2017/01/31

Gjermania mesazh Serbisë: Mos guxoni ta prekni Kosovën

Related image

 Fritz Walter Grupe, Dr. Michael A. Lange, Dr. Emily Haber, Dr. Michael Borchard, Bundesministerin a.D. Claudia Crawford, Dr. Leo Kreuz, Generalleutnant Roland Kather

Qeveria gjermane i ka siguruar Kosovës mbështetje të mëtejshme për rrugën e saj drejt BE-së, gjë e cila është bërë e ditur gjatë bisedimeve ndërqeveritare mes Gjermanisë dhe Kosovës, që u mbajtën në Prishtinë,
 Image result for Leo Kreuz
Dr. Leo Ferdinand Kreuz

Gjatë bisedimeve ndërqeveritare udhëheqësi i delegacionit gjerman  Dr.Leo Ferdinand  Kreuz, theksoi se qeverisja e mirë dhe luftimi i korrupsionit janë dy parakushte të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Po ashtu, përfaqësuesit e qeverisë gjermane pohuan rëndësinë thelbësore të mbrojtjes së pakicave në Kosovë.

Ndërkaq, me dëshirë të Qeverisë së Kosovës, e cila gjatë bisedimeve u përfaqësua nga ministri për Integrime Evropiane, Besim Beqaj dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, Ministria e Integrimeve Evropiane do të mbështetet nga këshilltarë gjermanë, me qëllim të avancimit drejtë integrimit ekonomik të vendit.

Ndryshe, shteti gjerman i cili është donatori i dytë më i madh në botë për Kosovën, pas SHBA-së, ka bërë thirrje që të ruhet veçanërisht stabiliteti me fqinjët.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...