Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/04

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, thotë se nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të penguar reformën në drejtësi.


I ftuar në emisionin “Opinion”, Llalla theksoi se në një vend demokratik është krejt normale që dikush të japë mendimet e tij.
Ai shton se ambasadori Lu nuk është guvernator i Shqipërisë. Llalla shprehet se se përplasjet mes tij dhe ambasadorit Lu kanë të bëjmë me reformën në Drejtësi dhe më konkretisht me ideatorët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Llalla: Personale doli konkretisht, rasti i vizës, se çfarë do të më bënte ambasadori mua…Në përgjithësi në takimet që kam pasur me ambasadorin dhe grupet e ekspertëve ne kemi shfaqur mendimet si do të veprojë institucioni i prokurorisë. Debati i parë lidhej me Byronë kombëtarë të hetimit. Ishin një sërë arsyesh, mënyra si mendohet të funksiononte institucioni. ideatorë ishin punonjës së sigurisë së shtetit.
Fevziu:Ku dhe si e keni penguar reformën në drejtësi dhe jeni apo jo kundër?
Llalla: Së pari dua ta nis me deklaratën e sotme të ambasadorit Lu në një takim ku unë nuk isha i pranishëm dhe më njoftojnë në mënyrë të papritur se ambasadori kishte bërë publikë deklarata ku më akuzonte mua.
Fevziu:Ju keni pasur takime të tensionuara në zyrën tuaj apo të ambasadorit. Keni pasur përplasje?
Llalla:Në zyrën time është krejt normale të bëhen diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohet institucioni i Prokurorisë pas kësaj reforme. Është mendimi ndryshe.
Fevizu: Pse ishit i befasuar nga deklarata e Lu, ku ai ka thënë se ka njerëz që po tentojnë ti dalin kundër reformës?
Llalla: Lu i ka bërë këto deklarata jo në praninë time.
Fevziu: Nuk ishit vënë në dijeni se ambasadori është i pakënaqur me ju?
Llalla: Duhet të jemi të qartë çdo ambasador nuk është guvernator i Shqipërisë. Ai është thjesht një ambasador dhe duhet të mbajë pozicionin e tij. Ai nuk duhet të shtiret si drejtues shteti, por të mbaje pozicionin që i takon
Fevziu: Cila ka qenë pakënaqësia konkrete e ambasadorit amerikan?
Llalla: Në përgjithësi në takimet që kemi patur ne kemi patur mendimet tona për mënyrën se si do funksiononte prokuroria . Debati i parë ka qenë për funksionimin e Byros së Hetimit. Ish funksionarë të sigurimit të shtetit kanë bërë reformën e drejtësisë.
Fevziu: E keni penguar për 18 muaj resht thotë zt.Lu…
Llalla: Në një vend demokratik është krejt normale që dikush të japë mendimet e tij, si dhe është krejt normale fakti, që një ligj sado i parëndësishëm të jetë, përpara se të miratohet në Parlament kalon në duart e ekspertëve dhe organeve përkatëse dhe më pas votohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndikim të paligjshëm për hetmin ndaj Bankers
Fevziu: Jeni shprehur se ka disa arsye që lidhën me përfitimet personale, çfarë interesa personale mund të ketë një ambasador i SHBA në Tiranë?
Llalla: Nëse një ambasador do përmbushte vetëm detyrat diplomatike dhe të ikte sërish nga vendi jonë po në atë fomë nuk do kishte asnjë problem. Në rastin konkret që ka qene dhe pikënisja e gjithë debatëve të mija më ambasadorin Lu ka të bëjë me hetimet të Prokurorisë së Rrethit Fier të shpërthimeve të ndodhur në puset e naftës në zonë Patoz Marinzës, ku u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe pasoja në jetë njerëzish. Rast i cili prokuroria filloi hetime per Bankers Petrolium.
Në rastin konkret një ditë më më vjen një biznesmen shqiptar karburantesh dhe më thotë që hetimi duhet të mbyllej pasi ngjarja ishte aksidentale.
Ky biznesmën me thotë që së nëse binim dakord ditën tjetër do më vinte në zyrë ambasadori.
Nuk mund të mendohej se ambasadori do të vinte pas një presioni që bëri një biznesmen shqiptar. Të nesërmen erdhi ambasadori së bashku me presidentin e Bankers Petrolium dhe tha se prokuroria duhet të pushonte hetimet, pasi në të kundërt do dëmtohej imazhi i Shqipërisë nëse biznesmenët do largohen nga vendi.
Fevziu: Ju tha biznesmeni?
Llalla:Po dhe i kam të gjitha të regjistruar.
Fevziu: Si quhet ky biznesmen?
Llalla: Është kofidneciale, por ai më kërkoi që të mos vazhdonin hetimet për Bankers Petrolium.
“Ambasadori Lu po më shantazhon”
Llalla: Një ditë pas gruaja ime lindi në Amerikë. Më ka ardhur një email nga ambasadori Lu ku më njoftonte se viza ime ishte revokuar.Kam kontaktuar vetëm me email me zotin ambasador. I shpreha qëndrimin tim pa dashur të bie pre e shantazhit.
Fevziu: Ju mendoni se ai po ju ushtron shantazh?
Llalla: Normalisht. Një ditë më parë se të krijohej këshilli i emërimeve në drejtësi është bërë njoftimi se i është hequr viza një personi të rëndësishëm zyrtar. Të largohen të gjithë të korruptuarit para procesit të Vettingut.
Fevziu: Ju kishit vizë zyrtare?
Llalla: Vizë diplomatike që i jepet çdo zyrtari të lartë.
Fevziu: Sa personave të tjerë i është anuluar?
Llalla: Zyrtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, të rretheve dhe të niveleve të tjera.
Fevziu: Po me kryeministrin keni folur?
Llalla: I jam drejtuar vetëm Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentin.Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për Llallën por prokurorin e përgjithshëm. Nuk mund t’i drejtohet askush me këtë gjuhë e me akuza të drejtpërdrejta zyrtare. E vlerësoj që është ambasador por nuk mund t’i drejtohet dikujt me një gjuhë shantazhuese ashtu si mua. Sepse do të kishte pasoja institucionale.
Fevziu: Pse ishit kundër draftit?
Llalla:Në një vend demokratik është normale që të gjithë të diskutojnë e të japin mendimet e veta. Aq më tepër kur një ligj i sistemit të drejtësisë u votua dhe do të zbatohet. Unë kam patur mendimet e mia në lidhje me këtë. Nuk kam patur asnjë imponim ndaj grupit të prokurorëve të sistemit të drejtësisë.
Fevziu:Ç‘doni të thoni me presione sorosiane?
Llalla: Kanë vlerësuar fondacionin Soros dhe Lu është përfaqësues i Departamentit amerikan të shtetit dhe jo përfaqësues i fondacionit Soros. Nuk iu drejtova atij. Por kjo reformë mbështetet në kontributin e fondacionit Soros.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...