Agjencioni Floripress nga Prishtina u shprehu sot ngushëllimet e thella familjes së Dritëro Agollit dhe popullit shqiptar për humbjen e një ikone kombëtare.
“Trashëgimia e tij do të jetojë në punën e tij dhe fjalët e tij do të vazhdojnë të frymëzojnë gjeneratat e shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e Telegramit të "Floripress"-it nga Prishtina.
Ai i dha emrin kohës, dhe jo koha emrin atij, përmes fjalëve. Ndaj edhe Dritëroi do të jetojë përtej saj.
Korifeu i letrave shqipe u shua, duke dehur me vargjet e tij çkokënd që e lexoi:
Këtë poezi, shkrimtari, përkthyesi, patriarku i letrave shqipe lexoi nje poezi edhe në takimin e fundit me publikun, dy muaj më parë, ku edhe prezantoi poezi të reja, nën titullin “Prit edhe pak”. Edhe ato të shkruara me dorë, pasi Dritëro Agolli është nga ata shkrimtarë që nuk ka përdorur kurrë makinë shkrimi apo kompjuter.
Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe duke u përfshirë kështu në antologjitë e disa vendeve të botës. Ai kërkonte shumë nga poezia, nisur nga krijimi i një poezie për “unin” përkundër poezisë që shkruhej në kohën kur emri i tij lakohej në lidhjen e shkrimtarëve “Për të bashkuar masat”.
Edhe pse deputet edhe në kohën e diktaturës dhe tranzicionit, për gati 3 dekada, edhe pse 20 vite i kaloi si kreu i lidhjes së shkrimtarëve, poezia, romanet e përkthimet janë ato që e bëjnë Dritëro Agollin një krijues, që jeton përtej kohës.
******
Poeti i letrave shqipe Dritëro Agolli ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare pasi prej disa ditësh, ai ishte shtruar në spitalin universitar ”Shefqet Ndroqi”, në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore prej një sëmundje pulmonare.
Flori Bruqi,Editor
No comments:
Post a Comment