Kotzias ka deklaruar se Greqia, si shteti më i fuqishëm ekonomikisht në Ballkan, pavarësisht krizës ka edhe potencialet e veta të fuqishme diplomatike për të përballuar nacionalitetin në rritje të disa prej shteteve të rajonit, të cilat sipas tij janë riformuar si shtete kombe në dy dekadat e fundit.
“Ky nacionalizëm përballohet me mjetet e pushtetit diplomatik që kemi si vend, mjete të një fuqie të butë. Domethënë se, kur Shqipëria besonte se mund të bënte një shëtitje integrimi në BE, sepse i dhamë si Greqi statusin e vendit kandidat pa asnjë shkëmbim, besoi se do të merrte edhe hapjen e negociatave për anëtarësim pa ndonjë kusht. Por nuk duhet të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme joserioze. Dhe ne ia rikujtuam këtë fakt”, ka deklaruar Kotzias.
I pyetur për djegien e flamurit grek në Dropull, Kotzias ka theksuar se Greqia i dënon këto incidente të veçuara, por nuk duhet të kthejë çdo ngjarje të tillë në një objekt të rëndësishëm të politikës së jashtme.
“Thelbi i problemit në Shqipëri është se duhet të kërkohet nga ajo shteti i së drejtës, të luftohet trafiku i drogës dhe krimi i organizuar. Duhet të ekzistojë njohja e të drejtave të popullsisë vendase të minoritetit grek në të gjithë Shqipërinë dhe të ndalohen lojërat me pronat e tyre. Dhe këto angazhime i kërkon vetë Europa”, ka thënë Kotzias.
Kotzias ka ripërsëritur se Greqia është një vend që kërkon të zgjidhë problemet që ka me fqinjët, por në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane.
Çështja Çame dhe Nikos Kotzias
(në prag të dorëheqjes)
Deklarata e Komisionerit Johannes Hahn rreth problemeve të pazgjidhura që ekzistojnë mes Greqisë e Shqipërisë si kufiri detar dhe Çështja Çame është kthyer në ankth serioz për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe ministrit të saj Nikos Kotzias.
Ka disa ditë që Kotzias me kabinetin e tij nuk po gjejnë qetësi dhe fjalët e duhura për të justifikuar diskutimet prej kaq kohësh që janë çelur me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin rreth kufirit detar dhe Çështjes Çame, e cila për herë të parë ka hyrë zyrtarisht në agjendën e qeverisë së Shqipërisë, Greqisë dhe Bashkimit Europian.
Brenda një jave Ministria e Jashtme greke dhe ministri i saj Nikos Kotzias kanë dhënë katër deklarata të ndryshme rreth raportit të Komisionerit Hahn për problemet e pazgjidhura që ekzistojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pa dyshim që patatja e nxehtë është Çështja Çame.
Me deklaratat e një pas njëshme Nikos Kotzias është munduar të mohojë bisedimet prej disa muajsh rreth kufirit detar dhe Çështjes Çame Ai, tashmë gjendet në presion të fortë nga opinioni në Greqi, pasi u zbulua qëndrimi zyrtar i BE-së, i cili i mëshon faktit që dy vendet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhen e problemeve që ekzistojnë mes tyre.
Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke dhe Kotzias, dhënë më 5 Tetor, ishte marria e fundit, në të cilën del qartë dhe zbuluar se deklarata e Johanes Hahn për Çështjen Çame është shumë serioze.
I gjendur në një pozicion të vështirë Nikos Kotzias po mundohet të mohojë bisedimet rreth Çështjes Çame si problem i vërtetë midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Brenda kabinetit qeveritar të kryeministrit Aleksis Tsipras ka zëra që i kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm Nikos Kotzias. Kjo kërkesë ka ardhur nga partia aleate “Grekët e Pavarur”, ANEL që drejtohet nga Panos Kamenos, i cili i përket ekstremit të djathtë. Kryetari i ANEL, Kamenos që mban postin e ministrit të Mbrojtjes i ka kërkuar kryeministrit Aleksis Tsipras të largojë nga detyra Nikos Kotzias ose ta detyrojë këtë të fundit të japë dorëheqjen pas disa dështimeve të mëdha që provokon hapja e Çështjes Çame.(Arben Llalla)
*********
Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.
Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë), sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore.
Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë.
Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare.
Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.
No comments:
Post a Comment