Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo.
I kontaktuar gjyqtari Kristo tha:
“Mua prej një viti më ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykastës Kushtetuese dhe qëndroj në detyrë në pritje të zëvendësuesit vetëm për të mos futur në kolaps punën e gjykatës.
Ligji i vettingut ka për qëllim të kontrollojë figurën e gjyqtarëve që duan të bëjnë karrierë. Unë karrierën e kam mbyllur”.
Gjithashtu nuk kanë dorëzuar formularin pranë ILDKPKI edhe gjyqtarët Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi.
Në total këta janë prokurorët e gjyqtarët që ligji i “vetting”-ut i ka përjashtuar deri më tani nga sistemi.
Të parët që paraqitën sot dorëheqjen ishin:
Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila pas largimit nga sistemi bëri me dije se do të vazhdojë jetën akademike.
Gjyqtari i dytë i dorëhequr ishte Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit. E vetëm disa orë më pas të njëjtën rrugë ka ndjekur gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.
Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.
Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.
Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë. Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.
No comments:
Post a Comment