2017-01-29

Enver Hoxha , komunizmi – Edi Kristaq Rama – Xhorxh Sorosi, sorosizmi


Ka nje orvatje diku foshnjarake, deridiku dredharake e parazitare; e shumekund djallezore per ta ndare betejen ndaj Rames nga Sorosi. Pjesa e pare i takon opozites, pjesa tjeter pozites. Nje analist amerikan i paszgjedhjeve vinte ne dukje se liberalet e majte amerikane ia shiten partine dhe shpirtin Xhorxh Sorosit dhe si perfundim i humben te dyja. Sorosi de jure ka rene nga pushteti pas 8 janarit; de facto jo, mendoj. Nese dikush do te orvatej te me bindte se kur u gdhi 9 janari sorosizmi u fashit me te zbardhur dita, mund t’i pergjigjesha thjesht e pa e ofenduar se mund te vlente si nje zbardhje lajmi, por jo dukurie Nje ngjashmeri e katercipte me komunizmin.



U rrezua busti i Enverit; te neserme ra kokeposhte dhe vdiq, komunizmi! Nderkohe, komunistet qe ishin shumice faktike para 90-es nuk mund te mos ishin shumice faktike edhe pas 90-es. Nje flame e tille nuk mund te zhbehej me nje ndryshim te nates me diten. Vijoj t’i besoj ndarjes se analistit francez te gjeopolitikes, Dominique Moisi, i cili i ndante komunistet e pas 90-es ne Rumani ne shefa(boss) e vartes(underling); ku te paret i druheshin faktit se vartesit do te hakmerreshin ndaj shefave, me te marre pushtetin. Ne nje fare menyre kjo eshte deshmuar edhe nga kreu historik i PD-se kur pohonte se fundi se bijte e komunisteve(studentet e Universitetit Enver Hoxha) ishin ata qe rrezuan diktatorin bust e emer( e perifrazoj).

E megjithate, perjashtimi perforcon rregullin, Sigurisht qe nuk mund te ishin bijte e te ‘deklasuarve’; ligji komunist ua ndalonte rreptesisht arsimin e larte(perjashtim benin vetem ata te “deklasuar’ qe pranonin te ktheheshin ne bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, e qe u (sh)perdoren si lecke kepucesh here nga shefat e here nga vartesit, kur ndryshonte pushteti dhe shefi i SHISH_SHIKU-ut). Per t’iu kthyer thelbit te shqyrteses se perkore e pa spaleta analiste me pese yje mbi supe, po kerkohet qe te rrezohet bustina e Rames ashtu si busti i Enverit; dhe keshtu-keshtu.. lame duart me te shkuaren. Po ra Rama, bie vetvetiu Sorosi! O burra-gra, te ferkojme duart, te pergatisim kollaret e kostumin pushtetar dhe te lartesojme la e me la dy gishtat, se ato dalin e teprojne per nje vend pellumbash ne administrate. 25 vite te pas 90-es na kane bindur per te kunderten. Komunizmi ishte reaksionar ne gjirin e PS-se dhe revizionist ne gjirin e PD-se.
Komunizmi ne PS eshte regjur, ne PD gjithsesi eshte rrëgjuar. Pas çerek shekulli, edhe pse mund te jene disi te fryra shifrat e OSBE-se per rivleresim te komunizmit apo edhe Neverit( afro 50%), ato tregojne se neokomunizmi i kultit te individit mbetet i larte dhe pertej shifrave te partise qe ndryshoi siglen brenda nates nga PPSH ne PSSH. Lehtesia me te cilen u mor renia e komunizmit dhe figures kult po perseritet pas 25 vitesh me renien e sorosizmit dhe figures okulte. Nje tjeter lidhje qe i ben vellezer siameze komunistet dhe sorosistet nuk eshte vetem xhuntoja Edi Kristaq Rama. Ekstremi i majte i komunizmit enverist dhe far-left i sorosizmit ultraliberal nuk kane lidhje vetem ne ekstremet qe rendom puqen si Neimi i Labinotit me Henrin e Parisit, por edhe biologjike.

Soros ka perzgjedhur ashtu “pa dashje” bijte e bijat biologjike te ‘shefave’ te komunizmit; ka perzgjedhur ashtu ‘pa dashje’ edhe vllehet e “drejtesise se komunizmit”. Kjo ishte rilindja, ne thelb. Hakmarrje per drejtesi…shefash! Nese opozita e shquan si perralle nga e kaluara binjakezimin Soros-Enver dhe sorosizem-komunizem, ne rastin me te mire eshte foshnjarake, ne rastin me pak te keq te mundshem parazitare, e ne rastin me te keq, bashkepunetore e firmave e borderove te figures okulte Soros, ashtu siç ka pasur shume nga ‘vartesit’ e djeshem qe kane qene bashkepunetore te heshur apo te zeshem te figures kult, Enver. Ne kete kuptim, çdo orvatje per te anashkaluar luften frontale ndaj sorosizmit si ‘update’ i enverizmit, meriton respektivisht percaktoret e siperpermendur.
Çdo orvatje ne vijimesi antiSoros eshte jo vetem katalizator i ndryshimit te njemendte te pushtetit, por edhe lakmues i ndarjes se bazes se nje partie me ngjyrese mirefilli blu, nga aciditetet e nje partie gjithmone ne nengjyresa te se kuqes. Vetem 2017-ta nuk ka te mesme te arte. Ose baze, ose acid. Ne kete rast “e mesmja” eshte e tharte. Eshte pesticid.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...