2017-01-31

Nga Arqile V Gjata : Sinqeriteti Poetikë në Poezi


Shumë nga ne, na bëri jeta, që dhimbjen dhe gëzimet e shpirtit ti hedhim në vargje tani vonë . Dhe nuk u munduam as të botojmë ndonjë libër në të Ri, kjo dhe për fajin tonë... dhe as të quhemi - Poet tani që po krijojmë vargje dhe se jetojmë brenda gjysmës së vetes ... .
- Poet është një Titull, një e drejtë e pa dekretuar nga askush, por që s’mund ta mbaj kushdo mbi shpinë, se rëndesa e saj të kërrus, të thinjë.. Të bënë ‘’Perëndi‘’
- Poet nuk të bëjnë botimi i librave me shumicë, por vatra e shpirtit që mban zjarrin gjithmonë ndezur dhe prushin e shndëron në vargje .Të lëngosh në shtratin e titujve dhe në ethet e botimeve, të bën të flasësh përçart . Nxitimet e çastit të shprishin ekuilibrin e ndërgjegjes krijuese . U lodhëm duke dëgjuar anë e kënd; Ky është poetë, unë jam një poetë...tani jemi shumë më të kamur pasi kemi me tepricë ‘’ poetë ‘’ se sa lexues .Dhe kjo vjen nga mungesa e të vepruarit, të seleksionimit nga ana kritikës dhe e studimeve të veçanta për Poezinë . Por një gjë e tillë është një temë për të cilën duhet diskutuar me kurajo, dinjitet dhe në mënyrë shumë të ndershme...në të ardhmen duke pasur si pikë drejtpeshimi dhe studimin e Zotit F. Terziu ‘’ Kritika ndryshe....’’
- Jo çdo gjë që fluturon – hajet, thotë një fjalë e urtë .Kjo përbën një të vërtetë për këdo që krijon dhe shkruan vargje ( Poezi ) .Pasi vërehet se, në disa krijime poetike rendet pas –Sinqeritetit të Shpirtit dhe jo pas SINQERITETIT POETIKË ( Ndoshta, mund të ketë dhe miq, të cilët mund të reagojnë, ose të çuditen me terminologjinë që unë po përdor. Por, është një e vërtetë për mua dhe do mundohem ta mbroj me modesti. Në këtë rast, për mua më shumë ka vlerë artistike, letrare-termi Sinqeritet ) .
E para, ka në thelb emocionet e çastit, të shpirtit sipërfaqësor të jetës së përditshme,Sinqeriteti shpirtëror është i përafërt, i prekshëm dhe deri diku i përbashkët për një masë të madhe krijuesish; Ndërsa Sinqeriteti Poetikë ka për bazë ndjenjat e fuqishme Poetike dhe që vërtetë kanë marr qytetarin e sinqeritetit të dëlirë, të brishtë që fugojnë, barisin, vallëzojnë,grinden, përplasen, përtërihen, shkatërrohen, lodrojnë në mënyrë të padukshme, të pakapshme dhe në mënyra shumë të ndryshme nga njeri tjetri dhe të thellë, të pacak, të vet menduar jo nga syri dhe perceptimi i jetës empirike dhe emocioneve të çastit, si reflekse, por si një botë e fuqishme ndjenjash që vlojnë nëpër gryka krateresh të veçanta diku thellë nëpër troje të çuditshme që syri, veshi i njeriut nuk ka mundësi ti ‘’blej apo ti shes ‘’ e të tjera...
Dikush e quan Sinqeritetin Poetikë të baras vlefshëm me Sinqeritetin ( Se sa janë të ‘’ sinqertë ‘’ krijuesit me vetveten nuk e di !!) Shpirtëror të çdo njeriut që percepton dhe reagon nëpërmjet shqisave . Por unë them se Jo...
Sinqeriteti Poetikë është vertebra e shtyllës Poetike, është një kategori estetike ( në se e pranojmë ‘’teorikisht ‘’ ) që, si e tillë ajo është e qenësishme, e domosdoshme për - - Poezinë - dhe sidomos për Poezinë e sotme moderne dhe për ato poezi që janë mbartur në shekuj në mendjen dhe kujtesën e kohës si perla të poezisë, pasi atë nuk mundë ta gjesh, ta kërkosh, ta riprodhosh me metoda klasike dhe për më tepër të marrësh receta estetike dhe ndjesore . Te – krijuesit - ky nocion ( Sinqeriteti Poetikë, në qoftë se do ta emërtonim kështu ) nuk është shumë i pranishëm, për shkak se Sinqeriteti Poetikë është shumë sqimatarë, nazike, ‘’ egoist ‘’ poetikë dhe dinjitoz në ndjenjat dhe i dashuruar deri në flijim për Poezinë . Ky ( nocion, kategori ) gjendet vetëm te -Sinqeriteti Poetikë- si privilegj dhe mishërim e atyre vlerave që thamë më lartë .
Padyshim nuk duhet të ngatërrojmë – trillin Poetikë dhe sinqeritetin e mendimit poetikë veç e veç me Sinqeritetin Shpirtërorë në poezi, pasi të dy të parat –trilli poetikë dhe mendimi poetikë janë pjesë të pandarëshme, të domosdoshme që i japin jetë, elegancë, përsosmëri,rrezatim, afrotizizëm dhe ndjeshmëri të thellë - Sinqeritetit Poetikë kur POEZIA- vjen tek lexuesi apo i dhurohet ..
Sinqeriteti Poetikë - është një burim poetikë dhe krua shpirtëror që rrjedh, është mendimi poetikë dhe fantazia poetike individuale e çdo –Poeti- . Dhe Ai , s’ka pse ta çoj veten të pi ujë në burimet e të tjerëve . Sinqeriteti Poetikë venitet në qoftë se krijimi i vargjeve rreh gjithmonë me të njëjtën melodi, me të njëjta emocione dhe me po ato ndjenja të përsëritura dhe me tema të ngjashme dhe të rëndomta nga ana e krijuesve të veçantë . Kështu ndodhë që, krijues, jo të paktë bëhen të mërzitshëm, të palexueshëm dhe të tepërt si krijues .
Sigurisht që Sinqeriteti Poetikë është i pa shkëputur nga shumatorja cilësore dhe variacioneve të figurave poetike dhe sintaktikore e tjera që, nuk e hazmatikojnë dhe që s’përsërisin të njëjta figuracione në një poezi dhe më gjer . Po kështu duhet cilësuar se, Sinqeriteti Poetikë është tejet individual, vetjak, ‘’ kryeneç ‘’me ngjyrime të shumta shpirtërore të përveçme dhe me veshje dhe meditime karakteristike e të varura nga aftësia, talenti, shkalla e kulturës, e ambientit, botëkuptimit dhe e eksperiencës të gjithë secilit veç e veç .Sinqeriteti Poetikë i jep ngjyrime pa kufi - Poezisë . Ato ngjyra , ai spektër( dritë-hijet ) të mrekullojnë,të drithërojnë, të shkundin nga rrënjët ku ke mbirë, dhe ato si të tilla janë shumë të ndryshueshme, të pangjashme si brenda (fisit) dhe më tej, në mbarë metropolin e krijuesve të poezisë . Ky lloj Sinqeriteti Poetik ndjenjash merr frymë lirshëm gjithandej, përthithë aromën më joshëse dhe efktet më dritëdepërtuese për në të fshehtat e të padukshmes, të pakapshmes dhe i jep Poetit mundësi të mos humbas shijen ‘’ e së vërtetës ‘’, si dhe mos të gërgatet poezia nëpër mërira, nëpër cepa dhe oaze të mbyllura ku dëgjohen tinguj metalik të vargjeve pa ndjesi dhe ‘’ goditje’’shpirtërore të pa ndjeshme dhe pa ngjyrime poetike .
Përfundimisht mund të them se, Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave ) në Poezi është një evolucion i përshpejtuar që bënë të mundur të kemi shumë galaktika poetike, si në hapësirë,në kohë dhe një ndjeshmëri të pafundme ndjenjash, që nga format, pështjellimet, antipodet, reales dhe jo reales, imagjinares apo asaj fantastiko – lirike dhe deri te ato mistiket...Sinqeriteti Poetikë ( i ndjenjave )mbanë firmën, vullnetin e secilit krijues në përgjithësi dhe në veçanti të çdo - POETI . Dhe ky Sinqeritet ( thesari krijues )është në djepin, në shtratin e vërtetë i krijuar nga Poeti gjatë rrugës poetike në vite i pakundërshtueshëm dhe i patjetërsueshëm .
Për të ilustruar gjithë sa thash më sipër po Ju njoh me një Poet ‘’ vocrak’’
Para disa ditësh lexova te ‘’ Gazeta Athina ‘’, që del në gjuhën shqipe në Greqi një cikël nga një vogëlush me emrin Aleksandër Bodurri . Dhe vallë ky krijues i moshës 10 vjeçare nuk duhet të quhet Poet....?! Dhe mendueshëm i thash vetes;
- Mjaftë më me poezi, s’je i zoti...!!
Ky djalosh njomëzak në moshë, por i fuqishëm në Poezi u bë shkak, që unë të ulesha dhe të shkruaja këto mendime .
Ja çfarë mendon Aleksandri :
- Poezia duhet të jetë e thellë, e bukur dhe në gjendje t’u flas njerëzve në një nivel më të lartë mendimi se teksti i një kënge .
Ju lutem, shijoni një Poezi të mrekullueshme nga vogëlushi A. Budurri .




Asgjë për t’u trembur

Vdekja nuk është derë që hapet
papritur dhe kështu
s’ka asgjë për tu trembur . E shumta
është një korridor i errët,
ku mund të lëshosh ëndrrën
e fundit si një vezë
e të presësh të çelë . Uro të jetë
i ngjashëm me ty
të ketë sy e këmbë . Të ec,
të shoh .
Më larg . Më qartë .

Thuaj diçka . Për shembull, se si
hija e njeriut
mund të të shtyp, më keq se ai vetë .
Se si arkivoli i bardhë fëmije
mundë të ta zhbëjë përgjithnjë
spektrin e ngjyrave . Thuaj diçka të
urtë,
mundësisht pa folur; ma përcill
njëherësh
me ngrohtësinë e dorës .

Në se ndodh që rrëzohesh e këput
këmbën
poshtë një treni a peme që
lëshohet mbi ty
njerëzit e afërt të shohin
me dhimbje,
e prapë shpejtojnë për diku,
ku janë vonë .
Ndërkaq ditët për ty ngrijnë
si heje akulli nën strehë...

Prek cungun, aty ku lëkura e
palosur
dalëngadalë është bërë një . Pa
kujtesë për atë që humbi .
Përfytyrimi, -flet më në fund,
- është si majaja e tepërt . E ciknos
magjinë e jetës .
Ti mbërrin atje pa arritur kurrë .

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...