Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Ilir Meta për Ylli Manjanin: Të ndjekë rrugën e drejtësisë, LSI-në se tremb as Edi Rama as Sali Berisha


Gjatë konferëncës për shtyp që po mban kryetari I Kuvendit Ilir Meta u pyet edhe mbi shkarkimin e ish- ministrit të Drejtësisë.

Ai deklaroi se zëdhënësit e LSI kanë folur shumë qartë mbi këtë ngjarje dhe nuk është këtu për të folur mbi këtë çështje por për gjëra më të rëndësishme për zhvillimet e vendit.

Gazetarja: A ishit vënë në dijeni për akuzat e Manjanit dhe a i besoni ju këto akuza?

“Për këtë cështje LSI ka folur shumë, kshu që unë këtu jam për çështje më të rëndësishme se kaq dhe duhet që të gjithë ne të përqëndrohemi tek çështje të rëndësishme për këtë vend. Çdo deputet dhe ish-depuete apo ministër që ka fakte për krimin e organizuar duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë.”

Gazetarja: A ka një beteje force mes jush dhe PS, dhe pushimi I Manjanit mos ishte një dorëzim i ilir metës para Ramës?

“Ilir Meta ka që në 2008-2009 dhe ku dy kolegët e mi Rama dhe Berisha u bashkuan per të bërë ndryshimet kushtetuese, ku në të vërtetë ishte eleminimi i LSi-së dhe LSI nuk u dorëzua.
Ilir Meta nuk dorezohet para asnjë presioni as nga Rama as nga Berisha e nga Basha jo që jo”,-tha ai.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...