq sa për t’i dalë përballë, i vunë vetes për qëllim të vetëm të siguronin dashamirësinë e tij me çdo kusht.” (Aleksi de Tokëvil “Demokracia në Amerikë” f.23) Ndaj kthejani bashkitë qytetarëve dhe bëhuni me human! Shkërmoqeni despotizmin, prepotencën, fodullëkun e pushtetarit me shpirtin lirikë të Ali Asllanit! Meqë jeni në kërkim të modelit: ja tek e keni, përndryshe, le t’ua thotë Saliu më mirë!

Nga themelimi, dosja e parë te krimet e Sigurimit: Historia e Shërbimit Sekret Shqiptar

Krijimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Vlorës 1912
Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Ndër to, më 17 Dhjetor 1912, u mor Vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”.
Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri. Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.
Urdher_1
Urdher_2
Konsolidimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Ahmet Zogut 1921 – 1939
Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme. Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme u dekretua Ahmet Zogu, i cili bëri riorganizimin e MPB-së, duke krijuar dhe Seksionin Sekret. Drejtues i këtij Seksioni u caktua Haki Stërmilli.
Parë në planin historik, shërbimi kryesor inteligjent shqiptar, gjatë kësaj periudhe, ka patur këto emërtesa: në vitin 1922, Sekretari Sekrete dhe, në vitet 1923-1939, Zyra Sekrete. Në nivel qendror, veprimtaria e shërbimit sekret do të drejtohej nga Zyra Sekrete, ndërsa në nivel vendor drejtohej nga Prefekti, i cili kishte ngritur një zyrë të posaçme që merrej me “çështje rezervate”.
Në konsolidimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar, nga janari 1927, pati rëndësi edhe organizimi i Shërbimit Informativ të Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e përfaqësuar nga selitë tona diplomatike, duke organizuar një rrjet informativ që vepronte i lidhur me mekanizmin konsullatë – legatë -prefekturë. Klane dhe forca politike të ndryshme, gjatë periudhës 1925 -1939, të shtyra nga interesa të ngushta dhe të përkrahura nga jashtë, kanë provokuar trazira, komplote, vrasje, kryengritje, etj., me qëllim destabilizimin e vendit dhe cenimin e sigurisë kombëtare.
***
Organet e Sigurimit të Shtetit 1944 – 1991

Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën dhjetor 1944 – mars 1945, Shteti Shqiptar i kushtoi menjëherë rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto ishin vijuese të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fillimisht, pas çlirimit të vendit u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila funksionoi deri në vitin 1946, kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tre drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991.
Organet e Sigurimit të Shtetit organizuan veprimtarinë e tyre bazuar në një platformë të ish-byrosë politike dhe të pambështetur në ligj. Kjo solli shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Gjatë veprimtarisë së tij u bënë shumë shkelje ligjore. Ai vuri në survejim gjithë sektorët e jetës së vendit, kuadrot dhe njerëzit e thjeshtë, zbatoi praktika të padrejta dhe tejkaloi kompetencat, sidomos në kuadrin e luftës së klasave dhe të nxitjes artificiale të saj. Një numër qytetarësh u bënë viktima të kësaj veprimtarie.
Reformimi i Shërbimit Sekret Shqiptar 1991 e në vazhdim

Pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan, duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Kështu, në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me Ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar.”. Detyrë parësore e këtij Shërbimi u vendos parandalimi, zbulimi dhe ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cenon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. SHIK-u u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme. Në vitin 1999, me Vendimin nr. 61, datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese të RSH-së, ndryshohet emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH).
Drejtuesit e SHISH-it ndër vite:
01.08.1991 deri 29.06.1992 Irakli Koçollari
29.06.1992 deri 09.04.1997 Bashkim Gazidede
09.04.1997 deri 29.05.1997 Astrit Kodra (me komandim)
29.05.1997 deri 21.08.1997 Arben Karkini
21.08.1997 deri 07.08. 2002 Fatos Klosi
07.08. 2002 deri 18.11.2002 Petrit Myftari (me komandim)
18.11.2002 deri 27.01.2005 Kujtim Hysenaj
27.01.2005 deri 09.08.2012 Bahri Shaqiri
09.08.2012 e në vazhdim Visho Ajazi Lika
—-
Roli i SHISH në Sigurinë Kombëtare

Me Ligjin nr. 9322, datë 25.11.2004 është miratuar Strategjia e Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë (SSK). Kjo Strategji përfaqëson tërësinë e instrumenteve shtetërore që sigurojnë mbrojtjen e qytetarëve, të shoqërisë dhe të Shtetit Shqiptar nga kërcënimet dhe rreziqet, e jashtme dhe të brendshme.
Tipar themelor i SSK-së është respektimi i shtetit ligjor dhe kthimi i Shqipërisë nga një vend që ka konsumuar siguri në një vend që kontribuon në siguri.
SHISH-i ka rol të drejtpërdrejtë në misionet themelore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK) të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë:
-Ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;
-Mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial;
-Mbrojtja e jetës dhe e pasurisë;
-Zhvillimi i pandërprerë demokratik dhe prosperiteti ekonomik;
-Mbrojtja e dinjitetit dhe vlerave kombëtare.
Gjithashtu, SHISH-i jep kontribut me vlerë në realizimin e objektivave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK), e konkretisht në:
-Paqen e sigurinë në vend;
-Bashkëpunimin rajonal;
-Konsolidimin e shoqërisë demokratike dhe të drejtave të njeriut;
-Konsolidimin e institucioneve dhe instrumenteve të sigurisë;
-Integrimin në strukturat evropiane;
-Mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore;
-Luftën kundër terrorizmit;
-Luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
SHISH-i vlerësohet si kontribues në sigurinë për qytetarët, shoqërinë dhe shtetin, brenda vendit, si dhe në Rajon e më gjerë.

Misioni dhe detyrat e SHISH

SHISH 
Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) është një organ informativ i Republikës së Shqipërisë. Misioni i tij parësor është Siguria Kombëtare. SHISH vepron në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Shqipërisë.
SHISH siguron informacionin e domosdoshëm nga Zbulimi dhe Kundërzbulimi për problemet që lidhen me Sigurinë Kombëtare. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti, janë parimet bazë të punës.
Shërbimi Informativ i Shtetit mbledh informacion për:
-kërcënimet dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare;
-ruajtjen e integritetit, të pavarësisë dhe rendit kushtetues;
– terrorizmin;
-prodhimin dhe trafikun e narkotikëve;
– prodhimin e armëve të dëmtimit në masë;
-krimet kundër mjedisit;
-krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare, etj.
Për realizimin e detyrave të mësipërme, SHISH ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës për sigurimin e informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. SHISH mbron burimet dhe metodat informative.
Kontrolli dhe mbikëqyrja
Veprimtaria e SHISH-it kontrollohet dhe mbikëqyret nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, të ngritur për këtë qëllim.
Këshilli i Ministrave emëron një Inspektor të Përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH-it.
SHISH-i e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me procedurat e hartuara nga Drejtori dhe të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen kontrollin e aktivitetit financiar të institucionit.
Cikli informativ
Cikli informativ është procesi i zhvillimit të informacionit të papërpunuar në informacion përfundimtar, i nevojshëm për politikëbërësit në vendimmarrje dhe ligjzbatuesit. Ky proces është i vazhdueshëm, i orientuar dhe i diktuar nga nevojat për informacion. Ai kalon në katër faza që janë:
Planifikimi dhe drejtimi: Planifikimi është parashikimi dhe hartimi i tërësisë së masave me karakter ligjor, profesional dhe logjistik, me synim arritjen e qëllimeve dhe objektivave konkrete, për mbledhjen e informacionit të domosdoshëm.
Drejtimi është ndjekja në vazhdimësi e zbatimit të masave të planifikuara deri në zbatimin e tyre nga të gjitha hallkat drejtuese dhe ato zbatuese të Shërbimit, si dhe ndërhyrja për të bërë përshtatjet dhe modifikimet e zbatimit të këtyre masave, në varësi të ndryshimeve të situatës, duke respektuar gjithmonë parimin e ligjshmërisë, objektivitetit dhe ruajtjes së sekretit.
Mbledhja: Procesi i kërkimit, grumbullimit, verifikimit dhe dokumentimit të informacionit, siguruar nga burime të fshehta apo të hapura.
Analizimi: Procesi i përpunimit dhe vlerësimit të informacionit të papërpunuar në produkt informativ të integruar, sipas disa kritereve të përcaktuara, i cili duhet të jetë i dobishëm, objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike.
Shpërndarja: Faza përmbyllëse e ciklit informativ, ku produkti informativ i prodhuar shpërndahet tek politikëbërësit dhe ligjzbatuesit, sipas përmbajtjes e qëllimit.

shish_me_ngjyra-final
Çfarë simbolizon emblema e SHISH
Emblema është kompozuar në gjininë e medaljonit, në formën klasike rrethore, me nivelet basoreliev dhe altoreliev. Ajo ka në përbërje shqiponjën dykrenore, marrë nga flamuri kombëtar. Ky element prezanton karakterin kombëtar të saj.
Elipsi i artë është simbol i rrethit vicioz të mendimit, i konceptuar si një abstraksion formal, që përkon me karakterin deduktiv e profesional të këtij institucioni.
Në qendër të emblemës është kompozuar kristali, që simbolizon mendimin e kthjellët, inteligjencën dhe mprehtësinë.
Në pjesën fundore, emblema mbështetet në një fragment kurore dafine, e cila mbart edhe simbolin e trimërisë dhe lavdisë.
Emblema është e konceptuar në ngjyrë argjendi dhe të gjithë elementët janë në ngjyrë ari. Qendra e emblemës, që është dhe sfond i të gjithë elementëve të saj, është me ngjyrë blu parizian të errët, ngjyrë që përfaqëson thellësinë e mendimit.
Fjalori i një agjenti
Agjenci – Organizatë ose organ i angazhuar në veprimtari kërkimore informative ose/dhe në vlerësimin, përpunimin dhe  analizimin e të dhënave.
Akses – Mundësia e një personi për të marrë informacion rreth një personi tjetër, ambienti, grupi, organizate, etj.
Agjent – Një person, i cili është i ndërgjegjshëm se ai/ajo është i përfshirë në një aktivitet të fshehtë, një person, i cili i nënshtrohet deri në një masë të caktuar kontrollit nga organizata/agjencia e fshehtë dhe kryen detyrat për të cilat është rekrutuar.
Brifing – Përgatitja e një personi (agjenti) për një mision specifik.
Buletin – Njoftim i shkurtër zyrtar për diçka me rëndësi shtetërore e shoqërore; kumtim i përmbledhur për diçka të  rëndësishme; fletë a broshurë që përmban njoftime të tilla ose udhëzime të posaçme për një rreth të caktuar njerëzish; botim periodik i një institucioni me studime  nga fushat përkatëse; përmbledhje periodike studimesh.
Buletin informativ – Dokument periodik që përditëson dhe transmeton fluksin e të dhënave.
Burim – Çdo ent, person, dokument, transmetim ose material tjetër që jep zanafillën e të dhënave informative. Person apo mekanizëm që i siguron informacion një agjencie sekrete  në përgjigje të kërkesave specifike.
Burim i hapur – Çdo burim që nuk gëzon mbrojtje të veçantë fizike ose ligjore dhe është i arritshëm nga kushdo. Identifikohet me atë funksionar, i cili, për arsye të detyrës së tij, zyrtare dhe përfaqësuese, është në gjendje të japë të dhëna të marra në formë ligjore dhe që nuk janë përhapur normalisht nga mjetet e informimit.
Burim i mbyllur – Çdo burim që përbën objekt dhe subjekt për t’u mbrojtur. Burime që nuk duhen zbuluar ose të vihen në rrezik për t’u zbuluar.
Certifikatë Sigurie – Certifikatë e lëshuar nga autoritetet kompetente kombëtare për të treguar se, në lidhje me personin që interesohet janë bërë hetimet e duhura dhe se ai ndërkohë mund të njihet me materialet e klasifikuara, deri në shkallën e vënë në vetë certifikatën.
Deklasifikim – Ndryshimi i klasifikimit për një dokument ose material “sekret” e “tepër sekret”, për një klasifikim më të ulët ose për të hequr shkallën e sekretit.
Disinformim – Paraqitja e të dhënave të rreme ose pjesërisht të vërteta, por me vlerë të ndryshuar ose të vërteta, por të paraqitura me kuptim të rremë, me qëllim që të fusë në mashtrim dhe të nxisë marrjen e vendimeve të gabuara nga ana e atyre që i është drejtuar disinformacioni.
HUMINT – “Human intelligence”. Tregon kategorinë e informacioneve, që rrjedhin nga të dhënat e marra nga burimet njerëzore.
Hetim dhe/ose investigim – Tërësia e veprimeve për të gjetur dikë a diçka që nuk dihet se ku është ose  diçka të re e të panjohur, duke hetuar, duke gjurmuar, etj.
Investigim – Mbledhja e fakteve rreth një agjenti potencial përfshi informacionin biografik, mënyrën e jetesës dhe informacion profesional.
Informacion – Njoftim që marrim për diçka; të dhëna për dikë ose diçka; kumtim ose lajm që jepet për dikë ose diçka; veprimtari që synon të marrë dhe të japë njoftime e të dhëna për diçka ose dikë. Me informacion kuptohet prodhimi informativ i përfunduar ose rezultati final i procesit të përpunimit që ka pësuar një lajm, që përfshin analizën, vlerësimin, integrimin dhe interpretimin e tij.
Kërkim – Tërësia e veprimeve për të mësuar mbi fakt, ngjarje apo person të caktuar; tërësia e masave që merren për të mësuar për një dukuri, fenomen apo person të caktuar; punë kërkimore, hulumtim, skedim, punë sistematike që bëhet për të zbuluar diçka a dikë.
Kundërzbulim – Disiplina brenda një agjencie të fshehtë konceptuar për të zbuluar dhe penguar veprimtarinë e agjencive të fshehta kundërshtare në përpjekjet e tyre për të identifikuar dhe infiltruar agjencinë e fshehtë, personelin dhe veprimtaritë e saj.
Organizatë sekrete – Organizatë (zakonisht e sponsorizuar nga qeveritë) që autorizon, kontrollon dhe mbështet veprimtarinë sekrete informative.
Rekrutim – Akti i bindjes së një kandidati për agjent, që të hyjë në një marrëdhënie sekrete me agjencinë e fshehtë, duke pranuar drejtim dhe kontroll nga agjencia.
Rikonjicion – Operacion i ndërmarrë me qëllim për të marrë nëpërmjet vëzhgimit të drejtpërdrejtë ose me sisteme të tjera të dhëna mbi veprimtarinë, burimet, forcat e armatosura të një shteti me interes ose për të vërtetuar të dhëna që i takojnë karakteristikave metereologjike, hidrografike ose gjeopolitike të njerëzve të veçantë.
Siguria Kombëtare – Mbrojtja e pavarësisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe marrëdhënieve me jashtë të Republikës së Shqipërisë.
Target – Person, ambient, organizatë, aktivitet, fenomen apo çdo lloj entiteti tjetër ndaj të cilit drejtohet veprimtaria klandestine.
Terrorizëm – Përdorimi i dhunës pa rrethana lehtësuese kundër shoqërisë nga ana e një pakice, e cila operon në mënyrë të fshehtë, që ka qëllim të arrijë synime politike që nuk mund t’i arrijë ndryshe, duke i ngjallur frikë publikut dhe miratim të mundshëm në kuptim të destabilizimit të ekuilibrave. Ajo që e dallon terrorizmin nga subversioni është elementi dhunë. Terrorizmi tenton të vërë një individ ose një grup individësh në kushte të frikshme për jetën e tyre ose për atë të të tjerëve ose të pësojë dëmtime për vete dhe të tjerë, në mënyrë që ta shtyjë të marrë vendime që janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe moralit. Nuk ka një përcaktim të njohur për terrorizmin të pranuar nga OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara).
Zbulim – Mbledhja e të dhënave të ndryshme për kundërshtarin, për terrenin, etj., që bëhet në mënyrë të fshehtë; organ i posaçëm shtetëror që ka për detyrë të mbledhë dhe të studiojë të dhënat e fshehta për veprimtarinë dhe gjendjen ekonomike, politike, ushtarake, etj., të shteteve të tjera kundërshtare.
—-
Sa persona janë vrarë, dënuar, arrestuar dhe internuar
Fakte dhe të dhëna për Sigurimin e Shtetit
Arma e Sigurimit të Shtetit funksionoi për 48 vjet, 3 muaj e 11 ditë. Data e themelimit të tij u caktua 20 marsi i vitit 1943 dhe u shkri më 2 korrik të vitit 1991. Sigurimi i Shtetit gjatë gjithë historisë së tij pati 9 drejtues. I pari ishte Koçi Xoxe, më pas të tjerët, Nesti Kerënxhi, Vaskë Koleci, Beqir Ndou, Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziqishti, Feçor Shehu, Kadri Gojashi dhe i fundit Zylyftar Ramizi. Gjatë kohës së funksionimit të kësaj “arme” u ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan. Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate. Themelimi i Sigurimit të Shtetit është bërë mbi bazën e modelit tipik jugosllav. Modeli i mirëfilltë ishte UDB-ja që do të thoshte Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, pak a shumë si edhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1960 ka pasur 30 këshilltarë rusë, gjë që tregonte se pas jugosllavëve ai kontrollohej nga rusët. Sigurimi funksiononte nëpërmjet 3 drejtorive. Këto u konsoliduan pas vitit 1966 duke u quajtur: Drejtoria e Parë (Kundërzbulimi), Drejtoria e Dytë (Sigurimi i Udhëheqjes) dhe Drejtoria e Tretë (Zbulimi Politik).
FAKTE DHE TE DHENA PER SIGURIMIN E SHTETIT
Kur u themelua 
Sigurimi i Shtetit
Arma e Sigurimit të Shtetit u themelua më 10 dhjetor 1944.
Përse u caktuanjë datë tjetër
Për të krijuar idenë se pushteti komunist kishte lindur gjatë luftës, me vendim të vitit 1962 u vendos që data e themelimit të Sigurimit të Shtetit të ishte 20 marsi i vitit 1943.
Kur pushoi së ekzistuari Sigurimi
Arma e Sigurimit të Shtetit u shkri në 2 korrik të vitit 1991 pas ligjit të miratuar në parlament, “Mbi krijimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”.
Sa ishte kohëzgjatjae veprimit
Sigurimi i Shtetit veproi për 48 vjet, 3 muaj e 11 ditë.
Sa dosje hapi gjithsej Sigurimi
Sigurimi Shtetit kishte 120 mijë dosje (deklaratë e Bashkim Gazidedes në TV KLAN).
Çfarë ishin agjentët e konservuar
Sigurimi i Shtetit kishte edhe agjentë të konservuar të cilët do të nisin veprimtarinë e tyre pikërisht pas rrëzimit të sistemit komunist.
Dosja e parë e Sigurimit të Shtetit
Dosja e parë që hapi Sigurimi i Shtetit ka qenë ndaj UNRRA-s, organizatës amerikane humanitare që sillte ndihma në Shqipëri.
Dosja e parë personale e Sigurimit
Dosja e parë personale që hapi Sigurimi i Shtetit ishte për Ahmet Zogun.
Krimet e Sigurimit në shifra
Gjatë kësaj periudhe u ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan.
Sa persona ka ekzekutuar Sigurimi
Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate.
Viti më i kriminalizuar i Sigurimit
Kulmi u arrit me klimën e terrorit në vitin 1945, kur arrestimet kapën shifrën e 5021 vetëve.
Numri i punonjësve të Sigurimit
Në vitin 1952 në Sigurimin e Shtetit ishin të punësuar 3253 vetë. Nga të cilët krejt analfabetë ishin 279 vetë, me arsim fillor 2126 të tillë dhe me arsim të lartë vetëm dy punonjës.
Çfarë modeli kishte Sigurimi i Shtetit
Themelimi i Sigurimit të Shtetit është bërë mbi bazën e modelit tipik jugosllav. Modeli i mirëfilltë ishte UDB-ja që do të thoshte Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, pak a shumë si edhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar.
Cilët ishin drejtuesit e Sigurimit
Kryetar i parë i Sigurimit të Shtetit ishte Koçi Xoxe, më pas të tjerët, Nesti Kerënxhi, Vaskë Koleci, Beqir Ndou, Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziqishti, Feçor Shehu, Kadri Gojashi dhe i fundit Zylyftar Ramizi.
Si përfunduan krerët e Sigurimit
Nga këta në Drejtorinë e Parë, njëri u shpall “element antiparti” dhe u burgos një vit, 3 u burgosën, 3 u pushkatuan. Gjatë viteve të demokracisë u burgosën dy të tjerë. Drejtoria e Dytë ka një drejtor të pushkatuar. Drejtoria e Tretë ka drejtorin më jetëgjatë të saj të internuar e degraduar si “element antiparti”.
Këshilltarët rusë të Sigurimit të Shtetit
Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1960 ka pasur 30 këshilltarë rusë, gjë që tregonte se pas jugosllavëve ai kontrollohej nga rusët.
Tri drejtoritë e Sigurimit të Shtetit
Sigurimi i Shtetit funksiononte nëpërmjet 3 drejtorive. Këto u konsoliduan pas vitit 1966 duke u quajtur: Drejtoria e Parë (Kundërzbulimi), Drejtoria e Dytë (Sigurimi i Udhëheqjes) dhe Drejtoria e Tretë (Zbulimi Politik).
Kartotekat ku regjistroheshin të dhënat
Të gjithë elementët që përpunoheshin aktivisht regjistroheshin në kartotekën e dytë në 2A dhe 2B.
Dosjet për “elementët” joaktivë
Në 2B kategorizoheshin të gjithë ata që në të kaluarën kishin zhvilluar veprimtari armiqësore por që atë ishin joaktivë. Kishte rëndësi e kaluara e personit apo e familjes që i takonte shtresave të përmbysura si ish-pronarë, ish-kulakë, nëpunës, profesorë, funksionarë politikë të regjimeve të tjera, etj.
Dosjet për “elementët armiq”, aktivë
Në 2A regjistroheshin të gjithë ata “elementë armiq” që zhvillonin veprimtari kundër pushtetit komunist. Sekretariati i Komitetit Qendror ishte autoriteti lejuar për përpunimet e anëtarëve që vinin nga institucionet ku nuk zhvillohej punë agjenturiale.
Si ishte ndërtuar Sigurimi
Sigurimi ishte i ndërtuar në degë në qendër. Këto mbanin lidhje me seksionet pranë degëve të punëve të brendshme në rrethe. Çdo degë kishte profilin e vet. Drejtimi i përndjekjes bëhej nga oficeri i Sigurimit.
Sektorët e Sigurimit të Shtetit
Sigurimi i shtetit kishte në përbërje Sektorin e grupimeve kundërrevolucionare në drejtim të elementit antiparti, Sektorin në drejtim të zbulimeve të vendeve të quajtura “kapitalisto-revizionist” që vepronin në Shqipëri dhe sektori i ekonomisë dhe bujqësisë.
Si vepronte rrjeti informativ
Rrjeti agjenturial–operativ përbëhej nga: Agjenti, Rezidenti, Informatori e Strehuesi. Deri më 1954 ka ekzistuar edhe bashkëpunëtori personal. Rekrutimi i komunistëve bëhej vetëm mbi bazën e dëshirës së tyre dhe i jokomunistëve mbi bazën e shtrëngimit, forcës e “materialit komprometues”.
Si përgatitej raporti
Informatori i Sigurimit e shkruante raportin në prani të operativit, me përjashtim të rasteve kur nuk dinte të shkruante. Takimet bëheshin vetëm në shtëpi konspirative, në pyll, natën, etj.
Si ishte i ndërtuar rrjeti agjenturial
Rrjeti agjenturial përbëhej nga agjentura masive me princip objektin (fshat, qytet, qendra pune, ushtri, polici, ministri, etj.) dhe nga agjentura e kualifikuar që drejtohej në princip drejtim (grupesh ose personi). Bashkëpunëtori (që njihej me emërtesë të shkurtuar b.p.) kishte dosjen personale dhe atë të punës.
Çfarë përmbante dosja e bashkëpunëtorit
Në dosjen personale të bashkëpunëtorit të Sigurimit ishin të shënuar pseudonimi i tij, raport-propozimi për rekrutim, lista e personave të përmendur, deklarata e besnikërisë, parulla e kundërparulla, fotografia, certifikata, lista dhe vlerësimet e punëtorëve operativë, rrethi familjar, etj.
Cili ishte  suksesi i Sigurimit
Ajo që mund të quhet sukses i Sigurimit të Shtetit është dështimi i operacioneve të shërbimit sekret anglez MI6, sipas të cilit ish-kryeministri Toni Bler e ka artikuluar në një deklaratë para disa vitesh.
Sa dosje të Sigurimit  janë kontrolluar
Nafiz Bezhani, kreu i Komisionit të Verifikimit të Figurave përgjatë mandatit të tij kontrolloi 6 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit.
Sa dosje  janë asgjësuar
Akuza më e rëndë e hedhur pas firmosjes së pluralizmit është bërë nga kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, sipas të cilit drejtuesit e Sigurimit kishin asgjësuar pas vitit 1990, 10 mijë dosje të bashkëpunëtorëve.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...