Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lidhjes së Luftëtarëve Antifashistë dhe Antifashistëve të Kroacisë me arsyen se dëshiron ta kursejë këtë organizatë nga pasojat negative, pas publikimit të xhirimeve me deklaratat e tij nga vitet 1990 dhe 1992.
"Duke parë situatën e krijuar pas publikimit të xhirimeve me deklaratat e mia, po e përsërisë absolutisht të papranueshme nga viti 1992, si dhe ato të publikuara më vonë nga viti 1990, dhe duke pasur parasysh faktin se ka edhe xhirime të tjera të deklaratave të mia nga ajo periudhë po aq të papranueshme, me dëshirën që të kursej Lidhjen e Luftëtarëve Antifashistë dhe të Antifashistëve të Kroacisë nga pasojat negative, jap dorëheqje nga funksioni i kryetarit të nderit", thuhet në dorëheqjen e tij paraqitur kryetarit të kësaj organizate, Franjo Habulinit.
Ai ka thënë se ato deklarata i ka bërë gjatë një periudhe rreth tri vjetësh, pasi që ashtu kanë qenë politikat e HDZ-së, që janë edhe sot dhe se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e presidentit të Republikës së Kroacisë, ka përfaqësuar pikëpamje të kundërta, transmeton "Insajderi.com".
Mesiç ka thënë se "marr të gjithë përgjegjësinë për atë se çfarë kam thënë në atë kohë, e që tani e mohoj.
No comments:
Post a Comment