2017-01-31

Ylli Manjani e ka cilësuar një hakmarrje të Ramës për qendrimet e tij ndaj kanabisit.



Gjatë fjalës së tij, Manjani akuzoi se Rama mori këtë vendim nisur edhe nga një serë përplasjesh gjatë periudhës që ai ka qenë në kabinet. 

"Ccfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Janë të regjistruara
Nuk i kam asgjë borxh askujt.

Që prej verës së kaluar Kryeministri ka kaluar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion Kryetarit të Kuvendiut qëtë më shkarkonte. Ajo që thotë ai është se unë flas pa lejen në media, pa lejen e Fugës.

Ministrit kërkohet ti mbyllet goja në një sistem demokratik. 
Po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh. Nëse guxon të mendosh, shkarohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, bej ndonjë koncesion.
Kryetari i Kuvendit nuk i ka pranuar këtro gjëra. Ai ka mbajtur anën e ligjit"., - tha Manjani.

Pjesë nga fjala e tij
Nuk është e rastësishme që tentohet të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit.

Ndërkohë që më akuzonin mua për Klement Balilin, ministrat e Ramës flinin në Santa Quaranta me dashnoret e tyre. Këto mi kanë thënë shërbimet partnere. 




Më shkarkojnë për të shmangur vëmendjen. 

Nuk është krim të flasësh. 

Kam marrë përgëzime nga vendet partnere për akuzat për situatën me kanabisin.

Nuk është krim të flasësh. Po në qeverinë gjermane sa herë flasin ministrat rrugëve. Po do flasë se ministri është personalitet politik, nuk është zëdhënës shtypi.

Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar, do ndihesha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. 

Unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi, dhe as përgjegjësitë për bizneset e paligjshme në kushtet e trafikut. Nuk e kam problem t’i denoncoj edhe sikur kjo të jetë disa ime e fundit në politikë.

I jam mirënjohës LSI për angazhimin tim të deritanishëm.

Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje. Unë nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur. Kam thënë vetëm të arrestohet Klement Balili, po ndërsa unë thosha këtë, krerët e policisë hanin e pinin në “Santa Quaranta”.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...