2017-01-31

Arqile.V.Gjata : Kur vallëzon me poezinë e Raimonda Moisiut



Mbi poetikën e Raimonda Moisiut


Sipas tezës të teorisë – kritika ndryshe nga John Lye që thotë:
‘’.....një analizë e sotme bashkëkohore, shpjegon se si një krijimtari kuptohet, dhe si ajo e kupton atë (bashkëkohoren) .’’ Me pak fjalë kërkohet nxjerrja në pah e vlerave dhe dekodimi i mesazheve, apo fabulës .
Nga një kënd vështrim i tillë, dhe unë po e nis mendimin, me një fabul për të dalluar, qëmtuar dhe vlerësuar poezitë lirike të Raimonda Moisiu .
Jo kushdo di të vallëzoj bukur, (të qëndisë poezi), dhe vallëzimi është art !! Të vallëzuarit kërkon dëshirë, elegancë, shpirt, dhe pasion për të shijuar muzikën dhe partnerin që ke në krah . Të vallëzosh bukur, padyshim, një rol të veçantë luan dhe (ai, apo ajo) me të cilin vallëzon .
Keni provuar të vallëzoni me një damë, apo kavalier që të rëndon mbi supe e të tërheq zvarrë dhe ngatërrohesh me këmbët e atij , ose të asaj!? Dhe e dyta, Ju ka ndodhur kur kavalieri dhe dama përshtaten, bien në rezonancë të përbashkët, fluturojnë gëzueshëm në krahët e njeri tjetrit si një trup dhe shpirt i vetëm.... !!?
E tillë ngjanë dhe është, kështu ndodh midis Poetit dhe Poezisë....
Një relacion i tillë, si ai i dyti që citova, ka ndodhur midis Poezisë dhe Raimonda Moisiut Ajo tashmë e ka gjetur kavalierin, mikun dhe të dashurin e saj me të cilin ajo po vallëzon; Ajo vallëzon bukur me shije, ndjeshmëri dhe muzikalitet duke i dhënë lexuesit të pranishëm buzëqeshje, duartrokitje dhe kënaqësi.. Raimonda vallëzon me lirikat e saja, që të ngacmojnë, të merakosin dhe të trazojnë shpirtin kur i lexon......

Lundrimi i të dashuruarve!
Dielli po na shihte gjithë zjarr nga qielli lart
Dhe lulet e kaltra të valëve pa një gonxhe
Trupi im prej qumështi nuk kish më turp nga ti
Nga trupi i bronxët .
Ti ende po më shihje i shtangur, i hutuar
Dhe prisje sytë e mi që të të ftonin –‘’Eja’’
....................................................................
Një zog i bardhë deti u ul në supin tim
Dhe me një këngë ujrash u nis larg përsëri
Dhe këngë e ujit thoshte: ‘’Puthuni!Po afron bregu!
Puthuni! Shtërngohuni dhe bëni dashuri!!’’

Engjëlli im!
Pushtomë me krahët e tua,
guxo!
Prek petalet e lules më të bukur,
që ti adhuron .
Afroje te mua
fytyrën e dlirë, engjëllore,
si i afrohet kupës së kaltër të qiellit,
kurora pranverore e luleshqerrave .
Afroje...afroje buzën,
edhe më edhe pakëz....
Edhe një çikëz hapësirë ka mbetur,
Sa është e hollë,
cipa e buzëve!

Buzët e tua

I ndjej te cepi i buzës sime .
Janë.....
Të nxehta, të kuqe, të turpshme, të çlirta

Era e lirikave të Mondës noton e harlisur duke shpërndarë me gjuhën e dashurisë shëmbëlltyrat e kujtimeve të botuara nëpër ditët e sotme, dhe ne i lexojmë nëpër rrjedhë të gjakut tonë.....

Si një qiri, që mezi ndriçon terrin e kësaj nate

Ndjej rrënimin, ndjeva ftohtësinë tënde!
Askush nuk mund të pikas ftohtësirën
sikurse unë!
Mos më thuaj ‘’Shpirt’’
Përse më dërgon puthje sërish?
Unë e ndjej se ti nuk më do më!
E di?
Sepse ti,
Ti,
nuk dua më ta besoj
por e ndjej,,,,
ti nuk bëhesh më xheloz, për mua .
mos më thuaj më ‘’Shpirt’’, në ke perëndi!

Kur erdhi ajo...ajo....
Mosha e adoleshencës,
...................................
Me lengun e ëmbël të puthjeve,
zbuluam se;
diçka mund të bënim,
diçka të veçantë, që
i magjeps të gjithë, që
e kishin bërë të gjithë,
dhe
që ishte krejt e ndryshme nga
të gjithë,
siç janë fytyrat e njerëzve .
.......................................
Mësuam se ne
mund të
dashuronim
dhe
të dashurohemi
marrëzisht....
Jo kushdo vallëzon shumë bukur me poezinë!! Është aftësia e zonjës Moisiu që,
lirikat e saja kanë mjaltin e shpirtit, nektarin e luleve të pranverës . Ajo është poetja e dashurisë kristalin, që shndritë në shumë pozicione nën efektet e dritës së shpirtit dhe aftësisë që ka kjo poete në të thururin e një lloj poezie që të dashuron . Në poezitë lirike të Moisiut ndihet, dallohet, shfaqet një lloj poezie që pasqyron ledhatimet, pasionet dhe ankthin e dashurisë.......

Nuk e ndjen psherëtimën e petaleve,
......dashnori im?
Jam harlisur e ndezur nga puthjet! shpirt,
dashurokam, qenkam ziliqare Paskam...
.............................................
nga puthjet e zjarrta,
aty.....
ku të dashuruarit
zgjatin gishtërinjtë
e dehen
me eliksirin e dashurisë.....
Nën dritën e hënës,
ndjeva lëkurën tënde,
pasionin që shkëlqente zjarr,
mbi gjoksin tim .
Ndjeva....!
Mëkatin, që
gishtërinjtë e mij kërkonin
në butësinë e njeri-tjetrit,
në misterin
e bashkimit........
Afrohu dashnori im!
Vështro yjet!
Janë adhuruesit tanë,
Ndjej rrahjet e zemrës,
ankthin e dashurisë .

Udhëtimi poetikë i autores është një punë mendore në zhvillim dhe i pa këputurën copëra duke ndjekur, prodhuar imazhe dhe efekte duke i prekur ato me qëllim që, lexuesi ti shijoj . Të gjitha këto gjera, fakte, ndodhish dhe marrëdhënie bëjnë që poezia e Raimondës të lexohet dhe rilexohet .
Te poetja Moisiu gjejmë një lloj poezie, që të adhuron, të dashuron, ndoshta dhe marrëzisht dhe nuk i largohesh dot pa e shijuar, pa ia ndier nxehtësinë e shpirtit .
I dashur lexues! Provoni, merrni prej krahu ( në rolin e partnerit, ose partneres) poezinë e R . Moisiut, vallëzoni me atë në një ambient ku të jeni vetëm ju të dy,
TI dhe Poezia.....Ja për shembull........’’Në perandorinë e mimozave’’

Ku po të shpie?
Eja me mua dhe mbylli sytë
E di unë se ku do të shpie, lepurushi im i bindur .
Shtriu mbi bar!
Shtriu dhe hesht!!
Mos mendo asgjë.
Mos mermeri asgjë.
Mirë??.....Ha-ha
Hahahaaaaaaaaaaaaaaaa!
Çeli sytë....Hë, mo, çeli!
Dhe më puthë....
Ke turp të më puthësh?
Ke hyrë në perandorin e mimozave
Të mimozave dhe të barit
Dhe....possiiiiiiiii
Je në perandorin time
Dhe do bësh çfar të them unë
Unë dua tani
që të më puthësh prapë
Të më puthësh fort, shumë, papushim!
Unë sonte kam ditëlindjen!
Tërë bota është e imja sonte! .

Poezitë e Raimondës ruajnë një fshehtësi, një sekret, një të panjohur . Për të njohur këtë sekret dhe fshehtësi duhesh të njohësh, të kuptosh, të dish artin e ndjenjave dhe dridhjeve shpirtërore të mbingarkuara me një diferencë potenciale midis ndjenjës, aftësisë dhe talentit për të ngjyer vargjet e poezisë, kafshatën e shpirtit në kupën e jetës .......
Pres një vështrim,
për një ngrohtësi, një përqafim,
të vrullshëm e të nxehtë,
t’i iki trishtimit,
të bie në luginën e dashurisë,
të thyej gardhin e ndarjes .
Një tjetër dashuri kërkoj
të marr puthje çdo natë,
dhe nga puthjet,
të zgjohem çdo mëngjes.....
..............................................
S’të mjaftoi ajo natë e ‘’parë’’
Kur më vodhe të shtrenjtën puthje?!
S’harron kjo zemër e mjera
Vuajtjen nga një tradhti
Nën këtë blir’ me të tjera
Ti vjel e vjel veç dashuri
Për inatin tim u këndonte
Me afsh puthte sytë e saj
Ndërsa zemra ime lëngonte .

Në veçanti, kafshatën e shpirti gjithkush e gjen në mënyrë të përsosur në poezinë
‘’ Hidhe vallen me brezat...nënëzo...!
Për të gjithë lexuesit, është fatmirësi të vallëzosh me poezinë e Raimonda Moisiut .
Një mundësi të tillë na i ka krijuar shpirti bardhëbore dhe i brishtë i Mondës . .

Etika poetike e Raimondës

Kam mendimin se, poezia e (shkruar) nuk mund të ‘’argumentohet’’, nuk mund të ’’provohet’’ me fakte . Përsëri ka vend të mendohet në se (poezia) është
‘’e vërtetë’’, a ka vërtetësi, a është e jetuar, sigurisht jo ashtu realisht ..?
Në shumë raste ajo(poezia) është hipotetike, ëndërrimtare, sajesë ëndrrash....
të gjitha këto më çojnë te një përfundim i përafërt se:
- Poezia e Raimonda Moisiut nuk është shpërthim ndjenjash të çastit, por është
meditative, e krehur bukur nëpër skena hipotetike shumë të besueshme dhe me
një etikë shumë intime poetike . Poezia e Mondës lexohet si një fotografi e bukur,
e brishtë dhe fisnike .
Po të lexosh ciklin ‘’ Sikur s’më ke puthur kurrë’’, jo vetëm që s’lodhesh duke shëtitur brigjeve të poezive rinore që R. Moisiu e shkruan me shumë nostalgji dhe
ndjeshmëri(joshje) poetike, por dhe na kujton kohën e muar....
Lirikat e Mondës janë të qelqta, të punuara me delikatesë dhe me kulturë qytetare .
Gjithashtu, kam mendimin se, R. Moisiu ka shumë pushtet poetikë ndaj lirikave të saja . Si rrjedhojë, Ajo duhet ta prish pak qetësin romantike...Pasi në karakterin e
saj krijues, ne gjejmë vajzën, femrën qytetare kurrajoze, që brishtësinë femërore e ekspozon dhe ngrihet me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve si një flutur
e bukur, si një lule - Mos më prek....


Shkruar me rastin javës së miqësisë .

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...